Mishi i derrit nga aspekti mjekësor i ndalesës

Mishi i derrit nga aspekti mjekësor i ndalesës
 

 

 

 

 

Qëllimi kryesor i Islamit është që të rris një shoqëri me ideal të larta shpirtërore, morale, politike, ekonomike, që të ketë harmoni dhe paqë, dhe mbi të gjitha një shëndet më të mirë shpirtërorë dhe trupor për ta.

Islami(një fjalë Arabe që don të thotë dorëzim vullnetit të të Plotfuqishmit Zot) ka vënë bazën më të mirë rreth mbajtjes dhe kujdesisë së shëndetit. Në Kur`anin e Shenjtë (Librin e fundit të zbritur nga Zoti) All-llahu këshillon besimtarët që të zgjedhin ushqimin më të mirë dhe t'iu largohen ushqimeve të dëmshme dhe të mirëmbajnë shëndetin.

"All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues." Kur`an 2:173

"Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë." Kur`an 6:145

Siç e pamë nga ajetet Kur`anore të cekura më lartë All-llahu iu tërheq vërejtjen besimtarëve që të kenë kujdes gjatë zgjedhjes së ushqimit. Po ashtu të abstenuarit nga ngrënia e mishit të derrit është një masë preventive e ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin. Nga gjitha kafshët shtëpiake derri është më i pisti, duke ngrënë gjithçka përfshirë edhe jashtëqitjen që e bën vetë. Mishi i tij është bartës i sëmundjeve të ndryshme për njeriun kështu që e bënë atë të papërshtatshëm për njeriun që ta konsumojë.

Mishi i derrit përmban më shumë yndyrë se të gjithë mishrat e tjerë. Për këtë arsye, personat që konsumojnë mish derri janë më të trash se të tjerët. Mishi i derrit rritë kolesterolin në gjak dhe kështu që i bën ata më të prirur për sëmundje të arterosklerozës (bllokimit të enëve te gjakut e cila zakonisht është më e dukshme tek arteriet koronare në zemër) dhe aksidente tjera kardiovaskulare dhe një vdekje të shpejtë.

 

SËMUNDJET E SHKAKTUARA NGA MISHI I DERRIT

Në listën e mëposhtme keni mikrobet ose parazitët që gjenden në mishin e derrit dhe disa sëmundje që shkaktohen nga to. Shumica nga këto sëmundje janë ngjitëse dhe janë vërtetuar si fatale. Kjo tregon se sa më shumë të përparojë shkenca aq më shumë vërtetohet se Islami është fe e Zotit. Sëmundjet e shkaktuara nga ngrënia e mishit të derrit i kemi veçuar në tri kategori: Sëmundjet parasite, sëmundjet bakteriale dhe sëmundjet virale.

 

SËMUNDJET PARAZITE

1. Trikinella spiratis ( Krimbi Trikina ): Është paraziti më i rrezikshëm per njeriun që shkakton dhimbje pneumatike dhe të muskujve. Të infektuarit që nuk tregojnë simptome shërimi vdesin dal para kohe, e të tjerët ndodh që të mbesin invalid për tërë jetën. Askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundje dhe nuk ka asnjë shërim për të.

2. Tania solium ( Krimibi - Shiriti i Derrit ): Krimbat shkaktojnë mosushqim dhe anemi, diarre, depresion melankolia ekstrem dhe rregullime digjestive. Sajsticerosis (cysticerosis) dmth që lava hyn në gjak dhe zë vend në një apo më shumë organe vitale të trupit si psh: në tru, mëlçi, mushkëri dhe boshtin kurrizor. Rriten dhe mbështillen, shkaktojnë presion ndaj sistemit përreth që rezulton në sëmundje të rrezikshme siq i cekëm edhe më lartë (anemi, diarre, depresion melankolia ekstrem dhe rregullime digjestive,. etj)

3. Krimbat e rrumbullakët: Shembuj: Askarisi, i cili mund të shkaktojë çrregullimi digjestive, apendicitis dhe verdhëzime obstruktive.

4. Krimbat gremç: Shembuj: Ansylostomiasis, e cila mund të shkaktojë aneminë, odemën, dështimin ose vonimin e rritjes së zemrës (mentale dhe fizike), tuberkulozin, diarrenë dhe tyfoidin.

5. Skitosoma zhaponikum: Rrjedhje gjaku, anemi dhe shumë sindrome tjera. Nëse një virus i tillë zë vend në tru dhe palcë kurrizore, mund të shkaktohet paralizë që mund të pasojë më vdekje.

6. Aragomis uestermani: Infeksione që dërgojnë në gjakderdhje të mushkërive.

7. Paciolepsis buski: Çrregullime digjestive që shkakton diarre të përsëritur dhe odemë që është akumulim i lëngut të tepërt, zakonisht i ujit në trupin e njeriut.

