ÇFARË DİNİ PËR KRİJESAT LUMİNİSHENTE (DRİTË-PRODHUESE)?

ÇFARË DİNİ PËR KRİJESAT LUMİNİSHENTE (DRİTË-PRODHUESE)?

Keni parë ndonjëherë disa drita të vogla që lëvizin natën nëpër pemë? Burimi i këtyre dritave, që nganjëherë mund të jenë aq shumë saqë një pemë mund të jetë e mbushur me to, janë xixëllonjat. Ato janë krijesat luminishente më të njohura. Këto krijesa, të cilat me dritën e tyre ndriçojnë pemët në errësirë, janë ndër krijesat që shkencëtarët kanë studiuar më shumë. Para se të analizojmë arsyet, do të shohim se si e përdorin dritën këto krijesa.


Shkencëtarët janë përpjekur me vite të tëra për të imituar dritën që prodhohet nga xixëllonjat, por megjithatë nuk kanë pasur sukses. Kjo është një nga provat se Allahu krijoi xixëllonjat në mënyrë të përkryer.

Xixëllonjat prodhojnë në trupat e tyre dritë të gjelbër në të verdhë. Drita është për xixëllonjat një mjet komunikimi. Kjo dritë përdoret edhe për t’u mbrojtur nga armiqtë. Me metodën e dritës armiqtë e tyre kuptojnë se xixëllonjat nuk janë të shijshme dhe kështu vendosin të mos ushqehen me to.

Karakteristika kryesore e këtyre insekteve është se ato nuk humbasin energji kur prodhojnë këtë dritë. Për këtë arsye, xixëllonjat kanë qenë objekt kërkimesh për shkencëtarët për vite me radhë. Megjithatë, njerëzit nuk kanë arritur ende të prodhojnë një dritë si ajo e xixëllonjave.

Është e habitshme se si një gjallesë prodhon dritë pa nxehtësi. Ju mund ta keni vënë re që llambat prodhojnë nxehtësi, ashtu si edhe dritë. Nëse ju prekni një burim drite, p.sh. një llambë, do të shihni që ajo është shumë e nxehtë. Nxehtësia që xixëllonjat prodhojnë nuk ndikon mbi to. Kjo ndodh sepse drita e prodhuar prej tyre është tërësisht e ndryshme nga ajo që ne përdorim si mjet ndriçimi. Kjo dritë është quajtur “drita e ftohtë” dhe gjatë prodhimit të kësaj drite nuk lëshohet nxehtësi. Me fjalë të tjera, prodhimi i kësaj drite kërkon sasinë minimale të energjisë. Si rrjedhim, prodhimi i kësaj drite është shumë i efektshëm dhe shkencëtarët janë përpjekur për vite me radhë ta imitojnë.

Ashtu si xixëllonjat, krijesa të ndryshme nënujore, insekte dhe lloje të tjera gjallesash prodhojnë dritën e tyre. Secili ka mënyrën e vet të prodhimit të dritës apo të përdorimit të saj. Secili është një mrekulli në vetvete.

Është e qartë se gjallesat nuk janë vetëpajisur me sistemet e prodhimit të dritës. Një sistem që prodhon dritë në trupin e krijesave të gjalla nuk mund të vijë në jetë si rezultat i rastësisë. Për më tepër, një strukturë kaq e përsosur që nuk shkakton dëme në trup nuk mund të jetë shfaqur gjatë procesit të prodhimit. Krijesat luminishente janë një provë e qartë e fuqisë së Allahut, i Cili na demonstron dijen, mençurinë dhe fuqinë nëpërmjet krijimit të tyre.

KRİJESAT LUMİNİSHENTE NËNUJORE

Shumë qenie nënujore, si ajo që shihni në foto, janë të pajisura ashtu si xixëllonja me një sistem të veçantë për prodhimin e dritës. Ato zakonisht e përdorin dritën për të hutuar ose frikësuar armiqtë e tyre. Shumica e tyre kanë një radhë qelizash përgjatë kurrizit, të cilat mund të prodhojnë dritë. Tani le të shohim karakteristikat e përgjithshme të këtyre krijesave.

Një nga këto gjallesa është dhe një kafshë që ngjan me kandilin e detit. Ato zakonisht ushqehen me gjallesa dhe bimë detare mikroskopike që janë të padukshme për syrin e lirë. Disa e kapin gjahun duke përdorur tentakulat e tyre ngjitëse që lëvizin në ujë si një fill. Disa lloje të tjera kanë gojë të madhe me të cilën mund të gëlltisin shumë gjallesa të tjera. Ato kanë qime të holla mbi trupat e tyre, të cilat i përdorin për të lëvizur nëpër ujë.

