Të pavërteta në Bibël mbi Jezusin

 

Shumë prej njerëzve mendojnë se në Bibel nuk ka të pavërteta, por e tëra është fjalë burimore nga Perëndia.

Këtu më poshtë kemi sjellur disa nga citatet biblike për të parë se si është e vërteta.

Ka të pavërteta në Bibel apo jo?

Në vazhdim do ta shohim.

Në Bibel gjejmë shkrime të ndryshme kontradiktore që nuk përputhen as me mendjen e njeriut, e lëre më ato shkrime të i quajmë "Të shenjta", "Pa gabime".

Se sa ia vlen që një libër i tillë të quhet "Pa gabime", "Pa të meta", etj, do të shohim më poshtë.

Natyrisht çdo libër që ka zbritur nga Zoti është i pa të meta, por librat e mëparshme (para Kur'anit) janë tjetërsuar, nuk i është ruajtur origjinaliteti, kjo është bërë nga vetë dëshirat e njerëzve që të futin në ato libra mendimet e tyre personale.

Këtu më poshtë do t'i cekim disa nga vërsetet biblike që janë në kundërshtim me parimet hyjnore.

Në Bibel gjejmë këtë citat të përsëritur në shumë vende:

1. Jezusi shpalli që ishte Perëndia - Gjoni 8:24; 8:56-59

Kjo është në kundërshtim me parimet e

Ja se

çdo feje.çka thotë Kur'ani në lidhje me këtë në suren Merjem në vërsetin 30:

Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber."

Pastaj ne versetin tjet

ër te kaptines El-maide 116 thotë Allahu xh.sh.:

Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"

K

Jezusi nuk ka thënë që jam Perendi, por ka thënë që jam profet i Zotit.

Nëse e shfletojmë më tutje Biblen, gjejmë se Jezusi krijoi gjithçka.

2. Jezusi krijoi gjithçka - Gjoni 1:3; Kolosianëve 1:15-17

Ndërsa nëse e shikojmë realitetin, shohim se ai që krijon është Zoti e jo Jezusi.

Ja se çka thotë Zoti në kaptinën bekare në vërsetin 21:

ëtu gjithçka është e qartë!

"O ju njerëz, adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). "

Në vërsetin 1 të kaptines En-nisa thotë Allahu xh.sh.:

"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju."

Në kaptinen El-A'raf ne vërsetin 54 thuhet:

"Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij I takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve."

N

3. Jezusi është i përjetshëm - Gjoni 1:1,14; 8:58

ë bibel gjejmë se Jezusi është i përjetshëm.

Kur'ani na shpjegon se Jezusi nuk është i përjetshëm, por është njeri i rëndomtë sikurse njerëzit e tjerë dhe i dërguar tek beni israilet.

Në Kaptinen Merjem në versetin 33 thuhet:

"Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"

Çdo individ do ta shijojë vdekjen.

Prej këtyre vërseteve Kur'anore shohim se Jezusi (Isai) nuk është i përjetshëm, por edhe ai është s

janë njerëzit e tjerë të rëndomtë, dmth, edhe ai do të vdes.

4. Jezusi nderohet njësoj si Ati - Gjoni 5:23

Nëse e shqyrtojmë këtë citat biblik shohim se Jezusi ka një pozitë sikurse Zoti.

Si mundet njeriu të ketë pozitë të njëjtë me Zotin?

Natyrisht kjo është në kundërshtim me parimet hyjnore, dhe një gjë të tillë edhe logjika nuk e pranon.

Jezusi (Isai) nderohet nga muslimanët si

Thotë Allahu xh.sh. në kaptinen Maide në vërsetin 73:

ç i takon nderimi e jo siç tallen pabesimtarët me të duke i mveshur akuza të rrejshme.

"Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: " All-llahu është i treti i treve". S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre".

5. Jezusi pranon lutje - Veprat e Apostujve 7:55-60

Sipas Kur'anit ai që pranon lutjet është Krijuesi i Jezusit dhe jo Jezusi.

