Sİ JETOJNË PESHQİT NË UJË?

Sİ JETOJNË PESHQİT NË UJË?

Ju duhet të keni parë se sa të shpejtë dhe të shkathët janë peshqit në ujë. Me qëllim që të notojë, një peshk nuk ka nevojë të bëjë asnjë lëvizjë tjetër veçse të tundë bishtin e tij nga njëra anë në tjetrën. Kjo lëvizje e lehtë e peshqve ndodh në saje të shtyllës së tyre kurrizore elastike, si dhe në saje të disa sistemeve të tjera në organizmin e tyre.

Një peshk, kur noton, harxhon një sasi të madhe energjie. Peshkut i nevojiten sasi të mëdha energjie me qëllim që të arrijë shpejtësi të larta. Është e nevojshme për një peshk të fitojë shpejtësi në mënyrë të menjëherëshme për t’u shpëtuar grabitqarëve.

 

Për më tepër, peshku lëviz kundër rrymës pothuajse në pjesën më të madhe të kohës. Merrni me mend se sa e vështirë është për ju të lëvizni nën ujë dhe sa e lehtë është të ecni në rrugë. Krahasoni jetën nën ujë dhe jetën në tokë.

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijen që lundron në det dhe u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu nga lart, me të cilin ngjall tokën e vdekur dhe përhap në të nga çdo gjallesë, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit dhe tokës (në të gjitha këto) ka argumente për një popull që mendon. (El-Bekare: 164)

Është ndërtimi i veçantë i shtyllës kurrizore dhe muskujve të peshkut që siguron një fuqi të tillë. Shtylla kurrizore mban trupin drejt dhe është e lidhur me fletët dhe muskujt e peshkut. Përndryshe, nuk do të ishte e mundur për peshkun të lëvizte nën ujë. Megjithatë, forma e veçantë e shtyllës kurrizore nuk është e mjaftueshme për peshkun që të notojë, sepse peshku nuk lëviz vetëm përpara dhe prapa, por edhe lart e poshtë me qëllim që të mbijetojë. Kjo lëvizje bëhet e mundur nga një sistem në trupin e tyre. Peshqit kanë qese ajri në trupat e tyre. Duke boshatisur këto qese ajri, peshku mund të zbresë në fund të detit dhe, duke rimbushur këto qese me ajër, mund të ngrihet në sipërfaqe përsëri.


Fotoja në të majtë tregon mbeturinat, ose fosilin e një peshku që jetonte shumë kohë me parë. Një anëtar tjetër i së njëjtës familje peshqish, që jeton edhe sot, mund të shihet në figurën me poshtë. Siç e shihni, nuk ka asnjë ndryshim mes tyre.

A keni pyetur ndonjëherë veten se si peshqit nuk dëmtohen fare, edhe pse ndodhen gjithë kohën në ujë? Lëkura ndikohet nga uji nëse qëndrojmë në ujë qoftë edhe pak. Nëse qëndrojmë për një kohë më të gjatë, lëkura jonë mund të dëmtohet. Peshkut kjo nuk i ndodh kurrë në saje të një shtrese të papërshkueshme në lëkurën e tij të jashtme. Kjo shtresë ndalon ujin të hyjë në trupin e tij. Nëse peshqit nuk do ta kishin këtë shtresë, trupat e tyre do të dëmtoheshin e nëse uji do t’u futej në trup, ekuilibri do të prishej dhe ata do të ngordhnin. Megjithatë, kjo nuk ndodh dhe të gjithë peshqit vazhdojnë të jetojnë nën ujë.

Të gjitha llojet e peshqve në botë kanë këto tipare. Llojet që kanë jetuar më parë i kanë pasur, gjithashtu, këto tipare. Peshqit kanë pasur të njëjtën strukturë të përsosur për miliona vjet pa asnjë ndryshim. Është e mundur të shihet kjo gjë në mbetjet fosile të peshqve që kanë jetuar miliona vite më parë. Këto mbetje fosile tregojnë në mënyrë shumë të qartë se peshqit kanë qenë të njëjtë, sikurse janë edhe sot dhe nuk kanë ndryshuar aspak. Kjo është një provë që të gjitha llojet e peshqve kanë ardhur në këtë botë në një kohë, në një çast të vetëm. Me fjalë të tjera, ata janë krijuar. Është Allahu Ai që u ka dhënë peshqve të gjitha tiparet që kanë dhe krijoi gjithçka në gjithësi. Ai i njeh të gjitha nevojat e të gjitha krijesave.

