Detyra e atij që ndodhet në një mexhlis ku përgojohet
Detyra e atij që ndodhet në një mexhlis ku përgojohet
 
 
Nga e drejta e besimtarit ndaj besimtarit është që ta ndihmojë, nëse i bëhet padrejtësi e ta mbrojë nderin e tij, nëse cënohet nga një hipokrit që nuk ka frikë Ditën e përgjegjësisë. Ebu Hurejre thotë se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Besimtari është pasqyra e besimtarit dhe muslimani është vëlla i muslimanit.” Po ashtu, në një hadith tjetër profetik thuhet: ”Kush e mbron një besimtar nga një munafik, Allahu do të krijojë një melek që do ta mbrojë mishin e tij nga zjarri i xhehenemit Ditën e Kiametit.” Ndërsa, Esma bint Jezit ka thënë se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë se kush e mbron vëllain e vet nga marrja nepër gojë, është e drejta e Allahut që ta mbrojë nga zjarri. Ndërsa, Enesi prej Profetit (alejhi selam) transmeton se kush e mbron vëllain e vet në mungesë, Allahu do ta ndihmojë atë në dynja dhe ahiret. Një ditë, Amar bin Jasir dëgjoi një burrë që të fliste për Aishen dhe i tha atij: “Pusho nga keto gjera bajate e të ndaluara! Unë dëshmoj se ajo është gruaja e te Dërguarit të Allahut (alejhi selam) në xhenet. (në një transmetim tjetër thuhet se mos fol për të dashurën e Profetit (alejhi selam.) Në hadithin e gjatë qe tregon se si u pendua Kab bin Malik thuhet se kur profeti (alejhi selam) ishte ulur me shokët e tij ne Tebuk, pyeti se çfarë kishte Kabi që nuk kishte dalë me ta. U ngrit një burrë prej të pranishmëve e tha se atij i ka hyrë vetja ne qejf. Ndërsa, Muadh ibn Xhebel tha: ”Çfarë gjëje të keqe që the! Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, ne nuk dimë për të ndonjë gjë të keqe. E Profeti (alejhi selam) heshti duke pohuar veprën që bëri Muadhi që nuk lejoi që të merrej dikush nëpër gojë. Utban bin Malik ka thënë: “Profeti (alejhi selam) u ngrit që të falet e tha: “Ku është Malik bin Duhshum? Një burrë tha se ai ishte munafik që nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij (alejhi selam). Profeti (alejhi selam) tha që të mos thoshte kështu se ai ka thënë: ‘La lahe il Allah’ duke kërkuar me këtë gjë kënaqësinë e Allahut.” E Allahu e ka bërë harram zjarrin për atë që thotë ‘La i lahe il Allah’ e me këtë fjalë kërkon kënaqësinë e Allahut. Kishte ngjarë një ngatërresë mes Sadit dhe Halidit. Një burrë erdhi te Sadi dhe filloi të fliste për Halidin, porse Sadi e ndaloi duke i thënë që të heshtë se ajo që kishin mes tyre nuk arrinte tek feja e tyre. Imam Neueuiu ka thënë: ”Dihet se çdokush që dëgjon gibet për një musliman duhet që ta ktheje duke qortuar atë që bën gibet nëse nuk e qorton me fjalë e qorton me gojë e nëse nuk ka mundësi as me dorë e, as me gojë e lë këtë mexhlis. E nëse dëgjohet se po përgojohet profesori i tij që ka hak tek ai, duhet që të jetë më i kujdesshem...”
Gibeti është padrejtësi dhe kalim i kufijve të Allahut. E Allahu thotë: ”E ata që nuk u përmbahen kufijve të Allahut, janë mizorë.” Gjithashtu, Allahu ka thënë: “E mos u ul pas përkujtimit me popullin zullumqar.” Ndërkohë që ka thënë se besimtarët ndaj fjalëve të kota janë të larguar: “E ata ua kthejnë shpinën fjalëve të kota.”
