KRIJESA TË MREKULLUESHME

                    KRIJESA TË MREKULLUESHME



PARAKETİ, PAPAGALLİ QË JETON NJË MUAJ PA UJË

Paraketët e egër jetojnë në Australi në një zonë ku rrallë bie shi. Pasi sigurojnë nevojat e tyre për ujë nëpërmjet farave me të cilat ushqehen, këta zogj e kanë shumë të lehtë të jetojnë pa pirë ujë për një muaj në stinët më të thata. Uji është jetësor për paraketët e egër. Për këtë arsye, ata mund të organizojnë gjithë jetën e tyre sipas kushteve klimatike.

P.sh., nëse uji nuk është i mjaftueshëm, ata ndalojnë se shumuari dhe fillojnë të kërkojnë një vend të ri me ujë. Sapo gjejnë një vend të tillë, fillojnë që të bëjnë vezët. Është frymëzimi i Allahut që i bën paraketët të organizojnë jetën e tyre sipas kushteve klimatike. Meqenëse uji është jetik për vazhdimësinë e këtyre gjallesave, ato ndalen së shumuari menjëherë. Zoti ynë, që di çdo gjë rreth krijesave të Tij, i frymëzon ato të sillen në mënyrë shumë të zgjuar. Në një ajet, Allahu thotë:

Shtatë qiejt dhe toka dhe çdo gjë që ekziston në to bëjnë lavde për Allahun. Nuk mund të gjesh asnjë krijesë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij, por ju nuk mund ta kuptoni lavdërimin e tyre. Ai është gjithnjë i Durueshëm, Falës i Madh. (El-Isra’: 44)

NDËRTİMİ İ PENDËVE TË ZOGJVE

Dallimi më i madh që i veçon zogjtë nga krijesat e tjera është, natyrisht, aftësia e tyre për të fluturuar. Zogjtë mund të fluturojnë në saje të krahëve të tyre, të cilët kanë një ndërtim shumë të veçantë.

Pendët e zogjve kanë një strukturë me peshë të lehtë dhe munden me shumë lehtësi të rifitojnë formën e tyre origjinale. Nëse shohim një pendë zogu në mikroskop, do të vërejmë një krijim të mrekullueshëm. Në mesin e pendës ndodhet një bosht qendror i fortë që ka një helikë pendësh çift, të quajtura shigjeta. Këto shigjeta, gjatësia dhe butësia e të cilave është e ndryshueshme, bëjnë të mundur që zogu të fluturojë në ajër.

Ndërsa ne shqyrtojmë hollësi të mëtejshme, gjejmë struktura edhe më interesante. Një rrjetë puplash të vogla, të quajtura “barbule” vihen re më tej. Barbulet nuk mund të shihen me sy të lirë. Në to ka grepa të vegjël. Barbulet janë të ndërthurura nga këto grepa si në zinxhir.

Grepat janë të shtrënguar si dy anët e një hallke zinxhiri. Barbulet, të mbajtura lidhur nga grepat, janë aq afër njëra-tjetrës, saqë edhe tymi i cigares nuk mund të kalojë mes tyre. Nëse këto grepa janë, në njëfarë mënyre, të pambyllur është e mjaftueshme për një zog të shkundë puplat ose të vendosë pendët në rregull me sqepin e tij dhe të bëjë që pendët të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Me qëllim që të mbijetojnë, zogjtë duhet që të mbajnë pendët e tyre të pastra, të rregullta dhe në gatishmëri për të fluturuar. Ata përdorin qese vaji që ndodhen në fund të bishtit. Ata marrin pak vaj me sqepin e tyre dhe pastaj pastrojnë e lyejnë pendët e tyre. Tek zogjtë notues, ky vaj pengon ujin të arrijë në lëkurë, kur janë në ujë ose kur bie shi.