A KANË PAPAGAJTË NJOHURİ MBİ KİMİNË?


Ju keni lexuar se papagallli makau ushqehet në shkëmbinj që përmbajnë argjilë, siç shikohet dhe në figurë. Nëse do ta shihnit këtë figurë pa lexuar librin, atëherë sjellja e papagallit do t’ju çudiste. Ndoshta nuk do ta kishit kuptuar se çfarë po bëjnë papagajtë. Tani e dini pse ata hanë argjilë. Me e rëndësishmja është se ju e dini që Allahu i mëson ata të veprojnë kështu.

Disa bimë kanë fara helmuese. Kjo është një metodë e efektshme për t’u mbrojtur nga gjallesat që përpiqen për t’u ushqyer me to. Mirëpo një lloj papagalli që jeton në Amerikë mund të ushqehet me këto fara helmuese. Kjo është shumë e çuditshme, sepse ndërsa krijesa të tjera nuk munden as t’u afrohen këtyre bimëve, këta zogj që vazhdimisht ushqehen me këto bimë nuk ndikohen aspak. Ju jeni kureshtarë të dini se si ndodh kjo, apo jo?

Fakti se ky lloj papagalli, i quajtur makau, nuk helmohet nga bimë të tilla ka tërhequr edhe vëmendjen e shkencëtarëve. Ata kanë vëzhguar papagajtë makau dhe kanë qenë dëshmitarë të një mënyre të jashtëzakonshme përshtatjeje.

Pasi ushqehen me këto fara helmuese, papagajtë makau fluturojnë drejt një vendi shkëmbor. Atje ata brejnë shkëmbin dhe hanë pak argjilë që përmban edhe gurishte. Kjo nuk është një sjellje e zakonshme. Në të vërtetë, gurishtet që ndodhen në argjilë tresin helmin e farave. Kështu, këta papagaj mund të bluajnë farat pa pësuar asgjë.

Si është e mundur që ky zog zotëron njohuri të tilla për të mënjanuar efektin helmues të farës? Si mund të dijë ai se si mënjanohet ndikimi i helmit? A është e mundur që ai ta ketë zbuluar vetë se substanca që neutralizon ndikimin e helmit gjendet në shkëmbinjtë që përmbajnë argjilë? Patjetër që jo.

Një njeri nuk mund të kuptojë nëse një farë është helmuse apo jo vetëm nëpërmjet shikimit. Ai nuk është në gjendje të zbulojë si të neutralizojë ndikimin e helmit, pa u konsultuar me njerëzit kompetentë në këtë fushë. Në këtë rast, nuk mund të thuhet që një zog pa aftësi mendore mund të ketë zbuluar një gjë të tillë pas disa analizave dhe studimeve kimike të zgjatura. Nuk është e mundur për papagajtë makau të kenë fituar rastësisht njohuri të tilla, të cilat mund të mësohen nga qeniet njerëzore vetëm pas disa vitesh arsimimi. I Gjithëdituri që krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur, ua mësoi këtyre zogjve këtë instikt.

A nuk menduan ata rreth vetes së tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar. Por një pjesë e mirë e njerëzve e mohojnë takimin me Zotin e tyre. (Er-Rum:

MJESHTËRİA İNXHİNİERİKE NË PËLHURËN E MERİMANGËS

A e keni vënë re ndonjëherë rrjetën e merimangës? A e dini se si e prodhojnë merimangat fillin e tyre dhe se ç’karakteristika mahnitëse ka ky fill? A keni dëgjuar se teknika e përdorur nga merimangat për të thurur pëlhurën është e njëjtë me atë që përdorin sot inxhinierët?

