VËSHTRIME RRETH KUR'ANIT

 

VËSHTRIME RRETH KUR'ANIT

Kur’ani është fjalë e pakonkurrencë e Allahut. Ai, nëpërmjet të besueshmit Xhibril, i është shpallur vulës së pejgamberëve, është shkruar në Mus-hafe, i transmetuar në mënyrën më të besueshme(tevaturen) deri te ne, leximi i tij është ibadet, fillon me suren "El Fatiha" dhe përfundon me suren "En Nas".
Burimi i Kur’anit është Allahu. Muhammedi ishte transmetues i fjalës së Allahut. Shpallja_vahji ishte mjet bisede ndërmjet Allahut dhe të dërguarit të Tij, Muhammedit. Në çështjen e shpalljes nuk merr pjesë mendja e njeriut, por si kusht për ta pranuar atë, ajo nuk mbetet manash, asaj i mbetet për detyrë që më vonë ta përpunojë ligjshmërinë e shpalljes.
Feja islame prej fillimit themelohet me vahjin e Zotit xh.sh., të cilin ia shpalli të dërguarit të vet, e ai, me urdhërin e Zotit ua kumtoi njerëzve. Derisa themelimi i fesë islame vjen thjesht prej Zotit dhe mendja e njeriut nuk ka të përzier në te, e as fjala e ndonjë forumi njerëzish, përpilimi i ligjshmërisë së saj nuk ka kurrfarë të mete e as kurrnjë gabim.
Mendja e individit dhe e bashkësisë si kusht për vërtetimin e besimit të vet dhe si veprim produktiv për lartësimin e moralit, është e obliguar të

veprojë sipas udhëzimeve të shpalljes.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412762 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free