Krijesat luminishente kanë disa karakteristika të tjera të mrekullueshme. P.sh., disa specie me ngjyrë të kuqe ndriçojnë kur zbulohen dhe mund të lënë një dritë vezulluese në ujë. Kjo është një mënyrë për të ngatërruar armiqtë e tyre dhe kështu të shpëtojnë.

Krijesat si ylli i detit dhe yjet pupël janë “gjembaçë”. Ato janë të mbuluara me gjemba, të cilat i përdorin si mjet mbrojtjeje. Ato jetojnë në breg të detit, në korale nënujore dhe në fund të detit. Këto krijesa, gjithashtu, prodhojnë dritë për t’u mbrojtur nga armiqtë.

Atij i përket ç’ka në qiej dhe në tokë. Të gjithë vetëm atij i përulen. Është Ai që e fillon krijimin e jetës dhe pastaj e përsërit atë. Ajo është dhe më e lehtë për Të. (Er-Rum: 26-27)

Tipari më interesant i gjallesave luminishente detare është se ato e përdorin dritën e tyre për të çorientuar të tjerët. Një yll deti është një shembull për këtë. Yjet e detit jetojnë në rreth 1000 metra thellësi në det. Nga krahët e tyre lëshojnë dritë blu në të gjelbër. Ky paralajmërim vezullues i vë në dijeni armiqtë se kjo gjallesë nuk është e shijshme. Një lloj tjetër yjesh deti fillojnë të vezullojnë kur sulmohen. Ata shkëputen dhe hedhin dritë nga krahët e tyre në drejtim të armikut për ta çorientuar. Vëmendja e armikut zhvendoset në drejtim të dritës. Në të njëjtën kohë, ylli i detit gjen kohë për t’u larguar.

Sikurse e pamë edhe në shembujt e dhënë më lart, mekanizmi që bën të mundur prodhimin e dritës në këto krijesa tregon edhe një herë krijimin e përkryer të Allahut. Krijesat që janë përmendur këtu nuk mund të kenë inteligjencë si ajo e qenieve njerëzore. Megjithatë, secila prej tyre ka tipare të tilla të mrekullueshme që na mahnisin. Këta shembuj na ndihmojnë të kuptojmë forcën krijuese të Allahut të Madhëruar.

Allahu na informon në një ajet kuranor se ata që guxojnë të adhurojnë dikë tjetër në vend të Tij, do të jenë prej të braktisurve:

Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim, përndryshe do të jesh i qortuar dhe i braktisur. (El-Isra’: 22)

ÇANTA E FJETJES SË PESHKUT PAPAGALL


Në figurën më poshtë paraqiten çantat e fjetjes që mbrojnë peshqit papagaj.

Peshku i paraqitur në foto quhet peshku papagall, pasi, siç mund ta vini re edhe ju, i ngjan papagallit. Ky peshk shumëngjyrësh përdor një metodë të pazakontë për të mbrojtur veten e tij prej armiqve. Veçanërisht natën, ai e mbulon gjithë trupin me një lëndë xhelatinoze që e prodhon vetë. Përpara se të shpjegojmë shkakun, le të shohim si prodhohet dhe si përdoret kjo lëndë.

Kjo masë xhelatinoze prodhohet nga pjesa e brendshme e zgavrës se gushës së peshkut papagall. Ai e sekreton lëndën ndërsa merr frymë. Pas pak, kjo cipë mbulon tërësisht trupin e peshkut. Duke vepruar kështu, peshku e vendos veten e tij në një lloj çante gjumi dhe mbrohet nga rreziqet e jashtme gjatë natës. Kjo lëndë bën të mundur që peshku të fshihet duke u maskuar. Si një funksion jetik, kjo çantë fjetjeje mbron peshkun nga ngjalat morej, një nga armiqtë më të rrezikshëm për të. Kjo ngjalë zotëron një shqisë nuhatjeje të shkëlqyer dhe mund ta gjejë gjahun nëpërmjet saj. Megjithatë, cipa mbrojtëse e peshkut papagall e pengon ngjalën të nuhasë erën e tij. Ngjala morej nuk mund ta dallojë peshkun brenda cipës edhe nëse përplaset me të kur kalon pranë tij.

