Sexhdja e mbron njeriun nga kanceri

Sipas një hulumtimi të bërë nga shkencëtarët të përkulurit ndaj
Allahut mbron njeriun nga kanceri
------------ --------- --------- --------- --------- --------- -

Sipas analizës së bërë ngë Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike
në Kajro të Egjiptit, sexhdja ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas analizës, sexhdja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna
duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas
kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.

Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe
profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë
periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze
elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas
profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.

Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e
tubuar në trup largohet nge sexhdeja ndaj Allahut.

Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi

"Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët
elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron
energjinë" pohon profesor Zijaeddin. Sipas rezultateve të analizës së
bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë
trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo
ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.

Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të
shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te
Qabes, nga sipas profesorit " Qabja është qendra e tokës dhe drejtim
kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar
energjinë nga trupi"

"Pesë kohët e namazit farz është e mjaftueshme për të larguar
energjinë e tepërt nga trupi deklaron" shkencëtari egjiptian duke
theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së
namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë
për një ditë të re.

Namazi i drekës, iqindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin
ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa
namazi i jatsisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë
gjatë ditës dukë mundësuar një gjum të shëndoshë për njeriun.

LINKU: http://www.mesazhi. com/news_ detail.php? id=1130
 
Kur je gëzuar lavdëroje All-llahun,
Kur je në vështirësi lutju All-llahut,
Kur je qetë adhuroje All-llahun,
Kur ke dhimbje beso All-llahun, dhe
Në çdo moment falënderoje All-llahun.
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451379 visitors (1419276 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free