Pirja e duhanit në shoqërinë muslimane dhe qëndrimi i islamit për këtë qështje

Pirja e duhanit në shoqërinë muslimane dhe qëndrimi i islamit për këtë qështje
 


 

 

 

Përhapja e duhanit ndër shtetet dhe popujt muslimanë ësh­të zhvilluar kryesisht sikundër edhe në shtetet evropiane. Nga shtetet muslimane duhani është paraqitur së pari në Mbretërinë Turke, në përbërje të së cilës ka qenë edhe shteti ynë. Kjo ka ndodhur në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullti XVII. Në Hercegovinë duhani ka filluar të mbillet në gjysmën e parë të shekullit XIX, në kohën e Ali-pashë Rizvanbegoviç it (1833-1815). Asokohë tek ne është zhvilluar edhe esnafi i veçantë, i përbërë nga shitësit dhe grinsit e duhanit (tutunxhinjtë dhe havaxhinjtë).



Paraqitja e duhanit në shoqërinë muslimane ka shkaktuar prob­leme, polemika dhe rezistencë të fuqishme. Mësuesit e më­hershëm islamë (ylemaja) deri në gjysmën e dytë të shekullit XIV nuk kanë thënë asgjë në mënyrë të prerë për pirjen e duhanit, ngase në kohën e tyre nuk ka pasur fare duhan. Por, bashkëkohësit e paraqitjes së tij dhe të periudhës së parë të tij kanë reaguar shpejt e qartë dhe kanë dhënë mendime për të. Disa prej tyre kanë konsideruar se përdorimi i duhanit në aspek­tin islam është i lejuar (hallall), duke marrë parasysh se ai nuk deh dhe sipas mendimit të tyre nuk është i dëmshëm. Mirëpo, shumica prej tyre dhe ata më të spikaturit menjë­herë kanë thënë se duhani është i ndaluar (haram), ose së pa­ku se është risi e qortuar dhe e dëmshme.

Ndër dijetarët e parë islamë që kanë filluar ta ndalojnë du­hanin ka qenë udhëheqësi suprem fetar i muslimanëve në Stam­boll, Shehul-Islam Fahrudin Muhamed Çivizade (vdiq më 995/ 1586). Ai në gjysmën e dytë të shekullit XVI ka luftuar vendosmërisht, edhe me fjalë, edhe me penë, kundër disa dukurive të dëmshme, të cilat asokohe kishin marrë hov në botën islame, si: duhani, kafeja, burmuti dhe opiumi. Atij iu bash­ku­an dhe e përkrahën shumë alimë të shquar.

Sulltan Murati IV (1623-1640) për këtë arsye e pati ndaluar du­hanin edhe pati nxjerrë ligjin që parashihte dënimin me vdek­je për duhanxhinjtë. Në disa vende (Persi) në fillim të përhapjes së duhanit duhanxhinjtë i ndëshkonin me rrahje.

Njerëzit e dijshëm (ylemaja) në Bosnje, gjithashtu e gjy­konin dhe e ndalonin përdorimin e duhanit. Ka pasur raste kur shumë njerëz fillonin të pinin duhan duke mos ditur asgjë për të e veçanërisht për pasojat e tij të dëmshme, prandaj, kur pas përvojës së parë ndienin pakënaqësinë e pirjes, siç është edhe kundërmimi i pakëndshëm, ndonjëri shpejt pushonte së për­doruri dhe pastaj i këshillonte të tjerët që të vepronin ashtu. Ndër pirësit e parë të duhanit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilët e kanë hedhur duhanin pas përvojës së keqe me të, ka qenë alimi ynë i shquar, Sufiu, dhe poeti nga shekulli XVII, Shejh Hasan Kimiu, i lin­dur në Sarajevë, vdiq në Zvornik në 1690. Ai ka përshtatur një poemë instruktive (kaside) në gjuhën tonë për dëmin e duhanit, duke parapëlqyer mësime të sinqerta, këshilla dhe lutje që njerëzit t'i shmangen përdorimit të duhanit. Nga kjo poemë shihet se ky kob është përhapur me shumicë qysh në kohën e tij. Ai duhanin e quan "punë e ligë" e cila i sjell nje­riut turpin dhe kundërmimin e pakëndshëm. Vetë duhanin e quan me fjalën turke "tutun", kurse për përdorimin e tij (pirjen) thotë ndonjëherë sipas mënyrës së të shprehurit turk "pi du­han". Kështu, ndër të tjera, në poemën e përmendur ai u porosit bashkëqytetarë ve të vet për duhanin edhe këtë:

 

Është punë e ligë,
Ta pish është turp,
Ngase është gjynah.

Braktisni duhanin!

Në të ankthe të ashpra,
Të gjitha rrobat qelben,
Çdokujt i gërditen.
Braktisni duhanin!

Edhe ne e kemi pirë,
Dhe ishim në qelbësirë,
Por si bogomilët.
Braktisni duhanin!