Shikoni një pendë zogu në mikroskop dhe do të vëreni strukturën e ndërthurur me grepa të një pendë

Secili grup i pendëve në një pjesë të trupit ka një funksion të veçantë. P.sh. pendët e poshtme dhe pendët që shtrihen përgjatë krahëve dhe bishtit kanë një strukturë të ndryshme. Pendët e gjata të bishtit përdoren për të ruajtur drejtimin, si edhe për frenim. Ndërsa pendët e krahëve hapen shumë gjatë fluturimit, edhe sipërfaqja e shtrirjes së krahëve zmadhohet, si rrjedhojë edhe forca e ngritjes rritet. Kur zogu përplas krahët e tij poshtë, këto pendë afrohen dhe pengojnë ajrin të kalojë. Kur lëvizin krahët, pendët hapen shumë dhe lejojnë ajrin të kaloj mes tyre. Me qëllim që të ruajnë aftësinë e fluturimit, zogjtë ndërrojnë pendët në kohë të veçanta gjatë vitit. Pendët që nuk funksionojnë mirë rinovohen shumë shpejt.

Kjo strukturë e hollësishme ekziston në pendët e çdo zogu. Të gjithë ata kanë tiparet e nevojshme që i ndihmojnë të fluturojnë. Çdo njeri që mendon mbi ato që u shpjeguan këtu dhe përdor arsyen do të vërë re mrekullinë në krijimin e zogjve dhe do ta kuptojë që ky krijim është vepër e Allahut.

Edhe Kurani nxit besimtarët të mendojnë për krijimin e Allahut:

Sundimi i qiejve dhe i tokës i takon vetëm Allahut. Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, ka pa dyshim argumente për njerëzit që llogjikojnë: Ata e kujtojnë dhe e përmendin Allahun në këmbë, të ulur e të mbështetur në krah dhe mendojnë thellë mbi krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë):

Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar të gjithë këtë pa qëllim. I lavdëruar qofsh! Na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit. (Ali ‘Imran: 189-191)

TEKNİKAT E FLUTURİMİT TË ZOGJVE

Një energji shumë e madhe kërkohet për të fluturuar. Zogjtë janë krijesa të vogla dhe energjia që ata mund të mbajnë në trupin e tyre është shumë e vogël. Zogjtë e ruajnë pjesën më të madhe të energjisë me anë të zbatimit të teknikave të veçanta të fluturimit. Të fluturuarit në ajër pa përplasur krahët është një nga teknikat e tyre. P.sh., korbat përdorin një metodë të veçantë duke u mbështetur në rritjen e nxehtësisë së rrymave të ajrit me qëllim që të arrijnë në një lartësi më të favorshme. Duke zbritur nga një rrymë ajri e nxehtë në një tjetër, ata mund të fluturojnë për një kohë shumë të gjatë.

Zogjtë shtegtarë, gjithashtu, përdorin teknikat e zbritjes për të ruajtur energjinë. Lejlekët përdorin rrymat e nxehta gjatë migrimit. Lejlekët e bardhë të Europës Qendrore shtegtojnë për të kaluar dimrin në Afrikë dhe përshkojnë një distancë rreth 7,000 kilometra. Nëse do të përplasnin krahët e tyre gjatë gjithë rrugës, do t’u duhej të pushonin disa herë gjatë udhëtimit. Megjithatë, lejlekët e bardhë kryejnë udhëtimin e tyre në tri javë duke zbritur ndërmjet rrymave të nxehta për 6-7 orë në ditë dhe kështu ruajnë shumicën e energjisë.

Meqenëse uji i detit ngrohet më ngadalë se toka, mbi det nuk ka rryma të nxehta. Për këtë arsye, zogjtë shtegtarë pëlqejnë të shtegtojnë mbi tokë në vend të udhëtimeve të gjata mbi det. Ju mund të keni parë grupe lejlekësh që mbulojnë qiellin në kohë të veçanta të vitit. Kjo ndodh sepse ata preferojnë të shtegtojnë mbi tokë. Ju, ndoshta, mund të mos jeni në dijeni të faktit që mbi det nuk ka ajër të ngrohtë, por lejlekët e dinë këtë shumë mirë.

Në anën tjetër, albatrosët, pulëbardhat dhe zogj të tjerë të detit kursejnë energji duke përdorur rrymat e ajrit që shkaktohen nga valë të larta. Këta zogj deti që fluturojnë mbi valë, përfitojnë nga forca ngritëse e ajrit që i çon lart.

