Të drejtat e bashkëshortes ndaj bashkëshortit
Të drejtat e bashkëshortes ndaj bashkëshortit 
 
 
 
Për të gjitha gratë është e detyrueshme që ndaj bashkëshortit të tyre të përmbushin të drejtat dhe rregullat e mëposhtme:
Gruaja duhet t’i bindet burrit të saj në çështjet në të cilat nuk tregojnë mosbindje ndaj Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “…por në qoftë se ato kthehen përsëri tek bindja, atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse)…” (Nisa, 34)
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Nëse një burrë e fton gruan e tij në shtrat e ajo nuk shkon, ndërkohë që ai e kalon atë natë i mërzitur me të, engjëjt e mallkojnë atë deri në mëngjes.” (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse do të më lejohej mua të urdhëroja dikë t’i bënte sexhde dikujt tjetër, do të urdhëroja gruan t’i bëntë sexhde burrit të saj.” (Ebu Daudi)
Gruaja duhet të mbrojë nderin dhe dinjitetin e burrit të saj. Ajo, gjithashtu,  duhet të kujdeset për ruajtjen e pasurisë së tij, fëmijëve dhe aspekte të tjera të ekonomisë së tij shtëpiake. Kjo është e bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “…Kështu gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe burrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë të burrave të tyre çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë…” (Nisa, 34) Ndërsa, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gruaja është ruajtëse e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij.” (Buhariu dhe Muslimi)
“Të  drejtat e tyre (burrave) ndaj jush (grave) janë që ju të mos lejoni ndonjë të cilin ato  nuk e pëlqejnë në shtresat tuaja dhe të mos lejoni ndonjë që ato nuk  e pëlqejnë në shtëpitë tuaja.” (Tirmidhiu)
Gruaja nuk duhet të largohet nga shtëpia, përveç se me lejen dhe miratimin e burrit. Ajo duhet të ulë shikimin e saj, të flasë me zë të ulët, të ruaj duart e saj, duke mos i zgjatur drejt të ndaluarave. Ajo, gjithashtu, nuk duhet t’i dëmtojë prindërit dhe të afërmit e saj. E gjithë kjo për shkak të Fjalës së Allahut të Madhëruar: “Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni veten siç bënit më parë në kohën e injorancës (para Islamit)” (Ahzab, 33)
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “…mos flisni me zë të ëmbël se mos ndonjë me sëmundje në zemër (me hipokrizi ose dashakeq) shtyhet nga dëshira e ligë, por flisni në të folur të ndershëm e të drejtë!” (Ahzab, 32)
Në ajete të tjera thuhet:
“Allahut  nuk i pëlqen që e keqja të thuhet hapur para të gjithëve…” (Nisa,148)
“Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i mbrojnë vendet e turpshme të trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme e imorale në marrëdhënie me to), si dhe të mos i nxjerrin hapur zbukurimet e tyre, përveç asaj që është e dukshme…” (Nur, 31)
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gruaja më e mirë është ajo që kur e shikon kënaqesh, kur e urdhëron të bindet, nëse nuk je me të (mungoni) ajo ruan veten e saj dhe pronën tuaj.” (Taberani)
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjithashtu thotë: “Mos i ndaloni robëreshat  e Allahut nga shkuarja në xhamitë e Allahut. Nëse gruaja e ndonjerit prej jush kërkon leje për të shkuar në xhami, mos e ndaloni atë.” (Muslimi)
Përktheu: Manjola Tafa
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449636 visitors (1412845 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free