Ja se

pranon lutjet.

ç'na thotë Allahu në librin e Tij fisnik në lidhje me atë se kush i

"I përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet." (Bekare 186)

Ai që i pranon lutjet është Zoti e jo Jezusi, se kjo nuk është në kompetencen e ndonjë njeriu, por është në kompetencen e Allahut xh.sh.

6 Jezusi adhurohet - Mateu 2:2,11; 14:33; Gjoni 9:35-38; Hebrenjve 1:6

Ja se

ç'na thotë Kur'ani ne lidhje me këtë në kaptinen Maide në vërsetin 116:

"Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"

Pastaj në kaptinën Merjem në vërsetin 36-37 thotë Zoti xh.sh.:

"(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhuronie Atë, kjo është rrugë (fe) e drejtë. 
Po, grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe"!

Jezusi kurrë nuk ka thënë: Adhuromëni mua, por ka thënë: Adhurone Zotin e vetëm që ju ka krijuar juve dhe ka krijuar

Sipas Kur'anit, fjalës së vërtetë shohim se Krijues dhe Shpikës i çdo gjëje është Allahu, ja se çka thotë Zoti xh.sh. në kaptinen Rra'd vërseti 16:

Te krishterët besojnë se jezusi është Perëndi dhe këtë e mbështesin në disa prej citateve biblike, p.sh.

çdo gjë.

7. Jezusi thirret Perëndi - Gjoni 1:1, 14; 20:28; Kolosianëve 2:9; Titit 2:13

"Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës?" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos tij zota që nuk kamë mundësi t’i sjellin as dobi as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe zota krijuam si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!"

Në kaptinen Zumer në vërsetin 62 thotë Allahu xh.sh.:

"All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje."

8.  Jezusi është ndërmjetësi i vetëm midis nesh dhe Perëndisë - 1 Timoteut

All-llahu xh.sh. në kaptinen Sebe'e në vërsetin 23 thotë:

"Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi tek Ai, përveç atij të cilit i jep leje."

Këtë pozitë kaq madhështore rreth ndermjetësimit në botën tjetër do ta ketë i dërguari ynë, Muhammedi s.a.w.s.

Vazhdojmë më tutje rreth trillimeve biblike.

9.  Jezusi tha "Unë Jam Ringjallja dhe Jeta" - Gjoni 11:25

Sipas Islamit Ai që ringjall dhe jep jetë është vetëm Allahu xh,sh.

Në kaptinen Mulk në vërsetin 2 thotë Allahu xh.sh:

"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi."

Në vërsetin 8 të sures Duhan thuhet:

"Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë."

Në Kaptinen Hadid në vërsetin 2 thuhet:

"I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send."

Nëse vazhdojmë më tepër në Bibel mund të gjejmë se Jezusi është i pari dhe i fundit.

10.  Jezusi tha "Unë Jam i Pari dhe i Fundit" - Zbulesa 1:17; 2:8; 22:13

Logjiko sa njerëz kanë qenë para Jezusit dhe sa kanë ardhur pas tij?

Nëse të krishterët mendojnë se ky citat ka ardhur për ta përshkruar se Jezusi është

profeti i fundit, atëherë pse ka ardhur unë jam i pari kur dihet se sa e sa profeti ka

qenë para tij dhe se pas Jezusit ka ardhur pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s., që

është vula e të gjithë profetëve, që nënkupton se pas tij nuk ka profet tjetër.

Por lexues i dashur mos u trazo dhe bëju i fuqishëm sepse ti je duke i lexuar trillimet

e Bibles, të ashtuquajtura: "Fjalët e Perëndisë" nga Krishterët.

Gabime të tilla lexuesi bie në kontakt shpesh posa t’a përdor Biblen.

Por çka thotë Kur'ani në lidhje me këtë?

Në Kaptinen Hadid në vërsetin 3 thuhet:

"Ai (Allahu) është i pari që ska fillim dhe është i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë. "

Nga kjo kuptojmë se i pari dhe i fundit është Allahu e jo Jezusi (Isai)

Shfletojmë më tutje dhe gjejmë këtë citat në bible.