8. Klonorkis sinensis: Shkakton klonorkiasin - verdhëzën obstruktive dhe zmadhimin e mëlçisë.

9. Metastrongilus apri: Shkakton bronhitis, abces të mushkërive.

10. Gjaiganthornikus gjigas: Shkakton anemi dhe çrregullime digjestive.

11. Balatidium koli: Shkakton dizenteri akute dhe dobësi të përgjithshme.

 

SËMUNDJET BAKTERIALE

1. Tuberkulosis - Shkakton tuberkulozin, një sëmundje infektive që zakonisht prek mushkëritë, edhe pse mund të prekë çdo pjesë të trupit.

2. Fusiformis nekrofurus: Shkakton kalbëzim të këmbës e cila është shumë vështirë për t'u shëruar.

3. Salmonella kolera suis (derrit): Shkakton bakteremi me lezione inflamatore metastatike. Zakonisht sëmundja pasohet nga një invasion i hershëm i rrymës së gjakut, gjendje kjo që shoqërohet me lezione inflamatore vatrore në mushkëri, meningje dhe kocka. Në këtë sindrom në shumicën e rasteve manifestimet intestinale mungojnë.

4. Paratifoidi: Është i shquar për temperaturë të lartë, dhimbje koke, humbje të apetitit, vjellje dhe kapsllëk ose diarre.

5. Brucella suis (Bucella e derrit): Shkaktojnë faza bakteremie akute të ndjekura nga faza kronike që zgjasin me vite. Karakterizohet me dobësi, temperaturë subfebrile, vërehet zmadhimi i nyjeve limfatike, shpretkës dhe mëlçisë. Këto simptoma që janë karakteristike e infeksionit të gjeneralizuar nga brucella suis, në përgjithësi qetësohen pas disa javësh apo muajsh.

6. Suin Erisipelas: Shkakton Erisipellën - një infeksion i lëkurës dhe përshkruan indet yndyrore. Zakonisht shkaktohet nga bakteria e streptokokut.

 

SËMUNDJET VIRALE

1. Pokset e Vogla ( Small pox ): Janë burim i infeksioneve të ndryshme tek njerëzit.

2. Zhapaneze B-encefalitis: Shkakton inflamacion të rëndë të trurit.

3. Influenza: Shkakton ethe,zjarrmi, dhimbje fyti, dhimbje të muskujve, dhimbje të mëdha koke, kollitje, dobësi dhe lodhje. Po ashtu shkakton pneumoni, e cila mund të jetë fatale zakonisht tek fëmijët. Shkakton edhe Gastroenteritis, një sëmundje infektive e barkut që përciellet me të vjella dhe barkqitje.

4. Tokso plazma gondi: Është një sëmundje mjaft e rrezikshme. Fillon me temperaturë të lartë dhe i ngjanë gripit dhe zgjat disa javë. Një bebe e porsalindur e një nëne të infektuar me këtë virus mund të vdes brenda disa ditëve apo javëve. Por edhe nëse fëmiu arrin të shpëtojë mund të mbetet i verbër ose i shurdhër. Tek të rriturit mund të shkaktojë temperaturë të lartë kronike, zmadhim të mëlçisë, mialgji, anoreksi, artralgji dhe ndonjëherë edhe hepatit. Po ashtu mund të shkaktojnë pneumoni ose minengjit celebrospinal që dërgon drejtë vdekjes ose çmendurisë.

Mishi i derrit është i vështirë për t'u ngrënë dhe siç e pamë ai mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike dhe çrregullime digjestive (tretëse). Puçrrat, xhungat e mbushura me qelb dhe cistat janë shumë të zakonshme tek ata që hanë mish derri. Është fakt qe deri në ditët e sodit ende nuk ka metoda specifike për t'i mbytur apo t'i nxjerrin jashtë këta parazit dhe viruse të ndryshme.

"O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falenderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni." Kur`an 2:172

 

REFERENCAT

1. Mikrobiologjia 2000 ; Robert ANDONI, Zija JACAJ; Tiranë, 2000.

- Virologji fq 442 - 506 , Parazitologji fq 422,428.

2. Microbial Infections; slideshow by Prof.dr.Sesin Kocagoz, Yeditepe University, Stamboll 2006.

3. Immunity to Infection; ligjerata e mbajtur nga Tanil Kocagöz, M. D., Ph. D, Yeditepe University, Stamboll 2005.

4. Kur`ani Fisnik 3.0 versioni online

5. Journal of Clinical Microbiology; volume 31 no 6, June 1993

6. Firat Tip Dergisi 2003, Cilt 8, nr 4, Sayfa (faqe) 179-182

 

 

 

Përgatiti: Asdren Zajmi

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269885 visitors (1062429 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=