Punët që të fusin në xhenet

Punët që të fusin në xhenet
 
 
 
Ruajtja e jetimëve

قال النبي صلى الله عليه و سلم: " أنا و كافل اليتيم في الجنة هكذا, و أشار بالسبابة والوسطى , و فرج بينهما" رواه البخاري

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimëve do të jemi në xhenet kështu”, dhe bëri shenjë me gishtin e tij tregues dhe atë të mesëm dhe i ndau në mes tyre.” (Transmeton Buhariu)


Leximi i Ajetit Kursij pas përfundimit të çdo namazi farz

قال صلى الله عليه و سلم :" من قرأ آية الكرسي دبر كل صلاة مكتوبة, لم يمنعه من دخول الجنة إلا أن يموت " رواه النسائي

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e lexon Ajetul Kursinë pas çdo namazi farz, nuk e pengon asgjë për të hyrë në xhenet, përveç vdekjes.”
(Transmeton Nesaiu)


Përmendja e Allahut pas abdestit

قال صلى الله عليه و سلم:" ما منكم من أحد يتوضأ فيبلغ الوضوء ثم يقول: أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له, و أشهد أن محمدا عبده و رسوله, إلا فتحت له أبواب الجنة الثمانية يدخل من أيها شاء" رواه مسلم

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush prej jush merr abdest dhe e plotëson atë, pastaj thotë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një, i vetëm dhe i pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, është rob dhe i Dërguar i Tij, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, që të hyjë prej cilës do.”
(Transmeton Muslimi)


Falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë

قال صلى الله عليه و سلم:" من صلى البردين دخل الجنة" رواه البخاري ومسلم

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë, hyn në xhenet.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Falja e pesë namazeve në kohën e tyre

قال صلى الله عليه و سلم:" من صلى الصلوات لوقتها, كان له عند الله عهد أن يدخله الجنة" رواه أحمد, و أبو داود, و النسائي

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i fal namazet në kohën e tyre, do të ketë tek Allahu premtim (garanci) që ta fusë në xhenet.”
(Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu)


Përhapja e selamit

قال صلى الله عليه و سلم:" لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا, و لا تؤمنوا حتى تحابوا, ألا أدلكم على أمر إذا فعلتموه تحاببتم؟ أفشوا السلام بينكم" رواه مسلم

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes jush. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes jush? Përhapni selamin (përshëndetjen) mes jush.”
(Transmeton Muslimi)


Falja me përkushtim e dy rekateve pas abdestit

قال صلى الله عليه و سلم:" ما من مسلم يتوضأ فيحسن الوضوء ثم يقوم فيصلي ركعتين يقبل عليهما بقلبه و وجهه, إلا وجبت له الجنة" رواه مسلم

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo musliman i cili merr abdest dhe e plotëson atë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate me përkushtimin e zemrës dhe të fytyrës së tij, i bëhet obligim xheneti.”
(Transmeton Muslimi)


Kërkimi i diturisë

قال صلى الله عليه و سلم:" من سلك طريقا يلتمس فيه علما, سهل الله له به طريقا إلى الجنة " رواه مسلم

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, Allahu do t’ia lehtësojë me të rrugën për në xhenet.”
(Transmeton Muslimi)


Bamirësia ndaj prindërve

قال صلى الله عليه و سلم:" رغم أنفه, ثم رغم أنفه, ثم رغم أنفه, قيل: من يا رسول الله ؟ قال: من أدرك والديه عند الكبر أحدهما أو كليهما, ثم لم يدخل الجنة" رواه البخاري

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është!” I kanë thënë: “Kush, o i Dërguar i Allahut?” Ka thënë: “Ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindve të tij dhe nuk hyn në xhenet.”
(Transmeton Muslimi)


Ruajtja e gjuhës dhe e organit

قال صلى الله عليه و سلم:" من يضمن لي ما بين لحييه ما بين فرجيه, أضمن له الجنة" رواه البخاري

Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush më garanton (se do të ruajë) gjuhën dhe organin e tij, unë i garantoj atij xhenetin.”
(Transmeton Buhariu)


Përsëritja e ezanit pas muezinit

قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:" إذا قال المؤذن: الله أكبر الله أكبر فقال أحدكم: الله أكبر الله أكبر...(ثم ذكر الأذان)...ثم قال: حي على الصلاة, فقال أحدكم: لا حول و لا قوة إلا بالله. ثم قال حي على الفلاح. فقال أحدكم: لا حول و لا قوة إلا بالله...ثم قال: لا إله إلا الله. قال: لا إله إلا الله خالصا من قلبه, دخل الجنة" رواه مسلم

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse muezini thotë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”, e dikush nga ju thotë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”…(pastaj ka përmendur ezanin)…, pastaj (muezini) thotë: “Hajje ales-slah”, e dikush nga ju thotë: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”, pastaj (muezini) thotë: “Hajje alel fel-lah”, e dikush nga ju thotë: “La havle ve la kuvvete il-la bil-lah”…e pastaj (muezini) thotë: “La ilahe il-lAllah”, e përcjellësi thotë: “La ilahe il-lAllah” me zemër te sinqertë, do të hyjë në xhenet.”
(Transmeton Muslimi)
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452667 visitors (1423346 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free