QIELLI KTHYES
QIELLI KTHYES



Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë "kthyese" të qiellit:

"Betohem në qiellin që kthen." (Et-Tarik 11)
Siç dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës. Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Tani le të shqyrtojmë disa shembuj të funksionit "kthyes" të shtresave që e rrethojnë Tokën.
Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfaqja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.
Shtresa e ozonit me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.
Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasiv komunikimi, duke bërë të mundur transmetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët.
Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshme radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.
Fakti që gjithë këto veti të shtresave të atmosferës, të zbuluara vetëm kohët e fundit, janë shpallur në Kuran prej shumë shekujsh provon bindshëm se Kurani është fjala e Zotit.



Prania e ujit është mjaft e rëndësishme për jetën në Tokë. Një nga faktorët që ndikon në formimin e ujit është Troposfera, e cila është një prej shtresave të atmosferës. Shtresa e Troposferës kondenson ujin që vjen në gjendje avujsh nga sipërfaqja e Tokës dhe e kthen poshtë në formë shiu.




Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë, është Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dëmshme të ardhura nga hapësira, siç janë rrezet ultravjollcë, duke parandaluar arritjen e tyre në Tokë.


Secila shtresë e atmosferës ka veti të dobishme për jetën e krijesave. Shtresa e Jonosferës, për shembull, e cila është një nga shtresat më të larta të atmosferës, kthen valët e radios të lëshuara nga një qendër e caktuar poshtë në Tokë dhe bën të mundur kapjen e këtyre valëve në distanca të mëdha.

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269885 visitors (1062426 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=