Nga kjo, mund të shtrohet pyetja e mëposhtme: Si është e mundur që peshku papagall mban këtë cipë mbrojtëse që e përdor natën? Si mund ta dinë këta peshq që armiqtë e tyre gjuajnë nëpërmjet shqisës së nuhatjes? Si e zbuluan këtë lëndë kaq thelbësore në bllokimin e nuhatjes së ngjalës që bën të mundur të kalojnë natën në mënyrë të sigurtë?

Është e qartë se nuk mund të mendohet që një peshk të vendosë të prodhojë një lëndë kimike në trupin e tij dhe pastaj të mbulohet me të. Njëkohësisht, një gjë e tillë nuk mund të zhvillohet në mënyrë të rastësishme. Peshku papagall, paraqitur edhe në figurë, nuk mund të planifikojë në mënyrë të vetëdijshme prodhimin e kësaj lënde; as edhe një peshk papagall që ka jetuar 1000 apo 10000 vjet më parë nuk ka qenë në gjendje...

Është mëse e qartë se një tipar i tillë mund të vijë vetëm si rezultat i një procesi inteligjent: krijimit.

AFTËSIA MASKUESE E PESHKUT AKREP

Pamja e jashtme e peshkut akrep është shumëngjyrëshe. Këta peshq kanë ngjyrë të njëjtë me koralet ku jetojnë. Siç e shihni në foto, peshku akrep me vija të bardha e të kuqe, mund të fshihet duke u maskuar midis koraleve, të cilat kanë të njëjtat ngjyra. Në këtë mënyrë, ai i shpëton vëmendjes së grabitqarëve. Gjithashtu, në saje të kësaj përshtatjeje me koralet, ai mund të tërheqë me lehtësi edhe gjahun e vet.

Shikoni me kujdes peshkun akrep (në figurën poshtë dhe në figurën në faqen tjetër) dhe do të kuptoni se sa e vështirë është që të vësh re praninë e tij në mjediset korale.

Si peshku akrep, edhe shumë gjallesa të tjera detare nuk mund të dallohen për shkak të përshtatjes me mjedisin ku jetojnë. Prania a tyre mund të vihet re vetëm kur ato lëvizin. Këto krijesa përdorin shumëngjyrshmërinë e tyre për të gjuajtur, për t’u riprodhuar dhe për t’u dhënë sinjale të ndryshme krijesave të tjera. Po si vjen kjo harmoni? Kush e bëri ngjyrën e peshkut të njëjtë me shkëmbinjtë nënujorë?


Në saje të larmisë së ngjyrave të veçanta, peshku akrep fshihet shumë lehtë nëpër shkëmbinj

As rastësia dhe as veprimi i peshqve të tjerë nuk mund t’i japë një krijese ngjyrën e mjedisit ku jeton. Një peshk, një karkalec ose një gaforre nuk mund të ketë njohuri mbi ngjyrat, as të jetë në gjendje të prodhojë një sistem për të ndryshuar ngjyrat në trupin e tij. Sisteme të tilla mund të përcaktohen dhe të vendosen në trupat e kafshëve nga një forcë e mbinatyrshme.

Kjo forcë është Allahu i Plotfuqishëm. Ai i ka krijuar të gjitha krijesat bashkë me tiparet që ato zotërojnë në harmoni me mjedisin ku ato jetojnë. Allahu na bën të ditur në Kuran:

Si është e mundur që Allahu të mos dijë atë që ata fshehin apo punojnë hapur, kur dihet fare mirë se Ai është Krijuesi i gjithçkaje dhe njeh me hollësi çdo gjë që kanë në zemër. Allahu është Ai që e bëri tokën për ju të përshtatshme për të jetuar, prandaj ecni nëpër rrugët e saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij. S’ka dyshim se tek Ai do të ktheheni pasi të ringjalleni. (El-Mulk: 14-15)

 

TİPARET İNTERESANTE TË KUAJVE TË DETİT


Kuajt e detit dhe pasardhësit e tyre.

Ju mund të keni parë kuaj deti në televizion ose në libra. Pamja e tyre jo e zakonshme dhe forma valëvitese e notimit mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj. A e dini që, ndryshe nga sa mund të supozohet, këto kafshë janë shumë të vogla? Kuajt e detit, që janë të madhësisë 4 deri 30 cm, zakonisht jetojnë nëpër leshterikë dhe bimë të tjera afër bregdetit. Mburoja kockore e kalit të detit e mbron atë nga rreziqet. Kjo mburojë është aq e fortë, saqë është e pamundur ta thyeni me duart tuaja.

