Mrekullia tek Hekuri
Mrekullia tek Hekuri

Hekuri është një nga elementet e theksuar fort në Kur'an. Në Suren el-Hadid, që d.m.th. Hekur, ne informohemi:
…Dhe Ne e kemi zbritur edhe hekurin në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit… (Sure el-Hadid: 25)

Fjala enzelna e përkthyer si "zbritur" dhe e përdorur për hekurin në këtë varg, mund të mendohet se ka kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është sjellë për të mirën e njerëzve. Por, nëse marrim në konsideratë kuptimin konkret të fjalës, që është "i zbritur fizikisht nga qielli", si në rastin e shiut apo të rrezeve të Diellit, kuptojmë se ky varg sjell një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo sepse gjetjet moderne astronomike kanë nxjerrë në pah se hekuri i ndodhur në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigandë nga hapsira e jashtme.
Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapsira e jashtme, meqënëse temperatura në diell është e papërshtatshme për formimin e elementit hekur. Dielli ka në sipërfaqe një temperaturë prej 6000 gradë Celsius dhe në kore afërsisht 20 milion gradë. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, ku temperatura arrin disa qindra milion gradë. Kur sasia e hekurit tejkalon një masë të caktuar tek një yll, ai nuk mund ta mbajë më dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet "nova" ose "supernova". Këto shpërthime bëjnë që hekuri të shpërndahet në hapsirë.
Një burim shkencor na jep informacionin e mëposhtëm mbi këtë temë:
Ka gjithashtu prova për ngjarje më të vjetra supernovash: Nivelet e përforcuara të hekurit-60 në sedimentet e thellësive të detit janë interpretuar si tregues se një shpërthim supernova ka ndodhur brenda 90 vite-dritë të diellit rreth 5 milion vjet më parë. Hekuri-60 është një izotop radioaktiv i hekurit i formuar në shpërthime supernova, i cili zbërthehet me një periudhë gjysëm-zbërthimi prej 1,5 milion vjetësh. Një prani e madhe e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike tregon sintezën e re bërthamore të elementëve afër në hapsirë dhe transportimin e tyre në tokë (ndoshta si pjesë e thërrmijave të pluhurit)
Gjithë kjo tregon se hekuri nuk u formua në Tokë, por u mbart nga supernovat dhe "zbriti" në të njëjtën mënyrë siç përmendet në vargun e mëparshëm . Është e qartë se ky fakt nuk mund të njihej shkencërisht në shekullin e 7-të, kur u shpall Kur'ani. Megjithatë ky fakt është përmendur në Kur'an, fjala e Zotit I Cili rrethon çdogjë me dijen e Tij të pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elementët e tjerë janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen "Ne dërguam edhe hekurin", fjala "edhe" i referohet mjaft mirë këtij fakti. Megjithatë, fakti që vargu përmend në mënyrë të veçantë hekurin është tej mase ngacmuese në dritën e zbulimeve të bëra në fund të shekullit të 20-të. Në librin e tij Fati i Nayrës, Majkëll Denton thekson rëndësinë e hekurit:
Nga të gjithë metalet askush nuk është më i domosdoshëm për jetën se hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendër të një ylli që shkakton një shpërthim supernova dhe shpërndarjen më pas të atomeve jetikë nëpër kozmos. Ishte rënia e atomeve të hekurit për shkak të gravitetit në qendër të Tokës primitive ajo që gjeneroi nxehtësinë që shkaktoi diferencimin kimik fillestar të tokës, çlirimin e atmosferës së hershme dhe së fundmi formimin e hidrosferës. Është hekuri i shkrirë në qendër të tokës, i cili duke vepruar si një dinamo gjigande, gjeneron fushën magnetike të tokës, e cila nga ana tjetër krijon brezat e rrezatimit Van Alen që mbrojën sipërfaqen e tokës nga rrezatimet kozmike penetruese me energji të lartë dhe ruajnë shtresën e ozonit nga shkatërrimi i rrezeve kozmoke…
Pa atomin e hekurit nuk do të kishte jetë të bazuar mbi karbonin në kozmos; as supernova, as ngrohje të tokës primitive, as atmosferë apo hidrosferë. Nuk do të kishte fushë mbrojtëse magnetike, as breza rrezatimi Van Alen, as shtresë ozoni, as metale për të bërë hemoglobinën (në gjakun e njeriut), as metale për të mbajtur nën kontroll reaktivitetin e oksigjenit dhe as metabolizëm oksidues.
Marrëdhënia intriguese dhe e ngushtë ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe shuarjes së ndonjë ylli të largët, jo vetëm tregon përshtatjen e metaleve me biologjinë por gjithashtu biocentrizmin e kozmosit…
Rëndësia e hekurit mund të shihet qartë nga këto fjalë. Fakti se i kushtohet rëndësi e veçantë hekurit në Kur'an thekson rëndësinë e këtij elementi. Përveç kësaj ka një sekret tjetër në Kur'an që tërheq vëmendjen për rëndësinë e hekurit: Vargu i 25-të i Sures el-Hadid, që i referohet hekurit, përfshin dy kode matematikë interesantë:

El-Hadid është surja e 57-të e Kur'anit. Vlera numerike e fjalës "el-hadid" në Arabisht është përsëri 57. Vlera numerike e fjalës "hadid" vetëm është 26. Gjithashtu, siç shikohet në tabelën periodike të mësipërme, 26 është numri atomik i hekurit.
El-Hadid është Surja e 57-të në Kur'an. Vlera numerike e fjalës "El-Hadid" në Arabisht kur vlerat e tij numerike mblidhen, është gjithashtu 57.
Vlera numerike e fjalës vetëm "Hadid" është 26 dhe 26 është numri atomik i hekurit.
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 271226 visitors (1066904 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=