Provimi i parë i madh, rezultatet e të cilit do të jenë: xheneti ose zjarri

Provimi i parë i madh,  rezultatet e të cilit do të jenë: xheneti ose zjarri
 
Do të pyetesh në varr: "Kush është Zoti yt?"; "Cila është feja jote?"; "Kush është Profeti yt?", ashtu siç thuhet në hadithin të cilin e transmeton Imam Ahmedi e të tjerë.

 Në Ditën e Gjykimit do të pyeten të parët dhe të fundmit: "Çfarë keni adhuruar?"; "Si i jeni përgjigjur të Dërguarve?"; ashtu siç thuhet në ajetet 62-65 të Sures Kasas, si dhe në tefsirin e Ibni Kethirit.

Do të pyetet çdo njeri në Ditën e Gjykimit për jetën dhe rininë e tij si e ka kaluar, për pasurinë e tij, si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, dhe për dijen e tij, si ka punuar me të. Ka thënë i Lartësuari: "…me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Llogarisë).” (Isra, 36) 

Gjithashtu ka thënë i Lartësuari: "Kështu pra për Zotin tënd (o Muhamed), Ne padyshim që do t’i marrim ata të gjithë në pyetje e në llogari për gjithçka që kanë punuar.” (Hixhr, 92- 93)

Shkaqet që të çojnë për të dhënë përgjigje të saktë janë:

Besimi i sinqertë;

Puna e mirë;

Devotshmëria;

Pendimi i çiltër;

Kërkimi i faljes.

Kështu pra, vëlla dhe motër muslimane, përgatit për këto pyetje përgjigjen e duhur, duke llogaritur vetveten në atë që thua dhe vepron, që të jesh prej atyre që e kalojnë me sukses këtë provim.

"Atë ditë as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të pastër." (Shuara, 28- 29)

 

Allahu na ruajtë dhe na përfshiftë në mbrojtjen e Tij!
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 272654 visitors (1070857 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=