11.  Jezusi pastron nga mëkati - 1 Gjonit 1:9

Në realitet ai që pastron nga mëkatet është Allahu e jo Jezusi, e as ndonjë profet, apo njeri me autoritet të lartë….etj.

Ja se çka thotë Zoti në lidhje me këtë në kaptinen En'am në vërsetin 164:

"Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te All-llahu; e Ai ju njohton për atë që përçaheshit."

Ne kaptinen Es-saf në vërsetin 12 thotë Zoti xh.sh.:

"Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh."

Ne ungjilin e Mateut dhe në 2 vende te Ungjili i Lukes thuhet:


12.  Jezusi fal mëkatet - Mateu 9:1-7; Luka 5:20; 7:48

Kështu thotë Bibla, por

Shfletojmë Kaptinën Ali Imran në vërsetin 31 gjejmë:

çka thotë Kur'ani në lidhje me këtë:

"Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë."

Ne Kaptinen En-nisa në vërsetin 48 thuhet:

"S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh."

Ne kaptinen Es-saf në vërsetin 12 thotë Zoti xh.sh.:

"Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh."

Pra ai qe i fal mëkatet është vetëm Allahu, dhe kjo çështje nuk i është lënë askujt prej njerëzve, por kjo cilësi i takon vetëm All-llahut xh.sh.!

(Këtë e thonë për arsye se priftërinjtë u marrin njerëzve të holla me pretekst se atyre u fallen mëkatet, pa marrë parasysh llojin e mëkatit, prandaj te ata cdo ditë gjen njerëz të cilët kanë bërë mëkate të mëdhaja dhe pastaj drejtohen për në kishë apo në sinagogat e tyre duke ia treguar papes mëkatin, ndërsa cmimi për atë mëkat caktohet nga vet papa, atëherë papa i lutet Jezusit kinse për t'ia falur ati personit mëkatin.)

Shfletojmë fletat e Bibles dhe gjejmë këtë citat të përseritur 2 herë:

13.  Jezusi jep jetë të përjetshme - Gjoni10:28; 5:40

Sipas Islamit ai që jep jetë është Allahu.

Ja se çka thotë Allahu xh.sh. në librin e Tij Fisnik në kaptinen Hixhr në vërsetin 23:

Çdo njeri kur bën ndonjë mëkat e bën ndaj vetes së tij e jo atë mëkat ta bartë dikush tjetër, kjo është në kundërshtim edhe me mendjen e lëre më me porositë hyjnore të Zotit.

Sipas citateve biblike rezulton se çdo njeri mund të kryen çfarëdo mëkati, duke mos pasur frikë për atë mëkat, sepse atë mëkat do ta merr përsiper dikush tjetër.

A e pranon këtë mendja e shëndoshë?

Natyrisht se jo, bile edhe atë 100% JO dhe JOOOO.

Ja se çka thotë Zoti xh.sh. në kaptinen Fatir në vërsetin 18:

"Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës)."

14.  Ne mëkatojmë kundra Jezusit - 1 Korintasve 8:12

"Dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatin e tjetërit, po edhe nëse mëkatarin thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërhequr vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja."

I pastër është Jezusi (isai a.s.) prej fjalëve të krishterëve dhe juhudve.

E vërteta është e vërtetë dhe ajo duhet të pasohet.

"Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit)." (Ali imran 45) Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ç’ka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur."   (En-nisa 171)

"Përkujto, (o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kundërshtoheshit. " (Ali imran 55)

"Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë."  (En-nisa 157)

"O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga

Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi I kthejnë shpinën të vërtetës!  El-Maide 75

E mbyllim këtë punim me fjalët e Allahut të Madhërishëm:

 

"Fe e vetme e pranuar tek Allahu eshte Islami." (Ali imran 19)

E lusim All-llahun xh.sh. që të na i falë mëkatet tona dhe të na bënë prej banorëve të

Xhenetit, amiiin.

 

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451941 visitors (1422346 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free