SHENJAT E GISHTËRINJVE

Çdo njeri,duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve.
Me fjalë të tjera,identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij.
Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave,i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.
”A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po,do t'i
mbledhim!Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e
gishtërinjve të tij!” (El Kijame 3-4)
Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve,e cila nuk i ngjason askujt.
Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve.Për këtë arsye,shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit,ndaj dhe sot përdoren pikërisht për këtë qëllim.
Por më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX.
Përpara kësaj periudhe,njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm,pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve,e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.
Çdo njeri,duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri,ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij.
Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave,i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e Prodhimeve të ndryshme,si prodhimet industriale apo ushqimore.