Uji i ZEMZEMIT.
Uji i ZEMZEMIT.



Pusi i Zemzemit ka nje histori të veçantë, histori e cila mahnit kureshtarët dhe ua shton bindjen tek Zoti atyre qe kanë sadopak besim. Se si buroi ky ujë në një tokë të tillë, nëpër të cilën duhej të ecie dite e netë të gjata per të parë shenja jete, në nje shkretetire të pafund e në nje vend të shenjtë, na e tr¬egon Profeti alejhi selam në tregimin e gjatë të Haxhires me të birin e saj, Ismailin alejhi selam. Në këtë tregim do të shohim se si Allahu i Madhëruar iu pergjigj lutjes së Ibrahimit alejhi selam. Hadithi profetik fillon: “Gruaja e parë që ka përdorur korse, ka qënë nëna e Ismailit. Ajo e përdori korsenë me qëllim që t’i fshihte shenjat e saj të shtatzanisë nga Sarah. Ibrahimi e solli atë dhe birin e saj, Ismailin, ndërkohë që ajo vazhdonte t’i jepte atij gji , afër Qabes, në një peme mu në vendin e posit të Zemzemit, në vendin me të ngritur në xhami. Atëkohë nuk banonte askush në Mekë dhe as ujë nuk kishte. Kështu, Ibrahimi i uli atje Haxhiren dhe Ismailin, i la pranë tyre një çantë lëkure me pak hurma brenda dhe një tjetër me pak ujë, dhe u nis drejt shtëpisë nga kishte ardhur. Nëna e Ismailit e ndoqi pas duke i thënë: “O Ibrahim! Ku po shkon duke na lënë në këtë lugine, ku nuk ka asnjë njeri, me të cilin mund të rrimë e të përfitojmë prej tyre, dhe pa ndonjë gjë tjetër për ta pasur?” Ajo ia përsëriti atij shumë herë këtë pyetje, por ai nuk u kthye ta shihte. Pastaj ajo e pyeti ate: “A të ka urdhëruar Allahu të vëprosh kështu? Ai tha: “Po.” “Atëherë - tha ajo - Ai nuk do të na braktisë ne”, dhe u kthye, ndërsa Ibrahimi vazhdoi rrugën drejt, dhe kur arriti në një vend, ku ata nuk mund ta shihnin më, ai u drejtua nga Qabja dhe, duke ngritur dy duart, iu lut Allahut duke bere këtë dua: “O Zoti yne! Kam vendosur disa nga pasardhesit e mi të banojnë në një luginë të pakultivuar të shkretë, pranë Shtëpisë Tënde të shenjtë Qabja në Mekë, me qëllim që ata, 0 Zoti ynë, të plotësojnë faljen e detyruar. Mbushi pra zemrat e disa njerëzve me dashuri ndaj tyre dhe furnizoji me fruta që të falenderojnë.” Kur’ani 14.17
E ëma vazhdonte t’i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji që kishte. Kur uji i çantes u mbarua krejt, atë e mori etja, po kështu dhe fëmijën. Ajo filloi ta shihte Ismailin duke u përpëlitur në agoni nga etja ajo e la atë, pasi nuk mund të duronte duke e pare, dhe pa se mali Es-Safa ishte mali më i afërt që kishte në atë vend dhe shkoi për të parë mos kalonte ndokush për t’i kërkuar uj e ushqim. Ajo qëndroi mbi të dhe filloi të vështronte me imtësi, me qëllim se mbase mund të shihte dikë, por nuk mundi të shihte askënd. Pastaj ajo zbriti nga Es-Safa dhe kur ra në luginë, ajo ngriti pak rrobën e saj dhe filloi të vraponte nëpër të si një njeri në hall e pikëllim, derisa ajo përshkroi luginën dhe arriti malin El Meruah, ku qëndroi dhe filloi të vështronte në pritje për të parë ndokënd, por ajo nuk mundi të shihte njeri. Ajo e përsëriti këtë vrapim mes Safas dhe Meruas shtatë herë. Profeti alejhi selam tha: “Ky është burimi i krverjes së Sajit ecjes të njerëzve ndërmjet tyre” ecja shtatë here ndërmjet Safes dhe Meruas. Kur arriti Meruan herën e shtatë, ajo dëgjoi një zhurmë dhe tha me vete që të rrinte dhe të dëgjonte me vëmendje. Ajo e dëgjoi zërin përsëri dhe thirri: “O Kushdo që të jesh! Ti më bërë që unë të dëgjoj zërin tend. A ke ndonje gjë per të më ndih¬muar?” Dhe, kur ç’të shohë! Ajo pa nje melek në vendin e Zemzemit duke germuar dhe¬un me thembren ose krahun e tij, derisa rrolli uje. Ajo shkoi tek uji dhe fi¬lloi të bënte diçka si pellg rreth tij me duart e saj dhe zuri të mbushte me duar çanten e saj prej 1ëkure, ndersa uji po rridhte, pasi ajo kishte marre pak prej tij. Profeti alejhi selam tha: “Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Po ta kishte lënë Zemzemin pa e penguar ate, ai do të kishte qënë ujë i rrjedhshem mbi tokë.” Pro¬feti alejhi selam me tej shtoi: Pastaj ajo piu dhe i dha edhe femijes së saj. Meleku i tha asaj: “Mos ki frike se do të braktisesh, pasi kjo eshte Shtëpia e Allahut, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij, dhe Allahu kurre nuk braktis nierezit e Tij.”
Shtepia Qabja ne atë kohë ishte ne nje vend të ngritur që i ngjasonte një kodrine dhe kur vinin perrenjtë, ata rridhnin në të djathte dhe në të majtë të saj. Ajo qëndroi kështu, derisa disa njerëz nga fisi i Xhurhumit, me fëmijet e tyre, po kalonin pranë saj, pasi ata Xhurhumet po vinin rrugës së Kadasë. Ata u ndalën në pjesën e poshtme të Mekës, kur panë nje lloj zogu që njihej se sillej përherë rotull ujit dhe vendosen të mos ndaheshin. Ata thanë: “ky zog duhet të fluturojë rreth ndonjë uji. Megjithëse e dimë se nuk ka fare ujë në këtë luginë. Ata dërguan një apo dy 1ajmëtarë, të cilët e gjetën burimin e ujit dhe u kthyen që t’i lameronin. Kështu ata të gjithe erdhen drejt ujit. Profeti alejhi selam shtoi: “Nëna e Ismailit ishte ulur pranë ujit. Ata e pyetën atë: “A na lejon të rrime me ty? Ajo u pergjigj - Po, por ju nuk keni asnjë të drejtë mbi ujin. Ata u pajtuan me këtë.” Profeti alejhi selam me tej tha: “Nëna e Ismailit ishte e kenaqur me këtë gjendie, pasi ajo po shijonte shoqërine e njerëzve. Në këtë menyre ata u vendosen atje dhe me vonë shkuan per të marrë familjet e tyre, që erdhen dhe u vendosen me ta, madje disa prej tyre u bënë banore të përhershem aty. Fëmija, Ismaili, u rrit dhe më¬soi arabishten prej tyre. Sjelljet e tij bënë qe ata ta duan dhe ta pëlqejnë, dhe kur arriti moshen e pjekurisë, ata e mar¬tuan me një vajzë nga mesi tyre.

