10 shenjat e medha te kijametit.

Shenjat e mëdha të Kijametit
'Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit!

Këtu do të paraqesim shenjat e mëdha te Kijametit pas të cilave Kijameti do të ndodhë shumë shpejt. Këto shenja janë shumë më të nderlikuara dhe më të quditshme se sa shenjat e vogla .
Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi Muhamedi a.s. të ne , derisa ne po përkujtonim njëri tjetrin (këshillonim), e na tha: 'Q'jeni duke përkujtuar?' Thamë: Po përkujtojmë Ditën e Kijametit, Tha Ai: 'Ai (Kijameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjet shenja'. E i përmëndi ato: Tymi , Dexhalli, Shtaza , Lindja e Diellit nga perëndimi, Zbritja e Isaut.a.s. , Je'xhuxhet dhe Me'xhuxhet , Tri shafitjet e tokës një në lindje , një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik , ndërsa e fundit nga ato është zjarrii që del nga Jemeni i cili i dëbon njerëzit në vendtubimin e tyre'.

Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës , mirëpo ne nuk e dim për radhitjen konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diç të prerë për radhitjen e tyre , megjithatë ne po paraqesim një rënditje të shenjave të mëdha të Kijametit sipas mendimit tonë personal , e All-llahu e di më së miri , e ajo renditje është kështu siç do ti shihni ne vijim veq e veq çdo shenjë më hadithe dhe me komentime për secilen.

1. Shafitja e parë e tokës në lindje

2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim

3. Shafitja e tretë e tokës ne Gadishullin Arabik

Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit a.s. se 'Nuk do të ndodhë Kijameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës) një në lindje , një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik'.

Transmeton Bukajretu se e dëgjoi Muhamedin a.s. duke thënë: 'O ju (që jeni të pranishëm) kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medines) Kijameti veq u afrua, atëherë'.

Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet tjera të tokës , siç kuptohet nga ky hadith , do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore .

Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës, për të cilat njerëzit do të flasin.

4. Dalja e Dexhxhallit

Dexhxhalli është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhxhalli është një person çifut , shenjë e Kijametit i verbër në njërin sy , në ballin e tij shkruan kafir (pabesimtarë).Emri Dexhxhall ka kuptimin genjeshtar i madhë sepse ai është mashtrues i cili do të mashtroi shumë njerëz e që disa to ta pranojnë edhe si zot .Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të quditshme.Ai nuk lind fëmijë , është shum i shpejtë . Transmetohet në sahihun e Muslimit se Muhamedi a.s. u pyet për shpejtësin e Dexhxhallit në tokë e tha: 'Sikurse shiun që e ndjekin erërat…' Gjithashtu ai tregoi se Dhexhxhalli do të shkel në të gjitha vendët përveq ne Mekke dhe në Medine . Transmeton Ebu Umame se Muhamedi.a.s. tha: '…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë, përveq Mekkes e Medines , kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre e ndalin atë melaiket (engjujt) me shpata të ndritura'. Ai do të bashkëpunoj më shejtanët , Transmetoi Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha '…dhe nga sprovimet e tij (Dexhxhallit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: Q'ka thua nese unë i ringjallë babain dhe nënën tënde ,, a do të deshmosh se jam zoti yt?! I thotë ai: Po atëherë i paraqitet një shejtan ne formën e babait e nënës së tij , e thotë : O biri im! Pasoje ate se ai është zoti yt'.

Urdhërave të Dexhxhallit i përgjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazet dhe po thuaj se çdo gjë sepse ashtu është caktuar për ti sprovuar njerëzit .

Vëndi i daljes së Dexhxhallit , transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri r.a. se Muhamedi a.s. tha : 'Dexhxhalli do të dalë nga një tokë në lindje , i thuhet asaj Horasan, (është në lindje të Iranit në kufi më Afganistanin)' , por ai muslimanëve do t'ju paraqitet kur të arrij në një vend mes Irakut dhe Sirisë , siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Seman se Muhamedi a.s. tha: 'Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas , o robër të All-llahut përqëndrohuni'. Pra fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.
Të gjithë të derguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhxhallin kështu që edhe Muhamedi s.a.v.s. na ka porositur në shum hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të bijmë në lajthitje për asnjë moment kështu që transmetohet Se Muhamedi a.s. e kishte shprehi shumëherë të kërkojë ndihmë prej All-llahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhxhallit , gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf , e posaqerisht nese e arrijmë kohën e Dexhxhallit sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar . Dexhxhallin dhe pasuesit e tij do ti mbyt Isau.a.s. këtë do ta sqarojmë në shenjen e ardhshme .

5. Zbritja e Isaut.a.s.

Do të zbresë Isau a.s. kur muslimanët do t'i kaploi një bela e madhe dhe kur Dexhxhalli do të bëjë fesad nepër tokë dhe mundohet t'i shkatërroi besimtarët në përgjithësi, atëherë zbret Isau a.s. të minarja e bardhë në lindje të Damaskut , derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.