Koka e kalit të detit është në të djathtë të trupit të tij. Kjo nuk vihet re në asnjë peshk tjetër. Si rrjedhim, kuajt e detit notojnë me trupin e tyre vertikalisht dhe lëvizin kokën e tyre lart dhe poshtë. Megjithatë, ata nuk mund t’i kthejnë kokat e tyre anash. Mund të merret lehtë me mend sa probleme do të kishin krijesat e tjera nëse nuk do të kishin mundësi të kthenin kokat në të djathë ose të majtë. Megjithatë, në saje të ndërtimit të veçantë të trupit të tyre, kuajve të detit nuk u ndodhin probleme të tilla. Secili sy i kuajve të detit mund të lëvizë individualisht dhe lirshëm në të gjitha drejtimet. Kështu, kuajt e detit shikojnë rreth tyre lehtësisht, edhe pse nuk mund të kthejnë kokat anash.

Do të ishte mjaft interesante të studionim nga afër mënyrën e lëvizjes së kuajve të detit në ujë, pasi ata notojnë në saje të një sistemi plotësisht të veçantë. Kali i detit ka një numër fshikëzash notimi. Me sasinë e nevojshme të gazit që mbush këto fshikëza, një kalë deti mund të notojë lart dhe poshtë. Nëse këto fshikëza do të dëmtoheshin apo sikur një sasi e vogël e gazit të mungonte, kuajt e detit do të fundoseshin, pra do të ngordhin. Duhet të vërejmë se sasia e gazit që mbush fshikëzat e notimit është e ndarë në mënyrë të përsosur. Si pasojë, një ndryshim sado i vogël mund të çojë në ngordhjen e gjallesës.

Ky organizim i përsosur ka rëndësi të madhe. Nëse kuajt e detit mund të mbijetojnë vetëm në saje të një sasie të caktuar gazi në fshikëza, atëherë ata duhet t’i kenë pasur tiparet që i kanë sot që në çastin kur janë shfaqur. Me fjalë të tjera, kuajt e detit nuk i kanë fituar këto tipare me kalimin e kohës, siç pohojnë evolucionistët. Ata janë krijuar së bashku me të gjitha tiparet dhe karakteristikat. Si gjithë krijesat e tjera në gjithësi, Allahu i ka krijuar kuajt e detit në mënyrë të përsosur.

Krijimi i këtyre peshqve, të cilët janë vetëm një nga llojet e shumta të krijesave detare, është një shembull i fuqisë dhe dijes së pafundme të Allahut.

PİLİVESAT: MAKİNAT FLUTURUESE

Në vendet ku ka ujë, është e mundur të shohësh pilivesat. Nëse e njihni këtë insekt, ju mund të keni parë që ai lëviz shumë shpejt dhe mund të bëjë lëvizje shumë të papritura në të gjitha drejtimet.

Pamja e pilivesave i ngjan një helikopteri. Ky insekt ka një aftësi të jashtëzakonshme për të fluturuar. Pavarësisht nga shpejtësia dhe drejtimi, këto insekte mund të ndalojnë në çast dhe të fluturojnë në drejtim të kundërt, mund të qëndrojnë pezull në ajër dhe të presin çastin e përshtatshëm për të zënë gjahun e tyre. Kjo është e mundur në saje të krahëve të tyre, që mund të rrahin shumë shpejt. Kur janë në një pozicion të caktuar, ato mund të bëjnë një kthim të shpejtë dhe të drejtohen drejt gjahut të tyre. Në fakt, këto janë vetëm pak aspekte të manovrave të pilivesave që kanë qenë burimi i frymëzimit për njerëzimin në ndërtimin e helikopterëve.

Një pilivesë, ngjyrat e së cilës mund të ndryshojnë nga e kaltër e hapur në vishnje, ka dy çifte krahësh në kurrizin e saj. Njëri është përballë dhe tjetri prapa. Gjatë fluturimit, dy krahët e përparmë lëvizin lart kurse dy krahët e prapmë lëvizin poshtë.