Rihapja e posit.
Kur në gadishullin arabik u shfaq idhujtaria dhe njerëzit iu larguan mësimeve te profetit Ibrahim alejhi selam, burimi i Zemzemit shteroi. Abdul-Mutalibit, gjyshit të profetit Muhamed alejhi selam, i ësh-të urdhëruar ne ëndërr që të hapë pusin Zemzem, dhe i është treguar vendi ku duhej gro¬puar. Gjatë gropimit hasi në sende, te cilat i kishin fshehur xherahimet kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj prej ari. Me shpatat stolisi portën e Qabes, në te vendosi gozhdoi edhe kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe
hapësirën për rreth tij për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zemzem, kurejshët u grindën me Abdul-Mutalibin duke thënë: “ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgjedhu¬ri për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqit të magjistarit nga beni seadet. Ende pa u kthyer në shtëpi, keta gjatë rruges hasën në shenja, të cilat parala¬jmëronin se Abdul-Mutalibi kishte te drejtë. Atëherë Abdul-¬Mutalibi u betua se: Në qoftë se Zoti i dhuron dhjetë djem e ai jeton gjersa ata të rriten e ta ndihmojnë, do ta flijojë njërin prej tyre para Qabes.


Të veçantat e ujit te Zemzemit
Uji i Zemzemit dallon nga ujerat e tjera për nga sasia e kriprave te kalciumit dhe te magnezit. Keto kripera jane pak me shumë ne ujin e Zemzemit sesa në ujerat e tjera. Ndoshta, kjo mund te jete ar¬syeja qe ky uje i freskon hax¬hinjte e lodhur. Por, nje e mire tjeter e ujit te Zemzemit eshte se ai permban fluoride, te cilat kane veprim të frytshëm mikrobevrasës.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëher që nga koha kur e rihapi Abdul Mutalibi. Perkundrazi, ai i ka plotesuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë te njëjtën përbërje kriparash dhe të njëjtiën shije, qëkurse ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tëre bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjehere nuk jane ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmone uni¬versale. Uji ka shije te ndry¬shme. Zemzemi asnjëherë nuk eshtë trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e pu¬seve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm ne sh¬ije dhe në ere. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.
Per ujin e Zemzemit Profeti alejhi selam thotë: “Uji Zemzemit, me lejen e Allahut eshtë përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet."
Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 270083 visitors (1062837 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=