Një çast, të lutem !

Një çast, të lutem !

Ti tani je ulur apo ngritur, s’ka problem.

Ndoshta do të lodhesh pak me mua.

Kërkoj nga ty që të meditosh !

Imagjino!

A imagjinove?

Më fal!

A e imagjinove Ditën e Kiametit duke u llogaritur?

Dhe…, ti zotrote nuk ke lënë gjë pa bërë prej gjynaheve.

Ti tani je në një vendqëndrim ku asnjëri  nuk do të dëshironte të ishte, sepse ti do të shkosh në zjarr.

Çfarë do të shpresoje në atë kohë?!

Jam i sigurt se do të thuash: “Më mirë të mos isha asgjë.”

A mendon se kjo çështje është kaq e lehtë? (Të lihesh pa u llogaritur)

Mirë!

Imagjinoje atë kohë kur do të të vijnë ty male me të mira!

Nga vijnë këto? A e di?

Nga pesë minutat që do ta lodhesh veten tënde çdo ditë.

Sa herë që i shton këto minuta, shtohen malet me të mira.

Dhe tani, shkruaj një mesazh në e-mail, sikurse kjo, për pesë minuta.

Ose më mirë thuaj: “Subhanallahi ue bihamdihi, subhanallahil adhijm.” Dhe kjo për pesë minuta.

Tani peshorja jote u rëndua.

Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Dy fjalë janë të rënda për peshoren, të lehta për shqiptim, të dashura për Allahun. Ato janë: “Subhanallahi ue bihamdihi, subhanallahil adhijm.”

A dëshiron ta rëndosh peshoren tënde më shumë, ndërkohë që ti je duke ndenjur ulur?

Atëherë, dërgoje këtë mesazh dhe këtë hadith tek të gjithë ata që  i njeh dhe do ta gjesh peshoren tënde, inshallah,  të rëndë në Ditën e Gjykimit, madje më të rëndë se sa ti e mendon.

A e di përse?

Sepse Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kush vepron në Islam një vepër të mirë, do të ketë shpërblim për të dhe për atë që punon me të deri në Ditën e Gjykimit.”

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450066 visitors (1413806 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free