Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i merimangës

 

 

 

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 

 

Në botë ekzistojnë lloje të shumta të merimangave. Merimanga ka tetë këmbë, buzë të cilat shndërrohen në dhëmbë helmuese, dy brirthë dhe pjesa ku janë vendosur 'tjerrëset' të cilat prodhojnë mëndafsh që shfrytëzohet për ndërtimin e çerdhes, fshikëzës apo rrjetës për kapjen e insekteve. Merimanga ka gjashtë, apo shtatë sy në anën e pasme të cephalothoraxit, pjesa e epërme e trupit.

Në Kur'anin fisnik ekziston kaptina me emrin "El-Ankebut", që në përkthim do të thotë "Merimanga". Në atë Allahu i Madhërishëm, thotë: "Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës." (El Ankebut, 41).

Gjatë higjretit të Pejgamberit s.a.v.s. nga Mekka për në Medine. Merimanga luajti një rol të madh gjatë fshehjes së Pejgamberit s.a.v.s. dhe shokut të tij, Ebu Bekrit r.a. kur ishin në shpellë në rrugë për në Medine, merimanga punoi rrjetën e madhe në hyrje të shpellës dhe kjo i hutoi politeistët të cilët e kërkonin Pejgamberin s.a.v.s. dhe shokun e tij. Ata menduan se merimanga e kishte punuar rrjetën e saj shumë kohë më parë.

Merimanga agjëron gjatë periudhës kur i vendos vezët e saj. Gjatë asaj kohe ato nuk kanë kurrfarë lloji të ushqimit. Merimangat e gjinisë femërore i punojnë çerdhet dhe fshikëzat për t'i vendosur vezët e tyre. Atëherë mbesin në ato vende duke ruajtur vezët derisa ato të qelin. Kohëzgjatja e inkubacionit të vezëve varet nga lloji i merimangës. Por, në të gjitha rastet, ajo periudhë kalon pa ushqim, gjë që merimangën e bënë mjaft të dobësuar. Nga gjëndrat e veçanta merimanga lëshon një lloj lëngu i cili nevojitet për të ushqyer merimangat e reja të cilat nuk janë në gjendje të ushqejnë veten e tyre derisa të rriten. Në këtë mënyrë ato marrin lëngjet derisa nuk forcohen dhe të fillojnë të gjejnë ushqimin e tyre në rrethin ku jetojnë.

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449624 visitors (1412819 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free