 

Një dijetar dhe shkrimtar tjetër nga shekulli XVIII (Mus­ta­fai, i biri Muhamedit, Akhisari, nga Prisci, vdiq më 1169/1755) ka shkruar një shqyrtim të vlefshëm në gjuhën arabe për kafe­në, opiumin dhe duhanin. [1] Në të autori ynë parashtron men­di­met e shumë mësuesve të shquar për ndalimin e duhanit, pasi ai pa­raqet shumë dëme të llojllojshme dhe thotë: "Të gjitha dëmet e duhanit nuk mund të njehsohen, as të shënohen". Mendim të tillë dijetarët eminentë të Islamit e kanë dhënë, në bazë të vrojtimeve të tyre të dëmeve të duhanit, të cilat qysh atëherë i kanë vërejtur dhe, kryesisht, i kanë prezantuar kështu: "Dobësi-mi i shëndetit te duhanxhiu, humbja e orek­sit, çrregullimi i funksioneve të disa organeve, e veçanë­risht të mëlçisë." Përveç kësaj kanë thënë: "Duhanxhiu përhap rreth vetes tym dhe kundërmim të pakënd­shëm dhe kështu, me ndotjen e ajrit, shqetëson mjedisin e vet. Ky ësh­të shkak i mjaftueshëm për t'u gjykuar e për t'u ndaluar duhani, meqë parimi islam është: "Të mos shqetësohen njerëzit e tjerë". Krahas kësaj, me pirjen e duhanit prishen të ho­llat pa kurrfarë dobie, e vetë kjo u është ndaluar muslimanëve (haram).

Përveç parimeve dhe rregullave islame, të përmendura më herët, për ruajtjen e shëndetit dhe të pasurisë nga çdo gjë që i rrezikon e i shkatërron ata, në Islam ka edhe shumë rregulla nga të cilat mund të kuptohet dhe të konkludohet qartë se ndër gjë­rat dhe shprehitë e tjera të dëmshme edhe përdorimi i duhanit është i ndaluar. T'i përmendim së paku disa prej tyre, në mënyrë që qëndrimi i Islamit dhe mësuesve islamë në raport me duhanin të na bëhet më i qartë: Këto janë rregulla të për­gjithshme, që na udhëzojnë të marrim një qëndrim më të mirë lidhur me këtë çështje, si dhe për shumë çështje të ngjashme që mund të na parashtrohen në jetë.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i mëson njerëzit se Zoti  ka lejuar çdo gjë që është e bukur dhe e shëndoshë, e ka ndaluar të gjitha gjërat që janë të shëmtuara e të dëmshme.

Se edhe duhani bie në gjërat e shëmtuara e të dëmshme të epsheve të njeriut, kuptojmë nga Kur'ani ku Zoti thotë: "Mos ndiq pasionin tënd të ulët dhe mos iu bind atij, se ai do të të shpie në lajthitje, larg rrugës së drejtë të All-llahut." (Sad:26)

"Mos ndiqni epshet dhe ëndjet e ulëta, që të mos shman­geni nga e vërteta dhe rruga e drejtë." (En-Nisa: 135)

"Kush i frikësohet gjyqit të Zotit dhe e dëbon shprehinë e vet të keqe dhe epshet, vendi i tij është në Xhenet." (En-Naz'at: 40)

Askush nuk mund të mohojë se pirja e duhanit është krye­sisht pasion dhe ëndje (kërkesë) e dëmshme.

Hadithet:

- "Askujt (as vetvetes, as tjetrit) nuk guxon t'i shkaktohet dëm!"

- "Ruhuni nga epshet dhe ëndjet e ulëta, ngase ato njeriun e bëjnë të verbër dhe të shurdhër!"

- "Lufta më e mirë është të luftosh kundër egos sate të keqe dhe ëndjeve të tua."

Duke marrë parasysh të gjitha qëndrimet e përmendura nga mësimet islame dhe duke pasur parasysh ato që janë zbu­luar deri më sot për dëmin e duhanit, dhe që kuptohet e zbulohet ende në shkencë; me siguri të plotë mund të thuhet se përdorimi i duhanit, sipas mësimit islam, është e urryer dhe i ndaluar. Kjo sidomos vlen kur mjeku specialist i rekomandon nje­riut që ta lërë duhanin në interes të shëndetit të tij. [2]

Nga e gjithë kjo shihet qartë se sa kanë të drejtë dijetarët isla­më (ylemaja), të cilët e kanë gjykuar dhe ndaluar përdori-min e duhanit dhe se sa janë të mëdha e të lartësuara ato rregulla e parime islame në bazë të të cilave ata kanë marrë qëndrim të këtillë dhe kanë dhënë zgjidhje të tillë. Këto rregulla dhe zgjidhje të ylemave duhen nderuar dhe zbatuar në praktikë. Me të vërtetë është dukuri e pikëllueshme që të kesh kësi rre­gullash përparimtare dhe të mëdha e të mos sillesh sipas tyre, por të pranosh sjellje dhe shprehi të dëmshme të përkundërta me këto!

