Buzëqeshja nga aspekti kur'anor dhe shkencor
Buzëqeshja nga aspekti kur'anor dhe shkencor

 

 

 

 

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuarprej fjalës së tij dhe tha:"Zoti im më mundëso që të falënderojtë mirat Tuaja që m'i dhurove mua." (En Nenl, 19)

Krijuesi i Madhërishëm në versetin e cituar përshkruan reaksionin e Sulejmanit a.s. në fjalën e milingonës duke përshkruar detajet e zhvillimit të një emocioni - gëzimi. Teksti nga verseti "tebesseme dahikan" bartë në vete dy shprehjet e para, e që nënkupton buzëqeshje apo qeshje pa lëshuar asnjë zë (et-tebessum), ndërsa i dyti paraqet qeshje me intensitet të një intensiteti më të ulët (ed-dahik). Në gjuhën arabe ekziston edhe folja e cila paraqet qeshje me zë të lartë, me intensitet më të lartë (kahkaha).

Fytyra e njeriut e zbukuruar me 44 muskuj, ka potencial të prodhoj shprehje të shumta marramendëse. Por, sa pak ka njerëz që fytyrat e tyre janë interesante për syrin. Paramendoni sa informata të reja mund të derivohen duke analizuar mbi 6.000 versete kur'anore, qoftë në kombinimin individual ose të ndërsjellë.

Pra, Sulejmani a.s. duke dëgjuar bisedën e një milingone buzëqeshi, me një buzëqeshje e cila u rrit në një qeshje me intensitet të ulët. Nga verseti i cituar vërejmë udhëtimin e shëndosh të paraqitjes dhe zhvillimit të një emocioni, fillimi i të cilit ishte mendimi në kokë gjegjësisht njohja dhe hyrja në vetëdijen dhe problematikën e një mikro-bote të pasur-të milingonës, siç e përshkruan Kur'ani fisnik: "një buburrec tha: O ju buburreca, hyninë vendet tuaja që të mos u copëtojëSulejmani dhe ushtria e tij dukemos ju vërejtur" (En Neml, 18)

Secila buzëqeshje është unikate, m'u sikurse vijat e gishtërinjve dhe fol për llojin dhe identitetin e shpirtit. Një psikolog ka theksuar që asgjë nuk shprehë gjendjen e njeriut sikurse buzëqeshja, dhe nëse dikush ka sukses të fshehë dinakërinë dhe primitivizmin pas fjalëve të "bukura", buzëqeshja e tij do ta tradhtojë. Secila buzëqeshje e sinqertë dhe e shëndosh zhvillohet gradualisht, sikurse lulja. Por, shumë fytyra kurrë nuk e arrijnë lulëzimin e plotë. Buzëqeshja jo e shëndoshë paraqitet papritmas duke mos e pas të qartë udhëtimin e saj dhe përfundon me zhurmë të madhe. Kështu ndodhë me çdo emocion tjetër. Sinkronizimi i 44 muskujve nën lëkurën e fytyrës sonë pasqyron shpirtin e njeriut. Është tejet interesant të vërehet dashuria e Krijuesit ndaj njeriut i cili jo vetëm që ka dizajnuar në mënyrë tejet funksionale fytyrën e njeriut duke lidhur muskujt e fytyrës me sistemin nervor qendror (SNQ), por edhe ka lërë gjurmë të shkruar për mënyrën se si t'i përdor këta muskuj një person i shëndosh kur'anor.

Muhammedi, a.s. plotësisht i vetëdijshëm në efektin pozitiv ka thënë: "Buzëqeshja jote e drejtuar ndaj vëllait tënd është lëmoshë (sadakë)" (Tirmidhiu)

Në njërin prej definicioneve të lumturisë thuhet se lumturia është aftësi e kreativitetit të mendimeve pozitive. Mendimet pozitive shkaktojnë buzëqeshje në fytyrat tona, ndërsa paralelisht me mesazhet e marra nga muskujt e fytyrës ndikon në taitjen e enzimeve të cilat relaksojnë trupin tonë dhe e bëjnë që njeriu të lulëzoj. Kështu njeriu mund të mashtroj sistemin e tij nervor qendror, pa marrë parasysh situatën e vështirë në të cilën gjendet, nëse arrin të njohë gjendjen pozitive të jetës dhe të zhvilloj buzëqeshjen.

Dhe mu këtë e bëri Sulejmani, a.s. kur u nis me ushtrinë e tij në luftë, por nuk lëshoi të vërej një prej mirësive, të kuptuarit e gjuhës së milingonës, duke falënderuar Allahun e Madhërishëm.

