Dijetarët

Thote Mensur Ibn Amar per dijetaret: "Ata udhetojne nga nje vend ne nje vend tjeter, kalojne çdo lugine per kerkimin e dijes dhe po t’i shohesh ata kur naten e tyre e kalojne duke shkruar ate qe degjuan diten, duke saktesuar ate qe kane grumbulluar. Jane larguar prej krevateve te tyre te bute. I ka kapur ata pergjumesia dhe i vuri ne gjume. Lapsat u bien nga duart. Dhe kur ja. Ata zgjohen te trembur, ferkojne syte me duart tyre dhe kthehen prape tek shkrimi.

Do ta kuptosh se keta jane ata qe e ruajne Islamin".

          Ibnu Menda del per kerkimin e dijes ne moshen 20 vjeç dhe eshte kthyer ne vendin e tij ne moshe 65 vjeç (ne kete moshe eshte martuar). Gjate kesaj kohe ka marre mesim me 1700 profesore.

          Thote Ibnu Mukri: "I kam rene lindjes e perendimit rreth e qark, kater here. Kam udhetuar per te marre librin e nje personi 70 here (kete liber, po t’ia jepje ndonje personi te zakonshem, nuk do ta nderronte as me nje buke)".

Imam Buhariu ka udhetuar ne shume vende si Hurasan (nje pjese e Iranit), ne Irak, ne Hixhaz, ne Sham, ne Egjipt etj.

Thote : "Kam shkruajtur hadithe prej me shume se 1 mije profesoresh dhe nuk kam ndonje hadith qe ta kem marre dhe mos e kem ditur permendesh senedin e tij"

Ai ka ditur 300 mije hadithe nga te cilet 100 mije te sakte dhe 200 mije te dobet.

          Ebu Hatim Er-Razi ka udhetuar per te kerkuar hadithet e Profetit salallahu alejhi ue selem  ne kembe dhe thote per veten e vet: "Kam ecur ne kembe 5 mije kilometra, pastaj e lashe numerimin"

          Ebu Ala el Hamadani thote: "Shkova per ne Bagdat per te kerkuar dije dhe flija ne xhami. Haja vetem buke misri". Bente ne dite 150 km rruge.

Abdurrahman bin Heurrazh el Meruezi thote: "Udhetova per tek nje profesor dhe m’u  vonuan parate qe do te me vinin aq sa fillova te haja bar dhe s’i tregova per kete askujt, derisa diten e trete me vjen nje person qe se njihja dhe me la nje qese me para".

Seid ibnul Musejib thote: "Udhetoja dite e net te tere vetem per te marre nje hadith".

Baki ibnu Mahled thote: "Kam bere dy udhetime. I pari zgjati 14 vjet dhe u ktheva ne vendim tim. I dyti 20 vjet dhe i kam bere ne kembe".

Ky njeri ka marre rreth 300 hadithe tek Imam Ahmedi gjate periudhes se sproves ne kohen kur e kishin vene Imam Ahmedin ne arrest shtepie ne banesen e vet ne Bagdad. Mbasi udhetoi prej Andaluzie arriti ne Bagdad ku i thane se Imam Ahmedit i eshte ndaluar dhenia e dijes dhe eshte ne arrest shtepie. Megjithate, ai nuk u ndal por hyri ne qytet dhe pasi pyeti per shtepine e Imam Ahmedit shkoi dhe trokiti tek dera. Del Imam Ahmedi dhe e pyet se ç’kerkon. Djaloshi i thote se vjen nga perendimi i larget pertej detit dhe i thote se kam ardhur te marr dije. Imami i thote se ate e kane ndaluar ta beje nje gje te tille, por djali ben planin e tij dhe i thote se do te vij çdo mengjes i veshur si lypes, do te trokas tek dera dhe ti te me japesh nga nje hadith. Imam Ahmedi pranoi dhe ç’do dite i jepte nga tre hadithe derisa Imam Ahmedit iu largua sprova dhe e lane te jepte mesim ne xhami. Kur ne Xhami hynte djali, Imami i bente vend prane vetes dhe u thoshte nxenesve. Ky eshte nxenes dije

 

Nje poet shkruan:

 

Ne baze te lodhjes fitohen lartesite.

Dhe kush kerkon lartesi, rri pa gjume naten.

Ti kerkon te jesh lart dhe fle naten?

Zhytet ne det ai qe kerkon gure te çmuar.

 

Nje prej selefeve ka thene: "Kur degjoj nje shembull ne Kur’an dhe nuk e kuptoj ate, atehere qaj veten time sepse Allahu i Madheruar thote: "Ato jane shembuj. Ne i sjellim ato per njerezit dhe nuk i kupton ato veçse dijetaret". (Ankebut.43)

          Ebu Ubejd el Kasim bin Selam thote: "Kur perfitoj ndonje dobi prej dijetareve, e shkruaj ate ne liber dhe tere naten rri zgjuar ( nga gezimi )  qe perfitova kete dobi.

.

.

          I thane njerit prej selefeve: "Kush eshte ai qe ta largon vetmine? Ai vendosi doren mbi libra dhe tha: -Keto. I thane. – Po prej njerezve? Tha:- Ata qe jane brenda tyre".

          Ebu Beker en Nejsaburi thote: "E kam falur sabahun me abdesin e jacise 40 vjet". Dmth e ka gedhire ne kerkimin e dijes .

Advertisement
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 254597 visitors (1035375 hits) klikime.=>
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=