Mirësia e katër fjalëve
Mirësia e katër fjalëve
 
 
Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të botërave, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e shokët e tij dhe mbi çdokënd që ndjek rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vërtetë, Allahu i Lartësuar i ka veçuar këto katër fjalë me mirësi të mëdha dhe me cilësi të cilat dëshmojnë për rëndësinë dhe dallimin e tyre ndaj fjalëve të tjera. Ato janë fjalët e bukura:
           Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il Allah.
Mirësia dhe veçantia e këtyre fjalëve është tansmetuar në argumente të shumta nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ku dëshmohen të mirat e tyre dhe shpërblimin e madh që ka në këtë botë dhe në botën tjetër ai i cili punon me to. Le të sjellim më poshtë disa nga këto mirësi, në mënyrë që të meditoni në to dhe të shërbejnë si ndihmesë në ruajtjen dhe praktikimin e këtyre fjalëve. Allahu është Ai i cili me mirësinë e Tij plotësohet çdo e mirë, nuk ka forcë e as ndryshim vetëm se me ndihmën e Tij.
Mirësitë e këtyre fjalëve
1. Këto fjalë janë fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar, ashtu siç ka ardhur në një transmetim nga imam Muslimi në Sahihun e tij në hadithin e Semurate ibn Xhundub, i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër, nuk të prish punë se me cilën prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber". Sahihul Muslim, nr. 2137.
Ebu Daud et Tajalisi ka transmetuar në Musnedin e tij: " Nga fjalët më të mira dhe ato janë prej Kuranit, janë katër; nuk të prish punë se me cilën prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber." Musnedi i Tajalisit, f. 122.
2. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka lajmëruar se këto fjalë janë më të dashura tek Ai se kjo kjo botë dhe ç’ka në të, ashtu siç ka transmetuar edhe imam Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Që të them: Subhanallah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber, është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën lind dielli (dynjaja dhe çfarë ka në të). Sahihul Muslim, nr. 2695.

3. Nga mirësia e këtyre fajlëve është edhe ajo që është theksuar në Musnedin e imam Ahmedit dhe Shuabul Iman të imam Bejhakiut nga Asim bin Behdeleh nga Ebu Salih nga Umu Hani bintu Ebi Talib i cili tha: “Pranë meje kaloi Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thashë: ‘Unë tashmë jam plakur dhe më ka dobësuar pleqëria (ose siç ka thënë ajo) më urdhëro me një punë që ta bëj duke qenë e ulur’, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: "Thuaj 100 herë subhanallah, sepse ajo është e barabartë me lirimin nga robëria e 100 robërve nga djemtë e Ismailit alejhi selam; thuaj 100 herë elhamdulilah, sepse ajo është e barabartë me përgatitjen e 100 kuajve që të mbartin mbi to 100 kalorësa në rrugën e Allahut; thuaj 100 Allahu ekber, sepse ajo është e barabartë me 100 deve të përgatitura (për në xhihad); thuaj 100 herë la ilahe il Allah." Ibn Halef (ai që transmeton këtë hadith nga Asim) tha: ‘E mbush ç’ka mes qiellit e tokës, dhe nuk i ngrihen asnjërit punët atë ditë, vetëm se në qoftë se vjen me të njëjtat fjalë me të cilat do vish ti." Musned Ahmed, vëll. VI, f. 344. dhe Shuabul Iman i Bejhakiut, nr. 612. Mundhiri ka thënë se e ka transmetuar imam Ahmedi me zinxhir të mirë në Et tergibu uet terhib, vëll. II, f. 409, ndërkohë që hadithin e bërë hasen dijetari i madh i kohës tonë Albani. Le të shohim me vëmendje në shpërblimin e madh të këtyre fjalëve: Kush thotë 100 herë subhanallah, është e barabartë me lirimin e 100 robërve nga bijtë e Ismailit. Ka veçuar bijtë e Ismailit, alejhi selam, sepse rrjedhin nga një fis i nderuar arab. Kush thotë 100 herë elhamdulilah, ka si shpërblim si ai i cili përgatit 100 kuaj për të luftuar në rrugë të Allahut për lartësimin e fjalës së Tij. Kush thotë 100 herë Allahu ekber, është si të ketë përgatitur 100 deve për xhihad, e kush thotë 100 herë La ilahe il Allah, ajo mbush hapësirën ndërmjet tokës e qiellit dhe nuk i ngrihet asnjërit puna tek Allahu vetëm atij i cili vjen me këto fjalë.