Helikopterët “Sikorski” janë prodhuar me teknologjinë e sotme duke marrë për bazë formën e krahëve të pilivesës. Fillimisht u hodh pamja e pilivesës në kompjuter. Duke marrë parasysh manovrat e pilivesës në ajër, u bënë 2000 vizatime të veçanta. Në fund të këtij studimi, u projektua “Sikorski”, me modelin e tij të ri dhe shumë të fortë, me lëvizshmërinë e tij të përparuar, i parashikuar për transportin e ushtarëve dhe furnizimeve.

A i keni vënë re sytë e pilivesës? Pilivesat kanë një shikim të përkryer. Sytë e pilivesës janë vlerësuar nga shkencëtarët si sytë më të mirë të insekteve. Secili prej dy syve të pilivesës përmban rreth 30,000 thjerrëza. Këta sy, që ngjajnë si dy hemisfera dhe mbulojnë gjysmën e kokës së insektit, sigurojnë një fushë të gjerë shikimi. Kështu, edhe ana e pasme është brenda rrezes së shikimit të pilivesës.

Këto janë vetëm disa nga tiparet e pilivesave, të përshkruara shumë shkurt. Përfytyroni sikur një nga këto tipare të pilivesës, si p.sh. ndërtimi i veçantë i krahëve, nuk do të ekzistonte. A do të mundej ky insekt të kryente manovra të papritura dhe të zinte gjahun? Nëse nuk do të kishte sy të aftë për të parë në të gjitha drejtimet, si do t’u shpëtonte armiqve?

Mungesa e njërit nga sistemet që pilivesa zotëron do të rriste rrezikun e mosfunksionimit të sistemeve të tjera. Sidoqoftë, pilivesa është krijuar si tërësi, me të gjitha sistemet e saj. Allahu e krijoi në mënyrë të përsosur pilivesën, ashtu si edhe gjallesat e tjera, ndaj dhe ky insekt jeton një jetë më se normale.

SHTRETËRİT E FSHEHTË NË DETE: KORALET

Ju mund të mendoni se koralet janë vetëm një pirg gurësh shumëngjyrësh. Gaboheni. Koralet janë krijesa të gjalla. Miliarda korale jetojnë së bashku, të ngjitura me njëra-tjetrën nëpërmjet një lënde të veçantë, në një strukturë të ngjashme me gurët.

Mbetjet e koraleve të ngodhura gëlqerizohen dhe shndërrohen në fole koralesh, ku shumë gjallesa detare jetojnë së bashku. Çdo lloj peshku që jeton në një shkëmb koral ka karakteristika të veçanta.

Sjelljet e peshqve që jetojnë në shkëmbinjtë koralë janë të ndryshme. P.sh., disa peshq, si peshku papagall që përmendëm më parë, e kalojnë natën në gjumë të thellë në çantat e tyre të fjetjes. Disa lloje të tjera peshqish, si shpinëngjitësit, qëndrojnë gjysmë të zgjuar ndërsa pushojnë. Barbuni dhe disa lloje të tjera kanë ngjyra të shndritshme ditën, ndërsa natën e ndërrojnë ngjyrën e lëkurës.

Sfungjerët, koralet dhe disa peshq që shumohen me vezë, gjithashtu, jetojnë në mbetje koralesh të ngordhura. Përveç kësaj, gaforre të vogla dhe karkaleca deti ngjiten nëpër shkëmbinjtë koralë për t’u ushqyer me bimë dhe gjallesa mikroskopike. Peshkaqenët dhe ngjalat morej që jetojnë nëpër korale përdorin shqisën e tyre të fortë të nuhatjes për të gjetur ushqim në errësirë.

Gjallesat e ndryshme që Allahu ka krijuar në det, me tiparet e tyre të mrekullueshme, tregojnë fuqinë e pakrahasueshme dhe dijen e pafundme të Zotit tonë. Në suren “En-Nahl”, Allahu sjell shembuj të disa krijesave që ka krijuar. Në të njëjtën sure ai i kujton njerëzit se duhet të jenë mirënjohës për krijimin e Tij:

Allahu krijoi për ju në tokë krijesa të ndryshme; në këtë ka argumente për njerëzit që dinë të marrin mësime. Allahu është Ai që nënshtroi detin, prej të cilit hani mish peshku të freskët dhe nxirrni korale e perla për zbukurim. Ju shihni anijet si lundrojnë në det që ju të kërkoni rizkun tuaj prej bujarisë së Tij, dhe kështu ta falëndëroni Atë. (En-Nahl: 13-14)

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412760 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free