Kur’an
“Mos ec mendjemadh nëpër tokë.” (el-Isra. 37)
“Dhe, nga arrogance, mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mo sec kryelartë e me arrogance, se Allahu nuk e do arrogantin e lavdëraçin.” (Lukman, 18)
Hadith
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.s. se I Dërguari I Allahut alejhi selam ka thënë: “Me tre Allahu nuk do të flas në ditën e gjykimit, nuk do t’ua falë e as nuk do t’I mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar denim I rendë e I dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina, sunduesi që gënjen dhe I varfëri që është mendjemadh.” (Transmeton Muslimi)
Ebu Derdaja, (radijallahu anhu) ka thënë:
Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj. Më bën të qeshem:
- njeriu që shpreson një jetë të gjatë, edhe pse vdekja e kërkon gjithkund;
- njeriu i cili është i pakujdesshëm, edhe pse e di se nuk do të lihet në pakujdesi;
- njeriu i cili qeshet shume, ndërsa nuk e di se a është i kënaur Krijuesi i tij me të apo jo.
Ndërsa më bëjnë të qaj:
- frika nga fundi;
- ndalja e punës, dhe
- qëndrimi para Allahut, kur njeriu do të presë që Allahu t’ia caktojë vendin ne xhenet apo ne xhehenem.
|