SHTRESAT E ATMOSFERËS
SHTRESAT E ATMOSFERËS



Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e qiellit nga shtatë shtresa.

"Zoti është Ai që krijoi shtatë qiej mbi njëri-tjetrin." (El-Mulk 3)

"... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej." (Fusilet 12)





Katërmbëdhjetë shekuj më parë, kur të gjithë besonin se qielli ishte unik e i pandarë, Kurani shpalli mrekullinë e ndarjes në shtresa dhe, për më tepër, në "shtatë" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetër, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet prej "shtatë" shtresave bazë.



Fjala "qiell" në gjuhën arabe përdoret me disa kuptime. Në disa raste ajo ka kuptimin e atmosferës. Në disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur përdoret në numrin shumës, ajo në përgjithësi ka një kuptim më të gjerë se fjala "univers", pasi përfshin universin, i cili përbën qiellin e parë, dhe gjashtë qiej të tjerë. Por nëse ne i japim fjalës "qiej" kuptimin e parë, d.m.th. atë të atmosferës, atëherë arrijmë në përfundimin se atmosfera që rrethon planetin tonë përbëhet nga shtatë shtresa.

Me të vërtetë, sot është bërë i njohur fakti se atmosfera që rrethon Tokën, përbëhet prej disa shtresave të ndryshme, të cilat shtrihen mbi njëra-tjetrën. Për më tepër, numri i këtyre shtresave është i njëjtë me numrin e përmendur në Kuran: shtatë shtresa. Kjo temë përshkruhet nga një burim shkencor si më poshtë:
Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera përbëhet prej disa shtresave të ndryshme. Shtresat ndryshojnë prej njëra-tjetrës nga vetitë e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike më e afërt me Tokën quhet TROPOSFERË. Ajo zë 90% të atmosferës. Shtresa mbi troposferë quhet STRATOSFERË. Shtresa tjetër, ku përthyhen rrezet ultravjollcë quhet OZONOSFERË. Shtresa tjetër quhet MEZOSFERË. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferë. Gazet e jonizuara formojnë një shtresë brenda termosferës, e cila quhet JONOSFERË. Shtresa më e skajshme e atmosferës së Tokës shtrihet 480-960 km. Kjo pjesë quhet EKZOSFERË.

Nëse numërojmë shtresat e cituara prej këtij burimi, shohim se atmosfera përbëhet pikërisht nga shtatë shtresa, siç është shpallur edhe në ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera

Një tjetër mrekulli e ajeteve kuranore që përmendin këtë fakt shtjellohet kur lexojmë pjesën e fundit të ajetit dymbëdhjetë të sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej". Me fjalë të tjera, në këtë ajet deklarohet se Zoti i caktoi çdo qielli funksionin e vet. Me të vërtetë, siç e kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, secila prej këtyre shtresave ka funksione jetike të dobishme për njerëzimin dhe për të gjitha format e tjera të jetës në Tokë. Çdo shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve të dëmshme, reflektimi i valëve radiofonike e televizive, deri te mënjanimi i efekteve katastrofike të meteorëve.
Një prej këtyre funksioneve për shembull, është deklaruar në një burim shkencor si vijon:

Atmosfera e Tokës ka 7 shtresa. Shtresa më e ulët quhet troposferë. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetëm në troposferë.
Kjo është një prej mrekullive hyjnore, sepse këto argumente, të cilat u zbuluan vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë.








Toka i ka të gjitha kushtet që i nevojiten jetës. Një prej tyre është atmosfera, e cila shërben si një fushë mbrojtëse për gjallesat. Sot është një fakt i njohur që atmosfera është e përbërë prej shtresave të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. Kjo gjë është përshkruar saktësisht në Kuran, ku thuhet se atmosfera përbëhet prej shtatë shtresave. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412775 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free