Secili njeri ka arsye të mjaftueshme për buzëqeshje nëse mendon mbi begatitë e panumërta që e rrethojnë. Është fakt që njerëzit me qëndrim pozitiv jetësor kanë sistem imun të fortë d.m.th. më pak sëmuren dhe përhapin energjinë e këndshme rreth vetes. Për këtë buzëqeshja është eliminatori më i mirë i stresit. Krijuesi i Madhërishëm na dokumenton edhe një situatë praktike jetësore në të cilën një prej aktorëve shërbehet me muskujt e fytyrës në një mënyrë të caktuar: "E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi e Ne e përgëzuam atë me Is-hakune pas Is-hakut Jakubin" (Hudë, 71). Në versetet e cituara Dëshmitari i Lartësuar ua përshkruan atmosferën e cila dominonte në shtëpinë e Ibrahimit a.s. kur i erdhën në vizitë mysafir e jo të zakonshëm. Ai i nderoi me ushqimin më të mirë që kishte (viç të pjekur). Pasi që vërejti që mysafirët e tij të nderuar nuk iu afruan ushqimit, ai ndjeu frikë. Mysafirët misterioz e kuptuan gjendjen psikike të Zotit të shtëpisë dhe ia treguan shkakun e vizitës së tyre: "Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit" (Hudë, 70)

Është interesant që Allahu i madhërishëm menjëherë pas fjalëve sihariquese të melekëve drejtuar Ibrahimit a.s., përshkruan reaksionin e bashkëshortes së tij Sares: "E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë meIs-hakun, ep as Is-hakut Jakubin" (Hudë, 71) Pra në tekstin origjinal për reaksionin e saj spontan është përdor shprehja fedahikat pra qeshi d.m.th. është përdor vetëm folja që përshkruan të qeshurit me intensitet të vogël, pra bie në sy se kemi të bëjmë me të qeshurit i cili kishte rrugëtim tjetër evolutiv nga qeshja e Sulejmanit a.s. Natyrisht, kjo nuk është e çuditshme duke marrë parasysh karakterin e ndryshëm të rasteve. Qeshja e Sares edhe pse e shkurtër dhe e pa pritur, në kontekstin e atmosferës specifike, tregon në nivelin e lartë emocional. I njëjti mund të kuptohet edhe si mekanizëm për lirimin nga stresi i shkaktuar nga mysafirët e ardhur te Ibrahimi a.s. Qeshja e Sulejmanit a.s. ka qenë më komplekse dhe më e vazhduar sepse nuk ka qenë e kushtëzuar me asnjë frikë për me njohurinë e bukur të botës së milingonave. Kjo është edhe një buzëqeshje e një intelektuali, i cili I befasuar me një gjë të re në shkencë, e kthen fytyrën e tij në gëzim.

Krijuesi i madhërishëm thotë: "Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an Shembuj nga çdo lëmi e nevojshmeAshtu që ata të marrin përvojën (mësim)" (Ez Zymer, 27) Shembujt e buzëqeshjeve të ndryshme udhëzojnë në nevojën e leximit të drejtë të gjitha detaleve të jetës shoqërore, kuptimin stabil të psikologjisë së njeriut, dhe përcaktimin e saktë të fytyrave të cilat na rrethojnë nëpërmjet kuptimit të pasqyrave të shpirtit të tyre.

Është mirë të dihet çfarë pasqyron buzëqeshja, tipi i saj etj. Kompleksi facial i njeriut me 44 muskuj elastik, ka mundësi të veproj si në mënyrë individuale ashtu edhe në kombinime duke ofruar mundësi të panumërta të shprehjeve jo verbale. Paramendoni sa mundësi të shprehjeve tregojnë në mendime, disponime, ndjenja etj. Njerëzit ende kanë vështirësi të njohin ndryshimin subtil në mes ironisë dhe sarkazmit, duke mos vërejtur buzëqeshjen e sinqertë të shpirtit të madh, dhe vetëm në pleqëri të thellë kuptojnë që nuk e kanë arritur mikun e vërtetë, e në fund mbeten vetëm hipokritë të zbehtë. Njëkohësisht, aktiviteti paralele i të njëjtëve muskuj është se i shfrytëzojmë për ushqim, bisedim, por edhe për manipulim apo shpëtimin e jetës. Shprehja e Allahut të Madhërishëm çoftë ajo tekstuale apo materiale rregullisht është me veprim shumanësor.

Kështu p.sh. edhe verseti i shkurtër i cituar në fillim të kësaj trajtese (En Neml, 19) folë për:

1. Simbolin e fuqisë (Sulejmanit a.s.) dhe mënyrën e tij të medituarit dhe lëvizjet e tija, por edhe marradhënjen tejet sensibile ndaj Krijuesit (makro-kozmosit);

2. Krijuesi me mjeshtri na udhëheqë në proceset kognetive, duke na tërhequr vëmendjen në fenomenin e emocioneve mundësit e zhvillimit të tij duke hapur kështu rrugët kah kuptimi i njeriut;

3. Paralelisht në këtë potencon kah dritarja e cila udhëheqë në mikro-kozmosin fascinant të milingonës duke theksuar organizimin e tyre, mënyrë precize të komunikimit, superioritetin e femrës, informimin mbi ndodhitë në mes njerëzve etj.

4. Zëri si rezultat i kombinimit të shkronjave në versetin kur'anor vepron si ilaç në nevojat subtile të shpirtit.

 

KONKLUDIM

Bota është e krijuar për lexim me ç'rast ngritën këndet e buzëve tona duke stimuluar buzëqeshje. Le të kontribuojnë imazhit burimor estetik të kësaj bote me mijëra fytyra fisnike, të cilat mund të kthehen në pasqyra personale. Andaj buzëqeshja ynë le të jetë pozitive dhe e shoqëruar me meditim të thellë për çdo gjë që na rrethon.

 

Përgatiti dr. Ali Iljazi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449640 visitors (1412873 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free