Lejimi i gjërave që i ka ndaluar apo ndalimi i gjërave që i ka lejuar Allahu subhanehu ue teala

Lejimi i gjërave që i ka ndaluar apo ndalimi i gjërave që i ka lejuar Allahu subhanehu ue teala
 
 
 
   Në mesin e dukurive të tjera të përhapura të shirkut të madh janë edhe lejimi i gjërave të cilat i ka ndaluar Allahu subhanehu ue teala apo ndalimi i gjërave të cilat i ka lejuar Allahu subhanehu ue teala, besimi se edhe dikush tjetër përveç Allahut subhanehu ue teala posedon të drejtën e lejimit apo të ndalimit apo kërkimi nga ana e njerëzve që të gjykohen në gjykata apo me kanune (ligje) të xhahilijetit (kohës para Islamit). 
E, gjithë këtë duke e bërë me vetëdëshirë, kurse Allahu subhanehu ue teala e ka cekur se ky është kufër i madh, i cili e nxjerr njeriun prej Islamit.
 Allahu subhanehu ue teala thotë: "Ata i konsideruan “ahbarët” (priftërinjtë jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut..." (Et-Teube, 31)

   Adij ibn Hatimi, kur e dëgjoi Pejgamberin alejhi selam duke e thënë këtë ajet, tha: “O i Dërguar i Allahut, ata nuk i adhuronin prijësit fetarë të tyre.” Pejgamberi alejhi selam i tha: "Gjithsesi, a nuk ju lejonin atyre atë çka ju ka ndaluar Allahu subhanehu ue teala dhe ata gjithashtu e merrnin si të lejuar dhe u ndalonin atë çka u ka lejuar Allahu subhanehu ue teala dhe ata e merrnin si të ndaluar?

 Ky është pra adhurimi i tyre ndaj prijësve fetarë të tyre." (Bejhakiu në Sunen El Kubra 10/116, Tirmidhiu nr:3095, dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, shih Gajetul Meram f.19.)

   Allahu subhanehu ue teala i ka cilësuar mushrikët me këto cilësi: "Nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë..." (Et-Teube, 29), e po ashtu në një ajet tjetër thotë: 
"Thuaj: “Më thoni atë që Allahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju lejoi Allahu ju ose ju i shpifni Allahut?" (Junus, 59)


Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu: Eroll Nesimi
4.4.2008
 
 
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452961 visitors (1423762 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free