Prandaj, çdo musliman që pi duhan, në realitet e vë veten në një situatë të çuditshme, tragjikomike, për të cilën do të duhet të mendojë thellë dhe të shikojë veten dhe sjelljet e tij nga aspekti i zgjuarsisë dhe i Islamit. Kur të veprojë kështu, do ta gjejë veten në një situatë të palakmueshme, një fotografi e shëmtuar, të cilën ai kurrë nuk do t'ia lejonte vetes, po të mendonte lirshëm e arsyeshëm dhe po ta shi­kon­te këtë fotografi me sy dhe shpirt të zgjuar (vigjilent). Ky është shembulli ose fotografia e njeriut që për çdo ditë djeg nga një bankënotë para syve të tij duke u këna­qur me tymin dhe flakën e saj. Kushdo që vepron kështu, në më­ny­rë absurde dhe të padobishme, po shkatërron paratë e ve­ta. Në realitet, ai me dhënien e parave për duhan, të cilin e ndez menjëherë para syve të vet, në fakt, i humb këto para sikur t'i kishte djegur drejtpërdrejt, vetëm për se me pirjen e duhanit, së bashku me shkatërrimin dhe humbjen e parave, i shkakton edhe dëme shën­detit të vet. Pra, vetëdijshëm dhe vullnetarisht ai i jep të hollat e veta për diçka që ia rrezikon dhe ia helmon shëndetin. Atëherë vallë, a nuk është kjo një pozitë e çuditshme dhe e pakuptueshme e duhanxhiut, duke qenë rob i pirjes së duhanit? Kjo tregon se si njeriu ngandonjëherë është shumë i dobët dhe i paarsyeshëm kur ka të bëjë me kërkesat dhe shpre­hitë e tij, të cilat do të duhej t'i flakte. Për këtë duhet të kihet guxim dhe vullnet i fortë, e feja jonë e lartësuar-Islami- u jep pasuesve të vet këshilla të çmueshme dhe u mëson guximin dhe forcimin e vullnetit, që të mund t'i përballojnë të gji­tha pasionet dhe vetitë e këqija, vetëm nëse sinqerisht e pranojnë këtë mësim dhe këto këshilla.

Vëlla i dashur, motër e dashur, të moshuar e të rinj, djalë, vajzë dhe djalosh! Ti po e sheh dhe po e kupton qartë, duke lexuar ç'është parashtruar këtu, se feja jote e lartë­su­ar, Islami, e urren dhe e ndalon pirjen e duhanit, prandaj urreje dhe braktise edhe ti dhe përmbaju fesë sate; do të jesh fatlum dhe i kënaqur gjatë gjithë jetës, ngase do të shpëtosh nga një shprehi e dëmshme, nga një kob tejet i madh. Nëse fatkeqë­sisht, pa vetëdije apo nga mosdija, ke rënë në këtë kob dhe ke bërë shprehi që të pish duhan, përpiqu me të gjitha forcat që të shkëputesh nga kobi dhe të braktisësh duhanin. Nuk duhesh të hutohesh nga fakti se në mesin e shumë duhanxhinjve sheh mësuesin e fesë (ylemanë) dhe mjekun. Edhe ata në fillimin e pa­vetëdijshëm, kur nuk kanë ditur, kanë rënë në këtë shprehi e nuk munden lehtë ta braktisin por të gjithë do të dëshironin të mos ishin duhanxhinj. Nëse ende nuk ke hyrë në këtë kob, ruaju e assesi mos e bë shprehi të pish duhan! Mos bjerë nën ndikimin e askujt; as të "miqve", as të "shoqërisë", e as të "modës", të cilët do të donin të të shpinin e të të bindnin në këtë kob të dëmshëm. Nuk e ke shok të mirë, nuk e ke shoqëri të mirë, nuk është as njeri i kulturuar ai që do të ta mbushë mendjen që të pish duhan, prandaj mos bjer nën ndikimin e tyre! Nuk mund të jetë moderne ajo që është e dëmshme dhe që e shkatërron shëndetin dhe fatbardhësinë tënde. Motoja jote e jetës le të jetë: "Duhani është i dëmshëm e i padenjë, duhanin e braktis përgjithmonë!"

Prandaj, vëlla i dashur dhe motër e dashur, kudo që të jeni përmbajuni këshillave dhe mësimeve shpëtimprurëse të fesë suaj të lartësuar-Islamit, duke qenë të vetëdijshëm se në këtë më­ny­rë do ta mbroni më së miri dinjitetin dhe nderin tuaj njerëzor!


[1] Shqyrtime të ngjashme, në të cilat ndalohet përdorimi i duhanit, gjenden në numër të madh ndër dorëshkrimet e kësaj biblioteke nga shkrimtarë të njohur e të panjohur.
[2] Një qëndrim të këtillë e ka pasur dhe e ka shënuar qartë edhe njëri nga dijetarët dhe shkrimtarët më të shquar islam, rektori i El-Ahzenit, Muhamed Sheltuti, vdiq më 1963; shih veprën e tij "El-Fetava."

 

 

Shkëputur nga Libri: Veset (Alkooli, duhani, bixhozi.)
Autor: Kasim Dobraqa
Shqipëroi nga boshnjakishtja: Muhamed I. Dolaku

 

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 272654 visitors (1070842 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=