Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës

Abdesi - Mbrojtës i Sëmundjeve të Lëkurës



Thote Allahu ne Kuran “O ju që keni besuar! Kur doni të kryeni faljen, 
lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, kaloni duart e lagura mbi kokat tuaja, lani edhe këmbët deri në nyje” Surja El Maideh ajeti 6.
Ka thënë i Dërguari i Allahut alejhi selam:
"Kush merr abdes sa më mirë, i dalin atij gjynahet nga trupi, qofshin ato edhe poshtë thonjëve". (Trasmetoi Muslimi).
Ka thënë gjithashtu:
"Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes)". (Mutefekun Alejhi)
Eshtë zbuluar nga shkencëtarët mbas një studimi mikroskopik per vendndodhjen e mikrobeve tek ata të cilët marrin abdest vazhdimisht dhe tek ata të cilët nuk marrin abdest: Nga një pamje në qelinë e mikrobeve hundore tek ata të cilët marrin abdest vazhdimish, u gjet hunda tek shumë prej tyre e pastër pa asnje lloj mikrobi. Ndërsa tek ata të cilët nuk marrin abdest u gjet qelia e mikrobeve të tyre e mbushur me lloj-lloj mikrobesh të ndryshme dhe me shumicë (mikrobe ngjitëse).
U gjetën gjithashtu edhe microbe të cilat shkaktojnë një sëri sëmundjesh. Shkaku i helmimit në më të shumtën e rasteve ndodh si shkak i zhvillimit të mikrobeve në qelizat hundore, nga këtu për në stomak e prej andej në zorrë. Dhe këtu fillon lindja e një shumice sëmundjesh të cilat përhapen në gjak. Prandaj larja e hundës në marrjen e abdesit është bërë rregull i cili kryhet në mënyrë të përsëritshme tre herë në cdo abdest.
Ndërsa për larjen e gojës u zbulua nga shkencëtarët se: gargara (larja e gojës) e mbron gojën dhe gjëndrat e pështymës nga infeksioni dhe zbardhimi e mishit të gojës, mbron dhëmbët nga gurëzat duke i pastruar vazhdimisht nga mbeturinat e ushqimit të cilat kanë mbetur gjatë të ngrënit. Është vërtetuar shkencërisht se 90% nga ata qe humbin dhembet e tyre sebebi kryesor eshte pastertia, gjithashtu qelbezimi i dhembeve mund te shkoje nepermjet peshtymës dhe ushqimit ne stomak dhe prej aty ne gjak e prej gjakut perhapet ne te gjithe trupin dhe kjo shkakton nje seri sëmundjesh. Gargara gjithashtu zhvillon disa muskuj te fytyres.
Nga larja e fytyres, e duarve deri ne kyce, dhe e kembeve largohen pluhurat dhe mikrobet qe ndodhen ne to. Pastrimi i lekures nga lende yndore te cilat e prodhojne poret e lekures, gjithashtu pastrimi i djerses per te cilen eshte vertetuar shkencerisht se mikrobet nuk e sulmojne lekuren vetem se atehere kur ajo eshte e papaster.
Pra njeriu kur qendron nje kohe te gjate pa i pastruar keto gjymtyre sekrecionet e lekures qofshin ato yndore apo djersa dalin ne siperfaqe te lekures te cilat kerkojne te ferkohen, e ky ferkim behet me dore me thonj te cilet ne te shumten e rasteve jane te papaster e me kete menyre mikrobet futen ne lekure. Pra, nuk mund te mbrohet njeriu nga mikrobet dhe bakteret e lekures sado qe te jete i paster vetem se me ane te abdestit dhe guslit. Mbas nje kohe te gjate studimi u zbulua shkencerisht se lekura e duarve mban nje sere mikrobesh te cilat mund te futen ne goje ose ne hunde ne rast se nuk kujdesemi per pastrimin e tyre. Prandaj duhet t'i lajme duart shume mire para se te fillojme te marrim abdest. Kete na e sqaron me mire hadithi i te Derguarit te All-llahut s.a.v.s. "Nese zgjohet dikush nga gjumi…. Mos ta fuse doren e tij ne asnje ene derisa ta laje tre here". Eshte vertetuar gjithashtu se muskujt ne mollezat e gishtave te dores apo te kembes jane shume me te dobeta se ne pjeset e tjera te trupit si ato te zemres p.sh e larja e tyre duke i ferkuar e zhvillojne sistemin qarkullues te gjakut ne keto pjese ku kjo eshte shkak per shtimin e shkathtesise se njeriut dhe veprimeve te tij.
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412756 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free