Nuk je i vetmi që shqetësohesh

Nuk je i vetmi që shqetësohesh
 
 
 
   Shqetësimi është fenomen i cili nuk është i përkufizuar vetëm te të sëmurët psikologjikë, por është i përhapur te masa e gjerë në shoqëri. Nuk ka dallim midis ndonjë shteti perëndimor ose atij lindor, e kaplon të pasurin dhe të varfrin, të rriturin dhe të miturin, të fuqishmin dhe të dobëtin, burrat dhe gratë, të moshuarit dhe të rinjtë, të shkolluarin dhe jo të shkolluarin. Është dukuri e vetme dhe sëmundje bashkëkohore, e cila nuk ka vend në fe e as nuk qëndron tek optimistët, mirëpo më tepër i afrohet intrigave dhe cytjeve të djallit.


Shkaqet e shqetësimit

Largimi nga Allahu i Lartësuar dhe lidhja e zemrës me dikë tjetër.
Pakujdesia nga përmendja e Allahut dhe dashuria e tjetërkujt pos Allahut, ngase kush do dikë tjetër pos Allahut, do të dënohet me të.
Cytjet e djallit.
Frika nga dështimi në jetën bashkëshortore.
Mendimi i gjithmonshëm për të ardhmen e pritur.
Pesimizmi i tepërt dhe dëshpërimi i vazhdueshëm.
Frika nga rënia në krizat financiare dhe humbjet në tregti.


Simptomat e shqetësimit

Mosdashja e veprave të mira dhe bërja e veprave të këqija.
Mosshoqërimi dhe dëshira për të qëndruar i mbyllur.
Hidhërimi i shpejtë, madje edhe për gjërat më të parëndësishme.
Trembja dhe frika e vazhdueshme.
Lodhja dhe humbja e oreksit për ushqim.
Pagjumësia, brengosja dhe ëndrrat e frikshme.
Rrahje dhe dridhje të zemrës.


Gjurmët e shqetësimit

Ekzistimi i një lloj ftohjeje midis robit dhe Allahut të Lartësuar.
Vrazhdësia e zemrës, këmbëngulja në të kotën dhe largimi nga e vërteta.
Mendimi për vetëvrasje.
Rënia në kthetrat e narkotikëve duke kërkuar lumturinë shpirtërore.
Udhëtimi në vendet e jobesimtarëve me faktin nga dalja e rrethit të ngushtë dhe shqetësimi.
Dëgjimi i asaj që ka ndaluar Allahu si dhe qëndrimi para televizorit dhe shikimi i asaj që ka ndaluar Allahu.
Humbja e kohës së vlefshme në lojëra dhe dëfrime të kota, ushtrimi i lojërave të ndaluara si bixhozi etj.
Ofendimi dhe kundërshtimi i njerëzve në vendet publike të tyre.
Dobësia e zemrës dhe molisja e trupit.
Shkatërrimi familjar.


Ruajtja nga shqetësimi

Dija se djalli është armik i hapur.
Ndjekja e rrugës së drejtë.
Mbështetja tek Allahu dhe armatosja me armën e imanit (besimit).
Vazhdimësia në lutjet e sheriatit.
Largimi dhe bojkotimi i pasuesve të së kotës dhe mëkatarëve.
Bindja e plotë se Allahu i di të gjitha fshehtësitë.
Mbushja e kohës me gjëra të dobishme.
Zgjedhja e shoqërisë së mirë.
Stolisja me moral të mirë dhe ushtrimi i tij në praktikë.


Ilaçi i shqetësimit

Devotshmëria ndaj Allahut haptazi dhe fshehurazi.
Përmendja e Allahut në çdo çast.
Kryerja e namazit me xhemat me frikërespekt dhe përkushtim.
Shpeshtimi i veprave të mira, bamirësia ndaj prindërve, dashuria për hir të Allahut, lëmosha ndaj nevojtarëve etj.
Leximi i Kuranit dhe meditimi i kuptimit të ajeteve të tij dhe praktikimi i tij në jetën e përditshme.
Përkujtoja vetes se ti nuk ke për të marrë asgjë nga kjo botë.
Largoje mërzinë dhe buzëqeshi jetës.
S’je i vetmi që shqetësohesh, por të gjithë njerëzit shqetësohen.
Mos harro se ngadhënjimi vjen me durim dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Merr pjesë me të tjerët në projekte bamirëse.
Lexo historinë do të gjesh se ka pasur njerëz që janë sprovuar me gjëra edhe më madhore.
Dhe krejt në fund sa herë na janë mbyllur rrugët, kur pas vështirësive vjen lehtësimi, mirësia, ndihma dhe përgëzimi. Sa herë kemi kujtuar se vdekja po na vjen dhe se erdhi fundi, kur ja vinte fillimi, fuqia dhe vazhdimësia.

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449638 visitors (1412865 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free