Alak

                         Alak  

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

96:1.    Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).

96:2.    Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

96:3.    Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

96:4.    Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.

96:5.    Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

96:6.    Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,

96:7.    Për shkak se e ndien veten të pavarur.

96:8.    Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

96:9.    A më tregon atë që pengon,

96:10.   një rob kur ai falet?

96:11.   C’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

96:12.   Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

96:13.   A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?

96:14.   A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

96:15.   Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

96:16.   Floku rrenacak, mëkatar.

96:17.   E ai le t’i thërret ata të vetët.

96:18.   Ne do t’i thërrasim zebanitë.

96:19.   Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.




Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451680 visitors (1421289 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free