El Xheuad (Bujari)


 
 
 
 

El Xheuad (Bujari)
 
 
 
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu është Bujar dhe e do bujarinë.” Hadithin e ka nxjerrë Ebu Nuajmi në Hulije.
El Xheuad (Bujari) përfshin bujarinë e përgjithshme për çdo krijesë, e mbuloi atë me bujarinë, fisnikërinë dhe begatitë e llojllojshme.
I veçoi me bujarinë e Tij të gjithë ata që kërkojnë prej Tij, të mirin, të keqin, muslimanin, jobesimtarin. Ndaj kush i kërkon Allahut, Ai i jep atij dhe i përgjigjet atij që i kërkon, sepse Ai është Bamirës i Gjithëmëshirshëm.
Ndërkaq ka përfshirë me bujarinë e Tij banorët e qiellit dhe të tokës dhe çdo gjë me të cilën begatohen robërit ajo është nga ana e Allahut të Lartësuar: “Dhe ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj).” (Ibrahim, 34)
Ndaj s’ka krijesë që vetëm se begatohet me mirësitë e Tij, mirëpo dallojnë mes tyre varësisht nga ajo se si ua lehtëson Allahu shkaqet të cilat çojnë në bujarinë e Tij. E, prej më të mëdhave është përsosja e adhurimeve të Allahut të dukshme e të padukshme, veprore e të pasurisë, e gjithë kjo realizohet me pasimin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.
E nga Bujaria e Tij e gjerë është edhe ajo që ka përgatitur për robërit e Tij të afërt në botën tjetër, atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar e as që i ka shkuar dikujt në mend.

El Hakim (I Urti)
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.” (Teube, 28)
Ndaj nuk krijon asgjë kot, e as nuk ligjëson asgjë pa kurrfarë përgjegjësie.
Urtësia është vënie e gjërave në vendet e tyre dhe zbritje në pozitat e tyre.
Ndaj i Urti është Ai që ka dituri të gjerë dhe njeh parimet e çështjeve, fundin e tyre, është Ai që i vë gjërat në vendet e tyre, kështu që nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundërshtohet në urtësinë e Tij, ndaj i Urti është Ai që ka urtësi të madhe në krijim dhe urdhër, kështu që urtësia është dy llojesh:
1) Urtësia në krijim: Ai ka krijuar krijesat me të vërtetën dhe ato përmbajnë të vërtetën dhe synimi i Tij ka qenë i vërtetë; ka krijuar krijesat me një rregull të përkryer, ka bërë renditjen e tyre dhe çdo krijese i ka dhënë formën që i takon, madje çdo pjese të krijesave dhe çdo organi prej organeve të kafshëve i ka dhënë formën që u takon. Kështu që askush nuk sheh në krijimin e tij mangësi, ndonjë të metë, kështu që nëse tubohen të gjithë nga i pari deri te i fundit që të propozojnë si krijimi i të Gjithëmëshirshmit apo të përafërt me Të, si rregulli dhe përsosmëria që Ai ka vënë në krijesat e Tij, nuk do të mundnin. E si do të kenë mundësi për këtë?!
2) Urtësia në ligjet dhe urdhrat e Tij: Allahu ka vënë dispozita, ka zbritur librat, ka dërguar të Dërguar, me qëllim që ta njohin Atë dhe ta adhurojnë, andaj a ka ndonjë urtësi më të madhe se kjo, ndonjë bujari më të madhe se kjo? Njohja e Allahut të Lartësuar, adhurimi i Tij, sinqeriteti i veprave për Të, falënderimi dhe lavdërimi ndaj Tij janë prej dhuratave më të mëdha ndaj robërve të Tij përgjithësisht, ndërkaq vlerat më të mëdha janë për ata që Allahu i ka begatuar me to e në të njëjtën kohë është edhe njëri prej shkaqeve për arritjen e lumturisë dhe begatisë së përhershme, ndaj po të mos ekzistonte në urdhrin dhe ligjet e Tij asgjë më tepër se kjo urtësi e madhe, e cila është esencë e mirësisë, e kënaqësisë së plotë, për të janë krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi, do të mjaftonte.

Er Rezak (Furnizuesi)
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është furnizues i madh.” (Dharijat, 58)
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” (Hud, 6)
Ai është Furnizues për të gjitha krijesat, ndaj çdo krijesë në botë furnizohet me furnizim nga ana e Allahut të Lartësuar, i kapluar me bujarinë e Tij.
Furnizimi i Tij është dy llojesh:
1. Lloji i parë: Furnizim i dobishëm, në të cilin nuk ka dyshim dhe nëpërmjet tij robi arrin kah synimet e larta dhe i cili është në duart e të Dërguarit të Allahut me udhëzimin dhe porositë e këshillat e tij. E, ky gjithashtu është dy llojesh:
a) Furnizim i zemrës me dituri të dobishme dhe besim të drejtë, zemrat s’mund të përmirësohen e as të shpëtojnë përderisa të arrijnë në njohjen e të vërtetave të dobishme dhe synimet e qëlluara, pastaj pajisja me moral të bukur dhe largimi nga morali i ligë dhe ajo me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut në të dy çështjet ka siguri dhe garanci të mjaftueshme.
b) Që Allahu ta furnizojë me hallall (të lejuarën) dhe ta largojë nga harami. E, lloji i parë i furnizimit është synimi kryesor, ndërkaq ky lloj është vetëm mjet për të arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon robin e Tij me dituri të dobishme, besim të drejtë, risk të lejuar dhe bindje të plotë me atë që i ka dhënë, me këtë rast janë plotësuar gjërat e tij dhe është përqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore dhe pikërisht për këtë lloj furnizimi kanë ardhur tekstet në hadithe të të Dërguarit alejhi selam duke e lavdëruar.
2. Lloji i dytë: Është ofrimi nga ana e Allahut të Lartësuar i të gjitha llojeve të ushqimeve me të cilat ushqehen krijesat, të mirët dhe të këqijtë, të ngarkuar me obligime e të tjerët. Kjo mund të jetë me hallall apo haram dhe kjo është ndarje e mospajtimeve në çështjen se harami (e ndaluara) a emërtohet si risk (furnizim) apo jo. Nëse kemi për qëllim llojin e parë, atëherë risku haram nuk emërtohet si risk, ngase robi kur kërkon nga Allahu ta furnizojë, nuk dëshiron vetëm se furnizim të dobishëm në fe dhe në trup. E, nëse kemi për qëllim llojin e dytë, ai është furnizim i përgjithshëm, atëherë hyn në të, ngase nuk ka krijesë që Allahu të mos përkujdeset për furnizimin e saj. Kështu thuhet edhe për begatinë, për mëshirën e të ngjashme me to.


Husejn Serraxh

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271212 visitors (1066774 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=