Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i lososit

 

 

 

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 

Ambienti i ujit paraqet shumë lloje peshqish që agjërojnë. Këtu do të paraqesim agjërimin e lososit të kuq agjërimi i të cilit mendohet një prej mrekullive të Allahut dhe imazh i ndryshimeve të çuditshme biologjike.

Në periudhën e hershme të jetës, ky lloj peshku banon në ujërat e ëmbla, para se të emigrojë në ujëra të njelmët të deteve dhe oqeaneve.

Për lososin e kuq është karakteristike që një pjesë të jetës, diku nga katër deri në shtatë vjet, kalon në detet e mëdhenj. Kur rriten dhe bëhen të gatshëm për reprodukim biologjik, së bashku pas udhëtimit të mundshëm i cili zgjat afër katër deri në pesë mijë kilometra, mblidhen në oqean. Pas kësaj secili lloj drejtohet në vendlindjen e tyre, duke vazhduar rrugën deri te lumenjtë ku kanë lindur.

Është mahnitëse që këta peshq fillojnë agjërimin posa t'i lënë ujërat e njelmët duke notuar kah ujërat e ëmbël. Ky udhëtim zgjat disa muaj. Është e qartë që shërbehen me instinkte shqisore të cilat zhvillohen nga agjërimi i gjatë kohor për të njohur lokalizimin përkatës. Secili peshk noton në të kundërtën e rrjedhës së lumit. Kur arrin në vend të përshtatshëm, lososi fillon të gropojë zgavra për vezë. Të dy prindërit marrin pjesë në këtë punë. Femra i bën vezët, e më pas meshkujt i mbulojnë me spermë për t'i fekonduar nga jashtë. Ata presin derisa lososët e rinj të dalin nga vezët, e vështrojnë për herë të fundit, duke kryer me sukses misionin e tyre.

Pas kësaj duke agjëruar shkojnë në të njëjtin lokacion, duke lënë pas vetes gjeneratën e re e cila përgatitet për rrethin e dytë të mundimit që e kanë përjetuar të gjitha krijesat. Kur peshqit e rinj rriten dhe aftësohen seksualisht, do të fillojnë agjërimin e tyre, sikur të prindërve të tyre.

Mrekullitë e Allahut janë pafund: "Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi." (El - A'ëla, 1 - 3)

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 278483 visitors (1083321 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=