Një merimange i nevojiten dy vende të ndara me qëllim që të thurë pëlhurën e saj. Pëlhurat, zakonisht, janë të thurura në kënde, aty ku dy mure bashkohen ose ndërmjet dy degëve. Megjithatë, disa merimanga janë aq të afta, sa të thurin pëlhurën e tyre duke përdorur një sipërfaqe të vetme. Mënyra se si merimanga e thur pëlhurën e saj është e mrekullueshme. Përpiquni të përfytyroni çfarë do t’ju tregojmë më poshtë.

Merimanga, si fillim, gjen një degë elastike që është e gjatë në mënyrë të mjaftueshme për të thurur pëlhurën e saj. Pastaj ajo fikson dhe ngjit një fije në fund të degës. Duke lëvizur poshtë degës, ajo vazhdon të sekretojë fije të shumta. Në çastin që përshkon një distancë të caktuar, ajo ndalon dhe pushon se sekretuari. Tërheq fijet që ka sekretuar, i lakon si një hark dhe i ngjit me pikën fillestare. Pastaj fillon të thurë pëlhurën e saj përbrenda këtij harku.

Tani mendoni çfarë do të bënit sikur t’ju duhej të tendosnit një spango dy metra e gjysmë të gjatë ndërmjet dy mureve që janë dy metra larg njëri-tjetrit. Ndërsa jeni duke u përpjekur ta gjeni, na lejoni t’ju shpjegojmë se si e zgjidh merimanga këtë problem.

Merimangat e kopshtit e thurin pëlhurën e tyre disa herë ndërmjet dy degëve që janë larg njëra-tjetrës. Meqenëse pëlhura të tilla janë shumë të mëdha, ato kanë mundësi më të mëdha për të zënë gjahun. Megjithatë, masa e tyre e madhe bëhet shkak për pakësimin gradual të tendosjes së rrjetës, që do të thotë rënie në aftësinë për të zënë gjahun. Kështu që merimangave u duhet një zgjidhje. Ju mund të keni menduar se merimanga do të thurë një rrjetë të re, pasi rrjeta ekzistuese nuk është më e tendosur sa duhet. Mirëpo në vend që të zëvendësojë rrjetën, merimanga bën diçka të mrekullueshme: sekreton një fije nga qendra e rrjetës poshtë në tokë dhe fikson një gur të vogël në fund të fijes që është pranë tokës. Duke u kthyer tek rrjeta dhe duke e tërhequr fijen, ngre gurin. Pastaj lidh edhe një herë në qendër të rrjetës fijen, në fundin e së cilës guri lëkundet në ajër. Si rezultat, rrjeta tendoset përsëri, ndërsa pesha e gurit të varur e tërheq atë poshtë.

Ju, sikurse shumë njerëz që nuk kanë njohuri nga ndërtimi, nuk do të arrinit të mendonit për një zgjidhje të tillë. Megjithatë, merimangat e njohin dhe e zbatojnë këtë teknikë. Si është e mundur që një merimangë të njohë një teknikë kaq të mrekullueshme dhe ta zbatojë atë aq mirë? Për më tepër, çdo merimangë ka thurur rrjetën e saj duke zbatuar të njëjtën teknikë për shumë vjet me radhë. Këtu nevojitet të ekzistojë një Forcë që frymëzon merimangën të përdorë këtë teknikë, sepse fuqia për ta bërë këtë nuk i përket vetë merimangës. Kjo Forcë i takon Allahut të Gjithëfuqishëm, Zotit të gjithësisë, që drejton dhe frymëzon të gjitha krijesat e gjalla.

NJË KRİJESË İNTERESANTE: NAUTİLUS

Ju mund të keni parë nëndetëse në TV ose në revista. Ato janë të afta të veprojnë në thellësi të detit pa u vënë re dhe përdoren për sigurinë kombëtare apo për kërkime shkencore. Nëndetësët punojnë kështu: ndërsa rezervuarët e posaçëm të zhytjes në një nëndetëse janë të mbushur me ujë, anija bëhet më e rëndë se uji dhe zhytet poshtë në oqean. Nëse nuk ka ujë në rezervuare dhe ato mbushen me ajër, nëndetësja ngrihet përsëri në sipërfaqen e ujit.


