Sa vend kanë...
Sa vend kanë...
 
Sa peshon ti ??
50 kilogram - tha njëri.
60 kilogram - tha tjetri.
Jo…  jo…  nuk e kam për qëllim këtë peshë…
Kam për qëllim peshën e vërtetë……  Peshën të cilën e ka përmendur  Allahu i Lartësuar në thënien e Tij:
“Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
Kurse atij që i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.” (Araf, 8-9)
E kuptove për çfarë e kam fjalën 
Pesha jote e vërtetë…  Pesha jote në peshoren e drejtë … Pesha jote atë ditë kur do të vendosen peshojat…. Pesha jote nga të mirat që do ta rëndojnë peshojen… Kurse të keqijat do ta lehtësojnë peshojen…
Sa vend ka morali i mirë te ty
Morali i mirë për të cilin ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“ Nuk ka asgjë që konsiderohet më e rëndë në  peshoren e besimtarit Ditën e Gjykimit si morali i mirë dhe Allahu e urren keqbërsin e shëmtuar.” (Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hadithi është hasen-sahih)
O, sa punë e lehtë për  të bërë njeriu, atij që Allahu ia lehtëson.
Sa vend ka thirrja në të mirë dhe udhëzimi në të te ty
A nuk e përsërisim shpeshherë thënien e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “ Kush udhëzon në të mirë ka shpërblimin si ai person që e kryen atë vepër.” ( Transmeton Muslimi)
A nuk e kanë ndëgjuar veshët tonë thënien  e Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “ Kush thërret në udhëzim do të ketë  shpërblimin sikur shpërblimi i atij që e ka pasuar atë, duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i asnjërit. Kush thërret në devijim do të ketë mëkat sikurse mëkatet e atyre që e pasojnë atë duke mos iu pakësuar nga mëkati i asnjërit.” (Transeton Muslimi)
Sa vend ka te ty leximi i Kuranit   Kurani që do të vijë dhe do të bëjë shefat për shoqëruesit e tij.
A nuk e ke dëgjuar thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahu ka një shpërblim, e ai shpërblim e ka vlerën e dhjetëfish, nuk them: elif, lam, mim,  është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë, mimi është shkronjë.” ( Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hasen-sahih)
Sa vend ka te ty përkujtimi i Allahut???
Sa ka vend ka te ty thënia : “Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim…?”
Sa vend ka te ty thënia: “Subhanallahi uelhamdulilahi ue la ilahe il Allahu uallahu ekber ue la haule ue la kuuete ila bilahi”
Sa vend kanë te ty shpërblimet e shumfishuara…???
Sa vend ka te ty isigfari ( kërkimi i faljes së gabimeve)…???
Dhe kërkimi i faljes së gabimeve për besimtarët dhe besimtaret???
A nuk e kemi mësuar të gjithë ne thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): 
“ Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda për peshoren, të dashura për Mëshiruesin: Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim.”   (Buhariu dhe Muslimi)
A nuk transmetohet nga ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)se ka thënë:    
”Për çdo nyje të çdonjërit nga ju ka lëmoshë; çdo madhërim është sadaka, çdo falenderim është sadaka, çdo tekbir është sadaka. Urdhëri në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe e tërë kjo mund të kompenzohet me dy rekate që i falë njeriu në duha.”(Transmeton Muslimi)
Puna është  e gjërë…e gjërë…
Na mjafton thënia e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
“Kanë fituar muferidunët. Ata e pyetën: “Kush janë muferidunët, o Resulullah?” Ai tha: “Ata dhe ato që përmendin Allahun shumë.” ( Transmeton Muslimi)
Por!!!
Të kemi kujdes…. nga ngrënësit (asgjësuesit)  e të mirave!
Duke filluar nga zullumi, tejkalimi i kufijve, hasedi, përgojimi, bartja e fjalëve, ngatërresa, ofendimi i tjetrit dhe ….
A nuk ka thënë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):
“Muflis ( i falimentuar) nga umeti im konsiderohet ai person që Ditën e Gjykimit vjen me namaz, agjërim, zekat, mirëpo gjithashtu, ai e ka ofenduar njërin, i ka shpifur tjetrit, ka ngrënë pasurinë e huaj, ka derdhur gjakun e tjetrit, ka rrahur tjetrin. Dhe i merren nga të mirat e tij e u jepen këtyre të tjerëve dhe kur t`i harxhohen të mirat, para se të qartësohet me ata që u kishte bërë padrejtë, ai ua merr mëkatet e tyre, pastaj hidhet në zjarr.” (Transmeton Muslimi)
Prandaj, mos i shkapërderdh mirësitë!
Dhe kërko mëshirë nga Allahu të të mbrojë nga veprat e këqija dhe lënia e veprave të mira!
Atëherë, çfarë po pret
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! thotë :
“Nxito me  vepra, para se të vijnë shtatë gjëra; a jeni duke pritur vetëm varfëri që të bënë të harruar, apo pasuri të tepruar, apo smundje të prishur, apo pleqëri të shterur, apo vdekje të përgatitur, apo dexhali e keqja (sherri) që mungon dhe pritet të vijë, apo Kiamei, e ajo është më e hidhur dhe e keqe.” (Transmeton Tirmidhiu)
Eja pra, nxito ta rëndojmë peshoren me vepra të mira!
Për shkak se veprat e mira i asgjësojnë veprat e këqia.
Lusim Allahun të na i pranojë dhe të na japë sinqeritet në thënie dhe vepra!
 
 
Përktheu: Alaudin Abazi
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412763 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free