Llojet e dashurisë

Llojet e dashurisë
 
 
Janë katër lloje të dashurisë, ndërmjet të cilave duhet të bëhet dallimi:

1. Dashuria për Allahun, e cila nuk mjafton e vetme për një shpëtim nga dënimi i Allahut, sepse ata që bëjnë shirk (idhujtarët), të krishterët, jehuditë e duan Allahun.

 

2. Të duash atë që do Allahu. Kjo është ajo dashuri e cila e fut njeriun në Islam dhe e nxjerr atë nga kufri dhe njerëzit më të dashur tek Allahu janë ata që e kanë të fortë këtë dashuri.

 

3. Të duash për Allahun dhe për hir të tij. Kjo është domosdoshmëri për dashurinë që ekziston për Allahun,  sepse nuk mund të qëndrojë dashuria për dikë pa dashur për të dhe për hir të tij.

 

4. Të duash dikë me Allahun. Kjo është ortakëri në dashuri dhe çdokush që do diçka me Allahun, jo për të dhe jo për hir të Tij, atëherë ai i ka bërë partner Allahut dhe kjo është dashuria që kanë mushrikët (ata që bëjnë shirk).

 

Ekziston edhe një lloj i pestë, i cili nuk radhitet me të parat e ajo është dashuria e natyrshme; d.m.th. lakmia e njeriut ndaj asaj çka i kërkon natyra e tij. P.sh.: dashuria e etjes për ujë, e të uriturit për ushqim, dashuria për gjumin, për gruan, fëmijën etj. Kjo lloj dashurie nuk është e qortuar, përveçse nëse bëhet shkak për largimin e njeriut nga përmendja e Allahut dhe nga dashuria për Të, siç ka thënë edhe i Larti:

 

 “O ju që besuat! Të mos ju shmangë nga përmendja (adhurimi) i Allahut as pasuria e as fëmijët tuaj. E kush vepron ashtu, të tillët janë ata të humburit.” Munafikun, 9. Si edhe: “Ata janë njerëz të cilët nuk i pengon as tregtia e largët, as shitblerja për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin, për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” Nurë, 37.
 
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269885 visitors (1062415 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=