Ju mund të vini re se nuk ka asnjë ndryshim midis një fosili të nautilusit të shumë kohëve me parë (figura më poshtë) dhe atij që jeton sot, apo jo?

Tani le të analizojmë nautilusin, një krijesë shumë interesante që përdor të njëjtën teknikë. Nautilusi ka një guaskë spirale dhe zhytet si një nëndetëse. Ka një organ të modeluar si një guaskë kërmilli me diametër 9 cm, siç tregohet edhe në figurë. Ky organ përmban 28 “dhoma zhytjeje” të ndërlidhura. Këto dhoma zhytjeje funksionojnë në të njëjtën mënyrë si dhe rezervuaret në një nëndetëse; me fjalë të tjera, nautilusit i nevojitet ajër i ngjeshur. Në nëndetëse, kjo arrihet nga një sistem i veçantë, i ndërtuar nga inxhinierët që vendoset në vendet përkatëse të nëndetëses. Po si mundet nautilusi të sigurojë ajrin e ngjeshur, të nevojshëm për të nxjerrë ujin jashtë?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje na njeh me një tjetër tipar të mrekullueshëm të nautilusit. Një gaz i veçantë prodhohet në trupin e tij. Ky gaz transferohet nëpër dhoma përmes qarkullimit të gjakut dhe në të njëjtën kohë largon ujin nga qelizat. Kështu, një nautilus mund të zhytet në thellësi ose të lundrojë për të mbrojtur veten e tij nga grabitqarë të tjerë ndërsa gjuan. Në fakt, kufiri i zhytjes i nautilusit është më i madh se i një nëndetëseje. Një nëndetëse mund të zhytet deri në 400 metra, ndërsa për një nautilus është shumë e lehtë të zhytet deri në 4,000 metra.

Krijimi i këtij sistemi të veçantë te kjo gjallesë, duhet të na nxisë të mendojmë. A mundet një nautilus ta ketë fituar atë rastësisht? A mundet ai ta ketë përshtatur vetë këtë ndërtim të trupit të tij që bën të mundur prodhimin e gazit?

Për më tepër, ajo çka pamë deri tani nuk është e vetmja veçori mahnitëse e nautilusit. Trysnia nën ujë është mjaft e madhe. Kjo është arsyeja, për të cilën ndjejmë shtypje në veshët tanë kur zhytemi thellë në ujë. Ndërsa njeriu fillon të zhytet në ujë, trysnia rritet dhe pas një thellësie të caktuar, ajo ka ndikim vdekjeprurës për qeniet e gjalla. Megjithatë, edhe pse është vetëm një krijesë e vogël dhe ka vetëm një guaskë të jashtme për t’u mbrojtur, nautilusi nuk ndikohet nga kjo trysni, që mund të arrijë në kufij ekstremë.

... Dija e Zotit tim ka përfshirë çdo gjë. A nuk i kushtoni vëmendje? (El-En’am: 80)

Është e qartë se të gjitha këto veçori të nautilusit janë të krijuara. Kjo gjallesë nuk mund ta ndërtojë vetë strukturën e trupit për të prodhuar gazin e nevojshëm për t’u ngritur në sipërfaqe apo për t’i bërë ballë trysnisë se ujit. Allahu, i Cili është Krijuesi i gjithçkaje në mënyrë të përsosur, ka krijuar edhe këtë strukturë të mrekullueshme. Në një ajet të Kuranit, Allahu fton njerëzit që të mendojnë:

A është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon?! A nuk mendoni?! (En-Nahl: 17)

FLUTURAT QË KANË NJOHURİ RRETH FİZİKËS

Pamja e jashtme e fluturës është e admirueshme. Këto krijesa, me krahët e tyre shumëngjyrësh dhe fluturimin elegant, janë disa nga bukuritë që Allahu ka krijuar për ne. Megjithatë, pamja e mrekullueshme nuk është veçoria e vetme e fluturave. Kjo gjallesë jetëshkurtër është në gjendje të bëjë llogaritje siç bën një specialist. P.sh., ashtu si dhe fluturat e dimrit për të cilat folëm pak më parë, ngrohtësia e trupit të fluturave duhet të jetë në një temperaturë të caktuar në mënyrë që ato të fluturojnë. Të shohim se çfarë bëjnë fluturat për të zgjidhur këtë problem.

