ÇATI E SIGURTË
ÇATI E SIGURTË
 



Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë.

Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius.

Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë.


Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë:

"Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Madje as Afërdita - planeti ynë "motër" - nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë."
1
Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC.
Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.

Ky ilustrim paraqet meteorët që janë gati për t'u përplasur me tokën. Trupat qiellorë, gjatë udhëtimit në hapësirë, mund të përbëjnë një kërcënim serioz për Tokën, por Zoti, i Cili ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të përkryer, e ka bërë atmosferën një "çati mbrojtëse". Falë kësaj mbrojtjeje të përkryer, gati të gjithë meteorët nuk mund ta dëmtojnë Tokën, sepse kur arrijnë atmosferën, ata shpërbëhen në miliona copa të vogla.


Pjesa më e madhe e njerëzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnë rreth vetive mbrojtëse të atmosferës. Ata thuajse nuk mendojnë kurrë se çfarë vendi do ishte Toka, nëse kjo strukturë nuk do të ekzistonte. Fotografia lart paraqet një krater gjigand të krijuar nga një meteor, i cili ra në Arizona, në SHBA. Sikur të mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorë do të binin në Tokë dhe ajo do të bëhej një vend i pabanueshëm. Por vetitë mbrojtëse të atmosferës bëjnë të mundur që gjallesat të jetojnë të sigurta. Kjo është pikërisht mbrojtja që është shpallur në Kuran.

 


Atmosfera lejon që të arrijnë në Tokë vetëm rrezet e nevojshme për jetën. Për shembull, rrezet ultravjollcë arrijnë në Tokë në një përpjestim të caktuar. Vetëm në sajë të këtij fakti është e mundur kryerja e procesit të fotosintezës dhe, rrjedhimisht, vazhdimësia e jetës për të gjitha gjallesat.

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:

"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat.



 

Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Bota është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës dhe brezit rrethues Van Alen.

Duke u larguar prej Tokës, e cila është e përshtatur në mënyrë të përsosur për jetën njerëzore, përtej atmosferës, në hapësirë, ne hasim një të ftohtë ngrirës. Bota është e mbrojtur prej të ftohtit ngrirës të hapësirës, i cili arrin në - 270oC, në saje të atmosferës.
Shtresa magnetosferike e formuar prej fushës magnetike të Tokës i shërben asaj si një fushë mbrojtëse prej trupave qiellorë dhe rrezeve kozmike të dëmshme. Në foton lart duket qartë kjo shtresë magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezi Van Alen. Ky brez rrethues ndodhet mijëra kilometra larg Tokës dhe mbron të gjitha krijesat në tokë prej energjisë shkatërruese që vjen nga hapësira.Të gjitha këto zbulime shkencore vërtetojnë se Toka është e mbrojtur në një mënyrë tepër të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është se kjo "mbrojtje" na u bë e njohur në Kuran 1400 vjet më parë, në ajetin: "Qiellin e kemi bërë çati të sigurtë e të mbrojtur."

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270083 visitors (1062847 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=