Siç shikohet dhe në shembujt e dhënë, të gjithë zogjtë janë në dijeni mbi teknikën që duhet të përdorin, ku do të shkojnë dhe cilën rrugë do të marrin. Asnjë ngatërresë nuk krijohet gjatë fluturimit të tyre, sepse Allahu frymëzon çdo krijesë me njohuritë që i nevojiten. Në Kuran, Allahu përmend lëvizjet e zogjve në ajër dhe thotë:

A nuk e shihni se çdo gjë në qiej dhe tokë e madhëron Allahun, madje edhe zogjtë me krahët e hapur? Allahu e di mënyrën se si luten dhe madhërojnë të gjitha krijesat. Allahu e di mjaft mirë se çfarë veprojnë. (En-Nur: 41)

ZOGU İ UJİT QË ÇAN NËPËR UJË Sİ NJË GËRSHERË

Ata të cilët i dëgjojnë fjalët dhe ndjekin më të mirën prej tyre. Ata janë besimtarët që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë... (Ez-Zumer: 18)

Shumica e zogjve nuk mund të fluturojnë nëse krahët e tyre bien në kontakt me ujin, sepse uji bën që pendët e krahëve të ngjiten me njëra-tjetrën dhe i pengon zogjtë të lëvizin krahët. Megjithatë, edhe pse zogjtë ujorë zhyten në ujë gjatë gjithë ditës, asgjë nuk u ndodh atyre. Ju ndoshta mund të habiteni se si ndodh kjo.

Këta zogj kanë një vaj të veçantë në krahët e tyre që pengon pendët të bashkohen me njëra-tjetrën kur janë të lagura. Kështu, ata mund të zhyten pa probleme. Megjithatë, zogut ujor të quajtur biralie i mungon ky vaj. Si rezultat, ndryshe nga zogjtë e tjerë ujorë, ai nuk mund të zhytet në ujë për të gjuajtur. Si e siguron ai, atëherë, ushqimin e vet?

Allahu i Gjithëmëshirshëm ka krijuar pjesën e poshtme të sqepit të zogut më të gjatë se pjesa e sipërme. Njëkohësisht pjesa e poshtme është e ndjeshme ndaj prekjes. Për më tepër, krahët e këtij zogu ujor janë krijuar aq të përkryer, saqë ai mund të rrëshkasë mbi sipërfaqen e detit për një kohë të gjatë pa i përplasur krahët fare. Ndërsa fluturon, zogu thyen sipërfaqen e ujit duke përdorur pjesën e poshtme si një gërshërë. Sapo kjo pjesë e sqepit prek gjahun, zogu menjëherë e ndjen dhe e kap atë. Ky zog është, gjithashtu, një nga provat e madhështisë së krijimit të Allahut.

… Ai e di se ç’ka në tokë dhe në det. Ai është në dijeni për çdo gjethe që bie. Nuk ka kokërr në thellësi të tokës apo send i njomë ose e thatë që nuk është në librin e qartë. (El-En‘am: 59)

SEPJET E NGJASHME ME MOTORËT

Edhe pse quhet “peshk”, ndryshe nga peshqit e tjerë, sepja nuk ka hala në trupin e saj. Ju mund të pyesni se si këta peshq pa hala mund të lëvizin në ujë. Në të vërtetë, sepjet përdorin një mënyrë të veçantë për të lëvizur. Trupi i sepjes, që përbëhet nga ind i butë, është i mbuluar me një shtresë të trashë lëkure. Me anë të muskujve nën lëkurë, një sepje mbledh ujë brenda trupit të saj dhe lëviz duke lëshuar ujin jashtë.

Sistemi i sepjes, mbështetur në rrjedhjen e ujit, është shumë i ndërlikuar. Ky peshk ka dalje si xhepa në secilën anë të kokës. Uji nxirret nëpërmjet këtyre daljeve në një gropë në formë cilindri. Pastaj sepjet e derdhin ujin nga një tub i ngushtë me presion të madh menjëherë poshtë kokës. Kjo bën të mundur që kafsha të lëvizë me shpejtësi në drejtim të kundërt dhe të largohet me shpejtësi edhe nga grabitqarët që mund ta sulmojnë. Ju mund të pyesni veten se çfarë ndodh nëse shpejtësia nuk është e lartë sa duhet. Në këtë rast, sepjet spërkasin armikun me një lëndë me ngjyrë të ërrët që prodhohet në trupin e kafshës. Kjo spërkatje i çorienton grabitqarët për pak sekonda, të cilat janë të mjaftueshme për një sepje të largohet me shpejtësi. Ajo ikën nga vendi dhe zhduket nëpër lëndën e spërkatur.

