Isha me ju Ramazanin e kaluar !

Isha me ju Ramazanin e kaluar ! 
A nuk ju kujtohem? Apo as shpejt të gjallët i harrojnë të vdekurit e tyre? A nuk ju kujtohet dita kur isha me ju Ramazanin e kaluar? Isha në radhët e falsëve duke bërë ruku e sexhde. Isha me falësit në namazin e teravisë, me agjëruesit, me ata që e përmendin Allahun, me ata që e japin dhe e shpenzonin pasurinë e tyre në rrugën e Allahut.
 
Nuk e dija se qe Ramazani i fundit  që po agjëroja në jetën time. Nuk e dija se qe Ramazani i fundit që po përjetoja në jetën time. Sikur ta dija, do t’i shtoja mirësitë, begatitë dhe vlerat e këtij muaji, do t’i shtoja adhurimet ( ibadetet ) me të cilat i afrohemi Allahut të Lartësuar dhe do të shtoja lëmoshën ( sadakanë ) dhe veprat e mira.
 
Sikur ta dija se qe Ramazani i fundit në jetën time, do të më shihnit shumë të kujdesshëm që të mos më ikte namazni me xhemat në xhami e ai i teravisë si dhe do të lexoja Kuran më shumë seç kam lexuar në Ramazanin e kaluar. Do të më shihnit të kujdesëm në zbatimin e urdhave të Allahut, larg mëkateve dhe të ligave. Por …
 
Ndoshta ju kujtohem kur po përshendetesha me ju pas namazit të Bajramit. Sikur të dija se qe Bajrami i fundit në jetën time, do t’ju përqafoja fort. Ndaj, të dashurit e mi, më përkujtoni në lutjet tuaja, ngase unë kam nevoj për to.
Luteni Allahun që të më mëshirojë dhe të më falë mua dhe të gjithë të vdekurit muslimanë, ngase jemi ndarë nga bota ku veprohet dhe nuk jepet llogari, për në botën ku jepet llogari e s’ka veprim.
 
Shfrytëzoni çdo minutë, madje çdo sekondë të jetës suaj, sepse janë të shtrenjta dhe shumë të vlefshme. Vlerën e tyre e di vetëm ai që i ka humbur. Përgadituni për botën tjetër, e furnizimi më i mirë është devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Merrni mësim dhe përfitoni nga ata që kan vdekur. Dijeni se dynjaja është vendkalimi për në botën tjetër dhe se xheneti është i shtrenjtë.
 
Përfytyroni, vëllezër të nderuar, se ky është Ramazani i fundit në jetën tuaj. Punoni çdo punë me të cilën Allahu është i kënaqur në muajin e Ramazanit, që gjendja juaj pas vdekjes të mos jetë si e atyre për të cilët flet Allahu në Kuran:
" E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: " O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që leshova! " Kurrsesi, ( kthim nuk ka ) e kjo është vetëm fjala që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde ( distancë periodike ) deri në ditën kur ringjallen." ( Muminin, 99-100 ).
 
Letër nga një i vdekur.
 
 
Kur je gëzuar lavdëroje All-llahun,
Kur je në vështirësi lutju All-llahut,
Kur je qetë adhuroje All-llahun,
Kur ke dhimbje beso All-llahun, dhe
Në çdo moment falënderoje All-llahun.
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450068 visitors (1413888 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free