VESHI, JETA DHE RINGJALLJA

VESHI, JETA DHE RINGJALLJA


Këto, janë ajetet e para të sures `Shpella`. Kur ne i hedhim një vështrim të thuktë, do të shohim shumë mrekulli, në Kur´an. Por gjithnjë, nëse All-llahu do të dëshirojë të na i tregoj ato.

I Lartësuari thotë : ``Kështu që , Ne iu mëshuan në veshët e tyre (ranë në komë) në shpellë, për disa vite me rradhë``... el Kehf , ajeti 11

All-llahu i Lartësuar, me këtë, na tregoi se gjëja, që nuk fle, prej shqisave të njeriut ësht veshi. Kur njeriu mbyll sytë, që nuk fle, prej shqisave të njeriut është veshi. Kur njeriu mbyll sytë, ai nuk mund të shohë, por asesi nuk mund t’i mbyllëveshët. Veshi vazhdon të jetë i hapur, e kryen detyrën e vet, deshe ose nuk deshe, Ashtu siç thamë, nëse nuk dëshiron të shohësh një person, mjafton të mbyllësh sytë.

Këtë nuk mund ta bësh me veshët, nëse nuk dëshiron tia dëgjosh zërin dikujt. Kur personi është në gjumë, kuptohet që, nuk mund t’a shohë njeriun, nëse ai i kalon atij pranë. Por, nëse ndodh, të lëshohet një zë, edhe pse, personi është në gjumë, do të zgjohet menjëherë. Me këtë, All-llahu i Lartësuar, së pari, përkujton se veshi nuk fle kurrë, së dyti, se ai është një organ, i cili pranon thirrjet, dhe se treti, se nëse veshi nuk dëgjon zëra, ose nuk dëgjon zhurmë, ai mund të flejë një kohë të gjatë. Është e pamundur të flejë njeriu, nëse vazhdimisht dëgjohen zërat, ose zhurmat e ditës. Kur, All-llahu i Lartësuar, vendosi që ata të flejnë një kohë të gjatë, në shpellë dhe pa e ndier, se çfarë po ndodh përreth tyre, Ai nuk ju mori atyre sytë, e as nuk bëri që të rrahurat e zemrës të jenë më të rralla, se ato të njeriut kur fle, por, ju mëshoi në vesh. Për t’i shkëputur nga kjo botë, plotësisht, kjo, paska qenë e mjaftueshme. Veshi është organ, që e pranoni pari thirjen në botën tjetër-ahiret.

Të shohim versetin tjetër, i Lartësuari, thotë: Dhe (po t’i shihje) do të llogarisje ata të zgjuar, ndërsa ata ishin duke fjetur, kurse, Ne i rrotullonim ata, në të djathtë e në të majtë...`` el Kehf, ajeti 18

Mendja e njeriut duhej të ndalet më tepër, në këtë thënie të All-llahut të Lartëmadhëruar: kurse Ne i rrotullonim ata, në të djathtë e në të majtë...``.

Pse All-llahu u shpreh në këtë mënyrë, pse ishin të nevojshme këto fjalë në këtë ajet? Sikur të mos shkruhej kështëu, prapëseprapë nuk do të ndërronte asgjë prej ngjarjes. Ashtu siç kam thënë më herët, edhe e them se, Kur’ani, në çdo fjali, ka mrekulli, por disa nga ato janë zbuluar, ndërsa të tjerat do të zbulohen me kalimin e kohës. Nëse vërejmë ajetin me vëmendje: kurse Ne i rrotullonim ata, në të djathë e në të majtë....``, do të shohim se i Lartësuari, do t’i zgjojë ata nga gjumi, si shenjë nga shenjat e Tij. Ata, do t’i kthejë edhe një herë, në jetën njerëzore të kësaj bote. Për ata, që flejnë shumë All-llahu, ka rregulla të veçanta. Mjekët kur kanë pacientë të palëvizshëm, këshillojnë që ata t’i rrotullojnë vazhdimisht, për arsye të mpirjes së trupit, si dhe kjo, njëkohësisht, i ndihmon që gjaku mos t’ju ngjizet në këmbë, ose në pjesën e poshtme të trupt.

Dëshira e All-llahut ishte që, ne të mësojmë se, kur njeriu është për një kohë të gjatë i shtrirë, duhet që të rrotullohrt. Mosrrotullimi tyre është i dëmshëm për trupin, nëse ai do të qëndrojë, një kohë të gjatë, vetëm në një anë. Në të kundërtën, ai do të pësojë aq shumë, saqë, sot, mjeksia e di shumë mir kërë All-llahu i Lartësuar, me kvtë veprim, deshi të na mësojë, që të dimë se si duhet vepru

Para se ta zbulonte shkenca njervzore këtë All-llahu, para shumë shekujve, na kishte informuar me anë të këtyre verseteve. Ai, na mësoi si duhet vepruar në rastet, kur kemi pacientë, që janv të shtirë për një kohë të gjatë. Ata, duhet të rrotullohen në të djathtë e në të majtë. Ky veprim, është bazë e ruajtjes së shendetit, ose së paku, shërben për parandalimin e dëmtimeve më të mëdha.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449638 visitors (1412860 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free