Të larguarit nga përgojimi
Ijas bin Muaujeh  ka thënë:”Më i miri ndër sahabët ishte ai me gjoksin me të pastër dhe që bënte më pak gibet.” E një tjetër duke folur për moralet e të sinqertëve ndër të tjera ka thënë se ata nuk marrin nëpër gojë dhe nuk lejojnë të përgojohet dikush tek ata.
Ibn Kajim el Xheuzij ka thënë për profesorin e tij se ka qenë në atë gjë që kanë qenë të parët që nuk dëgjohej gibet tek ata.
Hudhejfja i ka thënë dikujt: “Nëse ndonjë burrë thonte disa fjalë në kohën e Profetit (alejhi selam) bëhej hipokrit, e sot unë dëgjoj këto fjalë katër herë në një vend.”
Mubarek ibn Fudale ka thënë: “S’ka asnjë mirësi që të mos pasohet nga të tëra mirëesitë përveç gjuhës. Ti mund të gjesh një burrë që agjëron shumë e çel me haram, falet natën e ditën dëshmon rrejshëm. Porse nuk mund ta gjesh atë që të flasë vetëm me të drejtë.”
Ali bin Ebi Talib ka thënë: “Gjuha është ajo që  e drejton trupin. Nëse drejtohet gjuha drejtohen gjymtyrët."
 Dije, o rob i Allahut, se syri duhet të jetë i mbushur me lotë për shkak të shikimit në haram, e gjuha duhet të jetë e burgosur me heshtjen nga gjërat që të shkatërrojnë, dora të jetë e ndaluar, për shkak të frikës nga gjërat që dëshiron nefsi, këmba të lëviz duke llogaritur shpërblimet, e nata të kalojë duke ngritur zërin me këndim Kurani, kur të vijë dita përkujto atë që të prish të gjitha kënaqësitë, pastro gjuhën tënde nga gjurmët e gibetit, sikur pastrohesh nga papastërtitë e mos lejo që të përgojohet në ato vende ku je ti.
Said ibn Xhubejr nuk lejonte që të përgojohej dikush tek ai. Erdhi një person tek Muhamed bin Sirin dhe iu ankua atij se ishte i sëmurë. Ibn Sirin i tha të shkonte tek filan doktor e pastaj tha shko tek filani se ai është më i mirë se ky. Më pas, i kërkoi falje Allahut, duke menduar se kishte bërë gibet. Një person ka thënë se që kur ka mësuar se gibeti është haram nuk ka bërë më gibet.
Ndërsa një tjeter nuk lejonte asnjë që të bënte gibet, nëse nuk e linte gibetin ngrihej nga ai vend. Dikush thotë se çdo fjalë që e ka thënë pa u menduar është penduar më vonë për atë fjalë.
Abdullah el Buhariu ka thënë: “Shpresoj ta takoj Allahun e Ai të mos më llogarisë që unë kam marrë nëpër gojë të tjerët.”
Ndërsa prej dijetarëve të mëvonshëm është Muhamed Shenkitij që ka qenë i veshur me këto virtyte tepër të larta. Ai nuk lejonte që të bëhej gibet tek ai, duke e mbrojtur veten e tij nga gjynahet. Thuhet se ai ka thënë se marrja e pasurisë dhe vrasja e bijëve të tij është me e lehtë, sesa marrja e mirësive ditën e llogarisë. Dikush filloi që të merrte nëpër gojë tek ai dikë dhe profesori e ndaloi. Tjetri tha se ai po bënte gibet e  jo profesori. Iu kthye atij shejhu duke i thënë: “Ose hesht me edukatë, ose dil!” Ai ka thënë se bën gibet vetëm ziliqari që do të hiqet më i lartë sesa të tjerët ose ai që ka pak virtyte të mira e që do t’i bëjë të tjerët si vetja. Po ashtu, ai ka thënë se sikur njeriu ta dinte se gjithcka që fliste do t’i vinte në fletushka, nuk kishte për të thënë gjë tjetër, përveç se të mirave
Përgatiti: Erion Sula
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449639 visitors (1412868 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free