Halli i gjynahqarëve

Halli i gjynahqarëve
 
 
 
عن أنس بن مالك - رضي الله عنه - عن النبي - صلى الله عليه وسلم - قال: ( ليصيبنَّ أقواماً سفع من النار بذنوب أصابوها عقوبة، ثم يدخلهم الله الجنة بفضل رحمته، يقال لهم: الجهنميون ) رواه البخاري .

Tregohet nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Do t’i godasë një popull djegia, përzhitja e zjarrit për shkak të gjynaheve që kishin vepruar, pastaj do t’i futë Allahu në xhenet me Dhuntinë dhe Mëshirën e Tij. Atyre do t’u thuhet “xhehnemli” (banues të xhehenemit-zjarrit).” Transmeton Buhariu, hadithi numër 7450.


Kuptimi i disa fjalëve në hadith

- Sef’un: flakë që godet në fytyrë e prej nxehtësisë ndërrohet ngjyra e lëkurës dhe në të mbesin disa shenja të zeza.
- El xhehnemijjun: që do të thotë xhehnemlitë, emër që tregon se ku qëndronin ata para se të dilnin nga aty (shiko “Fet-hul Barij” 14/369).


Kuptimi i hadithit në tërësi

Në këtë hadith, Pejgamberi alejhi selam përmend gjendjen e disa gjynahqarëve në Ditën e Kiametit, të cilët urdhërohen të hidhen në xhehenem, ku do t’i godasë zjarri me nxehtësinë e tij derisa të lërë gjurmë në fytyrat e tyre. Aty do të qëndrojnë një kohë, derisa të pastrohen nga gjynahet që kishin bërë më parë, pastaj urdhëron Allahu i Mëshiruar që të nxirren nga xhehenemi dhe të futen në xhenet. Banorët e xhenetit do t’i thërrasin ata xhehnemli, sipas emrit të vendit në të cilin ishin.


Disa dobi nga hadithi

- Gjynahqarët në Ditën e Gjykimit nuk janë të barabartë; disave Allahu ua fal gjynahet e disa të tjerë i ndëshkon në xhehenem për një kohë të caktuar.
- Allahu me Mëshirën e Tij do t’i nxjerrë disa gjynahqarë nga zjarri, mirëpo atyre do t’u thuhet “xhehnemli” ose “të amnistuarit nga Zoti”, siç ceket në disa hadithe të tjera.
- Duhet ditur se gjynahqari fundin do ta ketë në xhenet, edhe pse do të qëndrojë për një kohë të caktuar në xhehenem. Asnjë njeri nuk do të qëndrojë në xhehenem përgjithmonë nëse e ka shprehur Njëshmërinë e Allahut Fuqiplotë.
- Gjynahqarët të cilët meritojnë dënimin dhe vuajtjen Ditën e Kiametit janë ata të cilët ishin të bindur dhe të paluhatshëm në gjynahet e tyre dhe nuk janë penduar prej tyre.
- Mëshira e Allahut është rruga e shpëtimit në dynja dhe në ahiret.
- Në xhehenem hyjnë edhe të tjerë, jo vetëm mushrikët ose mendjemëdhenjtë. Sikurse kuptohet, edhe në xhenet hyjnë edhe të tjerë pos dëshmorëve dhe fukarenjve.

 
 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 284315 visitors (1092471 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=