Nuk dëshiroj fëmijë për shkak të frikës nga varfëria


Nuk dëshiroj fëmijë për shkak të frikës nga varfëria
 
 
 
   Shumë prej burrave dhe grave muslimane nuk bëjnë fëmijë apo e kufizojnë numrin e fëmijëve të tyre nga frika e varfërisë. Si ka mundësi që një besimtar dhe besimtare të ketë frikë nga varfëria apo nga risku i fëmijës së tyre, kur Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” (Hud, 6). Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala thotë: “Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe ju. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (El Ankebut, 60)
   Mos iu frikësoni furnizimit të fëmijëve tuaj sepse Allahu subhanehu ue teala është Ai i cili ju furnizon ju dhe ata, pra vetëm nga Ai kërkoni furnizim. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Pra kërkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse tek Ai do të ktheheni.” (El Ankebut, 17)
   Allahu subhanehu ue teala e ka urryer veprën e injorantëve në kohën e Pejgamberit alejhi selam, të cilët i vrisnin foshnjat e tyre nga frika e varfërisë. Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala na ka ndaluar ta bëjmë një gjë të tillë. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” (El Isra, 31)
   Allahu subhanehu ue teala i ka urdhëruar muslimanët që t’i mbështeten vetëm Atij: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” (El Maide, 23) Dhe thotë: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Et-Talak, 3)
   O ju muslimanë, mbështetuni Allahut subhanehu ue teala dhe mos kini frikë nga furnizimi i fëmijëve tuaj, sepse Ai i cili ia ka garantuar furnizimin e tyre duke qenë ata në barkun e nënës, Ai është i cili ia ka garantuar furnizimin edhe në këtë botë.
 
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452036 visitors (1422516 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free