Këshilla praktike për t’u përgatitur për Ramazan

Këshilla praktike për t’u përgatitur për Ramazan

 
 

  
Ramazani po afrohet. Cilët janë hapat praktikë që duhet të merren prej myslimanëve për përgatitjen e vetvetes?
Pyetja:
Ramazani po afrohet. Cilët janë hapat praktikë që duhet të merren prej myslimanëve për përgatitjen e vetvetes për këtë muaj të bekuar?
Përgjigjja:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut dhe paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij!
Ju falënderoj për këtë pyetje të rëndësishme, dhe ne sinqerisht e lusim Allahun të na ndihmojë për ta pritur këtë muaj të Ramazanit të sigurt e të shëndetshëm dhe të na mundësojë që ta agjërojmë atë për hir të Allahut.
Allahu i Madhëruar thotë:
Muaji i Ramadanit që në të
(filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” (El-Bekare, 185)
Secili mysliman duhet ta përgatisë veten për ta mirëpritur këtë muaj të bekuar të Ramazanit me forcimin e lidhjes së tij me Kur’anin, ta gjallërojë veten me agjërim dhe t’i mbushë bateritë e tij shpirtërore për ta përgatitur veten që ta bëj gjithë muajin e Ramazanit rast ideal të bindjes së sinqertë.
Duke iu përgjigjur pyetjes, Sheikh Ahmed Kuti, pedagog në universitet dhe dijetar islam në Institutin Islam të Torontos, Ontario, Kanada tha:
Ramazani është ngjarje që ndodh në jetën e besimtarit njëherë në vit, si individ ashtu edhe si Umet. Prandaj, me qëllim që të fitojmë nga Ramazani, ne duhet të përgatitemi mirë duke i hapur zemrat dhe mendjet tona për ta përvetësuar atë. Ja disa këshilla:
1. Ne duhet t’ia mundësojmë vetes që të mësojmë sa më shumë që mundemi për mënyrën si të përfitojmë sa më shumë shpërblime nga agjërimi.
2. Ne duhet të sigurohemi se i shtojmë dobitë nga agjërimi ynë, të jemi të sigurt se marrim shpirtin e agjërimit: kjo mund të bëhet vetëm prej abstenimit, jo vetëm nga   ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime por gjithashtu edhe me përmbajtjen e mendjeve tona, zemrave si edhe syve, veshëve, duarve, gjuhës, etj.
3. Duhet ta përvetësojmë shpirtin e agjërimit, siç theksohet në hadith: të bëhemi bamirës dhe të mëshirshëm aq sa të mundemi.
4. Duhet ta forcojmë lidhjen tonë me Kur’anin; Ramazani është muaji i Kur’anit.
5. Duhet të angazhohemi me dhikër dhe ta kushtëzojmë veten që ta bëjmë atë vazhdimisht.
6. Në fund por jo e fundit, ne duhet ta ndërtojmë komunitetin tonë përmes veprave të bamirësisë dhe mëshirës dhe t’ua ofrojmë ndihmën atyre që kanë nevojë aq sa të mundemi.
Le të lutemi që të dalim nga Ramazani me më shumë iman, duke forcuar kështu premtimin dhe lidhjen me Allahun.
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450066 visitors (1413834 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free