Si të gjitha gjallesat e tjera, ky tipar i sepjes është shprehje e krijimit të Allahut.

I Madhëruar qoftë Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Vërteti! Nuk ka të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij, Zoti i Arshit të madh. (Ez-Zumer: 10)

PATAT E EGRA

Çdo gjë në qiej dhe në tokë i përket vetëm Atij. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë). Ditën kur do të kthehen tek Allahu, Ai do t’u tregojë për ato që punuan. Allahu di çdo gjë. (En-Nur: 64)

Patat e egra, të quajtura greilag, mund të fluturojnë në lartësi afro 8,000 metra. Kjo është, në fakt, një detyrë shumë e vështirë përderisa shumë gjallesa nuk mund të marrin frymë në lartësi të tilla për shkak të mungesës së oksigjenit. Kjo është arsyeja pse ne marrim frymë me vështirësi kur ngjitemi nëpër male. Duke fluturuar në një largësi që ka një mungesë ajri, zogjtë kanë nevojë të përplasin krahët sa më shpejt. Me qëllim që krahët të lëvizin më shpejt, zogu do të shpenzojë më shumë oksigjen, që e bën gjendjen edhe me të vështirë për të. Megjithatë, këta zogj nuk përballen me ndonjë vështirësi kur janë duke fluturuar në lartësi prej mijëra metrash. Kjo ndodh në saje të mushkërive e tyre të veçanta, që përdorin oksigjenin e pakët në lartësi të tilla.

Duke funksionuar në një mënyrë tjetër nga ajo e gjallesave të tjera, mushkëritë e këtij zogu bëjnë të mundur që të fitohet energji nga një atmosferë me ajër të rralluar. Edhe kjo është një nga provat e krijimit të përkryer të Allahut.

SISTEMİ İ PAKRAHASUESHËM İ SİGURİSË

Disa gjallesa, duke jetuar afër sipërfaqes se ujit, janë të ndjeshme ndaj rreziqeve si sipër ujit ashtu dhe poshtë tij. Këto gjallesa kanë një sistem të pabesueshëm sigurie: ato janë të tejdukshme. Siç edhe mund ta shikoni në foto, ato janë të padukshme për armiqtë e tyre. Në mënyrë të ngjashme gaforret, karkalecat e detit dhe larvat e peshqve janë të krijuara pothuajse të tejdukshme.

Sigurisht që këto krijesa nuk mund të kenë marrë në konsideratë mjedisin ku jetojnë dhe pastaj të kenë përshtatur ngjyrën e saktë. Përveç kësaj, si munden këto kafshë të dinë se çfarë u nevojitet për t’u mbrojtur? Si munden ato të jenë në dijeni të pranisë së grabitqarëve dhe të arrijnë në përfundimin se nuk do të vihen re, sepse janë të tejdukshme?

Allahu, i Cili krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur, i krijoi këto gjallesa të vogla, të mbrojtura nëpërmjet një sistemi të përkryer. Allahu sheh gjithçka dhe ka krijuar sisteme të veçanta mbrojtjeje për çdo krijesë. Edhe këto krijesa janë të mbrojtura nga grabitqarët e tyre në saje të tejdukshmërisë. Në një ajet kuranor është përmendur se krijimet e Allahut janë të pakrahasueshme:

Allahu është Ai që ka krijuar shtatë qiej mbi njëri-tjetrin. Ju nuk mund të shihni asnjë gabim në krijimin e të Gjithëmëshirshmit. Shikoni pësëri..! A shihni ndonjë të çarë? Atëherë shikoni përsëri dhe përsëri... (El-Mulk: 3-4)

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 269885 visitors (1062427 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=