Transmeton Evs Ibni Evsi së Muhamedi.a.s. tha: 'Zbret Isau a.s. të minarja e bardhë në lindje të Damaskut'. Edhe në ditët tona ekziston kjo minaret e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejre , thotë Muhamedi.a.s. : 'Nuk ka mes meje dhe Isaut a.s. te dërguar dhe ai do të zbresë , e kur ta shihni atë , njihne: njeri mesatar (me gjatësi) anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë , zbret mes dy qyteteve , duket koka e tij sikur pikon , por ajo nuk është e lagur'. Pra Isau a.s. zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgaditen për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta kurse imami është nga ai grup.

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Muhamedi a.s. tha: Një grup nga ummeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën , ashtu të qartë , deri në Ditën e Kijametit.' Po ashtu tha: 'Zbret Isau.a.s. i biri i Merjemes , e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): na e fal namazin , por ai i thotë: Jo , ju jeni udhëheqës të njëri-tjëtrit , ky është fisnikërim i All-llahut për këtë ummet'.

Isau.a.s. do të gjykoj më Kur'an dhe Sunet dhe do të veproj sipas Kur'anit dhe Sunetit.

Isau.a.s. pas zbritjës dhe faljës se namazit niset më ushtrarët muslimanë ne drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem , ku Dexhxhalli ka rrethuar një grup të muslimanëve.

Transmeton Ebu Umame se Muhamedi.a.s. tha: '…Kur ai largohet , thotë Isa: Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët). E hapin atë dhe prapa saj është Dexhxhalli me 70.000 hebrenje, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja . kur ta shohë atë (Isaun.a.s.) Dexhxhalli , shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur , e kapë atë (Isau.a.s.) te dera lindroe Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shaktërron
All-llahu çifutët'.
Në një hadith tjeter Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi.a.s. pasi që përmendi namazin e Isaut.a.s. më muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: '…Kur armiku i All-llahut e sheh atë shkrihet sikurse kripa në ujë , e sikur All-llahu ta lejojë , do të shkrihej në përgjithësi , por All-llahu e vret atë më dorën e tij (Isaut.a.s.) . Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij'.

Isau.a.s. do të jetoi në tokë dyzet vjet siç transmetohet nga Ebi Hurejre se Muhamedi.a.s. tha: '…Qëndron ai (Isau.a.s.) në tokë dyzet vjet , pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët.

Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afer varrit te Ebu Bekrit dhe Muhamedit a.s. , ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit a.s. në Medine. Isau.a.s. në tokë do të vendos ligjin Islam (ligjin e All-llahut) , ai do t'i shkatërroi të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveq Islamit dhe në kohën e tij do të mbretëroi bollëku , paqja dhe siguria.

6. Dalja e Je'Xhuxhëve dhe Me'Xhuxhëve

Je'Xhuxhet dhe Me'Xhuxhet janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë . Ata janë njerëz mirëpo ata do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha . Ata janë në një vënd të ngujuar dhe do të dalin nga ai vënd më lejen e All-llahut kur te ju vij koha mirëpo atëherë Dita e Kijametit është shumë afer . Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi a.s. tha: 'Je'Xhuxhet dhe Me'Xhuxhet gërmojnë tokën çdo ditë , dhe gati sa e shohin dritën e diellit , thotë i pari i tyre: Kthehuni se do ta gërmojmë nesër , e rikthen All-llahu atë (tokën) më të vështirë se sa ishte , kështu deri sa te vijë koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i dërgoië tek njerëzit . E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit , thot i pari i tyre : Kthehuni se nesër , InshaAllahu teala , do ta gërmojmë (do ta hapim atë) , kështu që ata veqorizuan (thanë InshaAllahu teala ), e kur kthehen te ai (vendi i gërmimit) e gjejnë sikurse e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin tek njerëzit , e shterrin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…'.

Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe jan të zbuluar , kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi . Edhe sot e kësaj dite në 'Trekëndshin e Bermundeve' nuk është ë qartë se ç'fshihet në të edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme , ai është vëndi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë , por megjithatë , askush , përpos All-llahut , nuk e di të vërtetën për atë vend .

Sidoqoftë , dalja e Je'Xhuxhëve dhe Me'Xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kijametit dhe ajo gjithqysh do të realizohet kur të vijë koha.

7. Tymi Ed-Duhan

Nga shenjat e mëdha të Kijametit është tymi i cili do të mbulojë tokën .

Thotë All-llahu i lartësuar:

'Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm'. (Duhan:10-11)

Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër Kijametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu i cili tha :

Tha i Dërguari i All-llahut Muhamedi a.s. 'Njëmend , Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra : Për tymin i cili besimtarin e kap si flama , kurse pabesimtarin e fryen saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij . E dyta është shtaza kurse e treta Dexhxhalli'.

Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin pabesimtareve , kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kijametit.

8. Dalja e Shtazës

Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë All-llahu e përmendi në Kur'an ku thotë: ' E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t'u nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t'u flasë atyre (njerëzve): se, njëmënd , njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur'anin) Tona'. (Neml:82)

Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha: 'Do të dalë shtaza dhe do t'u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në mesin tuaj , dhe kur njeriu blenë deven pyet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga një njeri me shenjë në hundë'.

Transmetoi Talha nga Ibni Umeri r.a. në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi Muhamedi a.s. shtazën e tha: 'Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje . Njëherë ajo del larg në shkretëtirë dhe ajo nuk përmendet në Mekke , fshehet një kohë të gjat e pastaj del edhe njëherë dhe përmendet ajo ne fshatra dhe në Mekke' Tha Muhamedi a.s. 'Pastaj , derisa njerëzit janë ne xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (Brenda ne Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveq një grupi të besimtarëvë që e kishin të qartë se nuk mund t'i ikin All-llahut . Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat e i bënë ato skurse ylli ndriçues , pastaj fillon të lëvizë nepër tokë , nuk mund ta ze atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi , saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: O filan , a tani falesh?! I afrohet ai asaj e i vë ajo një shenjë në fytyrën e tij , pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari , e thonë: O besimtar , ma jep hakkun tim…

Kjo shtazë do të paraqitet para ditës së Kijametit dhe do tu vë shenja në hund pabesimtarëve e me pas do të dallohen ata që besuan dhe ata që mohuan .

9. Lindja e Diellit nga Perëndimi

Thotë All-llahu i Lartësuar në Kur'an:

'…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nese ka besuar më parë ose nuk ka bërë në bësimin e tij kurrfarë të mire' (En'am:158).

Transmetoi Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'Ai që pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi , do t'ia falë All-llahu atij , e kur Dielli lind nga Perëndimi mbyllet dera e pendimit'.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'Nuk do të vijë Kijameti para se të lind Dielli nga Perëndimi i tij , e kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë , besojnë të gjithë, ai është momenti kur askujt besimi nuk i bënë dobi nese nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnje të mirë në besimin e tij'.

Transemtohet nga Hudhejfe se tha: E pyeta të Dërguarin e All-llahut, e i thashë: O i Dërguari i All-llahut! Cila është shenja e Lindjes së Diellit nga Perëndimi? Tha: Muhamedi a.s. 'Zgjatë ajo natë derisa duket sa dy netë , zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur , pastaj bien e zgjohen prapë , dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë , njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhinë , e derisa presin lindjen e Diellit nga Lindja e tij kur, ai lind nga Perëndimi , kur njerëzit ta shohin besojnë (të gjithë) por nuk u bënë dobi besimi i tyre .

Lindja e Diellit nga Perëndimi , siç kuptohet nga këto tektse është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se: Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj…

Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo te tokës që do të ndodhë para Kijametit .All-llahu është për çdo gjë i fuqishëm.

Pastaj do të bëhët shkatrrimi i Qabes më lejen e All-llahut nga dora e Etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet e edhe Qabja do të shkatërrohet para Kijametit.

Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja se Muhamedi a.s. tha: 'Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës , saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi , namazi , kurbani , sadakaja , dhe do të bartet Kur'ani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet, dhe mbesin disa grupe të njerëzve , e plaku i vjetër thotë: I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë 'La Ilahe Ilallah' dhe ne e themi'. Në një hadith që transmeton Enes .r.a. se Muhamedi a.s. thotë: 'Nuk do të ndodhë Kijameti derisa në tokë thuhet: All-llah , All-llah'.

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'All-llahu do të dërgoi një erë nga Jemeni më të butë se mendafshi , nuk do të lë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërmije pa ia marrë shpirtin'.

Para se të ndodh Kijameti njerëzit që janë ende gjall prej pabesimtarve nënkuptohet i kthehen adhurimit te idhujve dhe martesave në rrugë sikur shtazët.

10. Zjarri që i tubon njerëzit

Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të Kijametit sepse Muhamedi a.s. në hadithin e tij tha: '…dhe e fundit nga ato , është zjarri që del nga Jemeni , i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsherr)'.

Toka në të cilën do t'i tubojë njerëzit ky zjarr është toka e Shamit (vendet e shamit janë: Palestina ,Siria , Jordania dhe Iraku).

Transmetoi Ebu Dherri se Muhamedi a.s. tha: 'Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit'.

Në një hadith tjetër Muhamedi a.s. sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve , kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e Shamit.
Marrë nga Librat:
1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor 'EMIN MUHAMED XHEMALUDIN'
2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450064 visitors (1413723 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free