Fluturat kolias nuk mund të fluturojnë kur temperatura e trupit të tyre është poshtë 28oC. Në raste të tilla flutura hap krahët e saj për të ekspozuar pjesën e brendshme në diell me qëllim që rrezet e diellit të bien në një kënd të caktuar. Nëse temperatura e trupit rritet deri në 40oC (104oF), flutura rrotullohet 90 gradë duke ulur në minimum sasinë e nxehtësisë që thith trupi i saj, ndaj dhe temperatura e trupit të saj ulet.

Përveç kësaj, kjo flutur ka njolla të vogla të zeza në krahët e saj. Këto njolla, funksioni i të cilave është mbajtja e trupit në temperaturë të lartë, janë të vendosura në vende të caktuara. Ato janë afër atyre pjesëve që duhet të jenë të ngrohta. Në saje të këtij ndërtimi të veçantë, transmetimi i nxehtësisë nga këto njolla, që nxehen shpejt, në pjesët e tjera të trupit lehtësohet nga largësia e shkurtër.

Një tjetër lloj fluture përdor të njëjtën metodë për rritjen e temperaturës së trupit të saj. Ju të gjithë e dini se çfarë është një lente. Disa përdoren për të zmadhuar një objekt kurse disa të tjera për të zvogëluar. Për shembull syzet përbëhen nga dy lente. Përveç këtij funksioni, një lente e vendosur në mënyrë të saktë në drejtim të diellit mund të përqendrojë rrezet e diellit në një pikë të caktuar. Duke përdorur këtë metodë është e mundur madje të ndizet flaka. Pieris, një lloj tjetër fluture, ekspozon krahët e saj në drejtim të diellit kështu që të gjitha rrezet depërtojnë në pjesë të veçanta të trupit të saj që kanë nevojë të ngrohen, duke përdorur të njëjtin parim me atë të lenteve.

Natyrisht që këto flutura nuk janë arsimuar në fizikë apo në ndonjë fushë tjetër. Ato nuk mund t’i njohin veçoritë e lenteve. Ato nuk mund të dinë se cili kënd mund të marrë nxehtësinë më të madhe. Allahu, i Cili shikon dhe mbron çdo gjë, i frymëzon fluturat se çfarë të bëjnë për të rregulluar temperaturën e trupit të tyre. Në një ajet të Kuranit thuhet:

… Allahu është mbikqyrës mbi çdo gjë. (El-Ahzab: 52)

PESHKU MACE NË DETYRË

Shumëkush nuk e di se peshqit ndërtojnë fole dhe sigurojnë mbrojtje për të vegjlit e tyre vazhdimisht. Këto fole, zakonisht, janë vrima në formacione gurësh ose në rërë. Vezët qëndrojnë në këto fole të hapura për disa kohë, ndërsa nëna dhe babai vëzhgojnë me radhë vezët për t’i mbrojtur nga grabitqarët.

Peshqit mace janë ndër ato krijesa që mbrojnë të vegjlit e tyre. Peshku mace femër lëshon vezë në fund të bimëve dhe kallamave në ujërat e cekëta. Vezët ngjiten pas rrënjëve të këtyre bimëve. Pas disa minutash, femra largohet nga vezët dhe është radha e mashkullit të marrë detyrën. Detyra e mashkullit është të qëndrojë pranë vezëve dhe t’i ruajë nga rreziku. Kjo detyrë zgjat për afro 40-50 ditë, derisa peshqit e vegjël të rriten.

Përveç kësaj vigjilence, mashkulli lëshon edhe një tingull gurgullime duke përdorur gushën e tij. Në këtë mënyrë ai mban larg vezëve peshqit e tjerë grabitqarë. Ai e di që ky tingull i frikëson peshqit e tjerë dhe i detyron ata të largohen.

Allahu i frymëzon peshqit mace të mbrojnë të vegjlit e tyre në këtë mënyrë. Si të gjitha krijesat e tjera, ky lloj peshku vepron sipas instikteve që Allahu ka vendosur tek ai.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412765 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free