Fundi i kësaj bote - Dita e Kijametit
 Es selamu alejkum
 
 

Fundi i kësaj bote - Dita e Kijametit

Nuk kemi për qëllim këtu të përshkruajm mënyrën e Kijametit apo të shkatërrimit të Gjithësisë , sepse kjo është një temë e veçantë për të cilën mund të shkruhet një libër. All-llahu i Lartësuar në shumë ajete të Kur'anit e përshkroi si një ditë të trishtueshme dhe shumë të vështirë , saqë femija plaket atë ditë .Ekzistimi i shumë emrave të Ditës së Kijametit në Kuran , Argumenton se ajo është një ditë e vështirë. 
 
 Të gjithë ata emra janë cilësi tmerruese të asaj dite . Nuk ka dyshim se All-llahu atë Ditë do t'i mbroi besimtarët e Tij dhe do t'ua bëjë këtë ditë të lehtë. Fjala është pas ringjalljes , kurse vetë Kijametin e përjetojnë vetëm njerëzit më të këqij të atyre ditëve.

Ebu Neimi r.a. transmeton se i dërguari i All-llahut Muhamedi a.s. tha: 'Mua më janë shfaqur të gjitha ditët , në mesin e tyre edhe dita e premte të cilën e pashë si pasqyrë të bardhë , në mes të së cilës ishte një pikë e zezë. Pyeta:Q'është kjo? M'u tha: Kijameti. Pasi që Kijameti do të ndodhë në këtë ditë , pa dyshim se të gjitha krijesat në këtë ditë janë të frikësuara dhe të brengosura , pos njerëzve dhe xhinnëve.

Transmetoi Abdull-llah Ibni Umeri r.a. se Muhamedi a.s. tha: 'Nuk do të behet Kijameti derisa All-llahu mos të dërgoi një erë e cila nuk le pa i marrë shpirtin askujt që në zemrën e tij ka iman sa pesha e thërmijës: pas kësaj çdonjëri (nga ata që mbesin) i kthehet adhurimit të atyre që baballarët e tyre adhuronin në kohën e injorancës (adhurimin e idhujve), e mbesin disa njerëz si pluhuri që nuk urdhërojnë në të mira e as nuk pengojnë nga e keqja , martohen në rrugë sikurse shtazët e kur kjo e tëra të ndodhë , shtohet hidhërimi i All-llahut ndaj tyre dhe mbi ta e bënë Kijametin. Dhe Kur të vijë ajo ditë , do të fryhet ne Sur , me të cilën fryerje do të marrë fund jeta e të gjitha gjallesave ne tokë dhe në qiell.

'Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe qka ka në tokë përveq atyre që do All-llahu (te mos vdesin)…' (Ez-Zumer:68) .


 


'…Dhe ata që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.' [Ali imran, 134}

Marrë nga Librat:

1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor 'EMIN MUHAMED XHEMALUDIN'
2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE - Autor 'OSMAN ABAZI'
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452057 visitors (1422543 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free