4. Këto fjalë janë shkak për faljen e gjynaheve. Në lidhje me këtë kanë transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Sunenin e tij dhe Hakimi në Mustedrakun e tij nga hadithi i Abdullah ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Nuk ka person mbi tokë i cili thotë këto fjalë: Laihe il Allah, Allahu ekber, subhanallah, elhamdulilah, la haule ue la kuuete ila bilah, vetëm se i falen atij gjynahet, edhe sikur të jenë sa shkuma e detit." E bëri hasen Tirmidhiu, Hakimi, e ka aprovuar Dhehebiu dhe e bërë hasen Albani. Musned vëll. II, fq 158-210; Tirmidhi nr. 3460, Mustedrak vëll.I, f.503, Sahihul Xhami'u nr. 5636. Hadithi që përmendëm ka për qëllim gjynahet të cilat falen, janë të vogla, siç ka ardhur në Sahihul Muslim nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte: "Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe ramazani deri në ramazan, falin çdo gjë mes tyre, nëse u largohet gjynaheve të mëdha." Sahihul Muslim, nr. 2333.
U përmend mosfalja e gjynaheve të mëdha, sepse ato nuk shlyhen ndryshe vetëm se me pendim (teube). Në lidhje me këtë ka transmetuar imam Tirmidhi dhe të tjerë nga hadithi i Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi pranë një peme me gjethe të thara dhe e goditi me shkopin e tij, ndërsa gjethet ranë prej saj, kurse Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Vërtet, elhamdulilah, subhanallah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, ia shlyejnë gjynahet robit, ashtu siç bien gjethet e kësaj peme." E bëri hasen Albani, Sunen Tirmidhi, nr. 3533, Sahihul Xhamiu nr.1601.

5. Këto fjalë mbillen në xhenet, siç ka transmetuar Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mesud (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ai ka thënë: "Takova Ibrahimin, alejhi selam, natën e israsë dhe më tha: "O Muhamed, çoji selam umetit tënd nga unë dhe lajmëroi se xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, është tokë pjellore dhe të mbjellat në të janë: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber." Sunen Tirmidhi nr. 3462. hadithin e ka bërë hasen Albani në Silsiletus Sahihah nr.105.

6. Allahu i Lartësuar i ka zgjedhur këto fjalë për robërit e Tij dhe caktoi për atë i cili i thotë këto fjalë shpërblim të madh, siç është transmetuar në Musnedin e Ahmedit, Mustedrakun e Hakimit me zinxhir të saktë nga Ebu Hurejra nga Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, Allahu ka zgjedhur katër fjalë dhe ato janë: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il  Allah, Allahu ekber. Kush thotë subhanallah, i shkruhen atij njëzet të mira dhe i shlyhen njëzet të këqija; kush thotë Allahu ekber ka të njëjtin shpërblim, kush thotë la ilahe il Allah ka të njëjtin shpërblim, e kush thotë elhamdulilahi rabil alemin nga vetja e tij, i shkruhen atij tridhjet të mira dhe i shlyhen atij tridhjet të këqija." Musnedi i Ahmedit, vëll. II, f. 302, Mustedraku i Hakimit, vëll.I, f. 512. Albani në Sahihul Xhamiu nr. 1718, thotë se është sahih.

7. Ato janë mbrojtje nga xhehenemi për atë që i thotë këto fjalë dhe janë shpëtuese e fillim i mbarë për të Ditën e Gjykimit, siç tranmeton Hakimi në Mustedrak dhe Nesai në amelul jeumi ue lejleh dhe të tjerë veç tyre nga hadithi i Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Merrni mburojat tuaja!" Thamë: “O i dërguari i Allahut, nga armiku që është pranë?” Tha: "Jo, por mburojë për ju nga zjarri i xhehenemit. Thoni subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, sepse ato ju vijnë Ditën e Gjykimit si fillim i mbarë dhe shpëtuese për ju, ato janë veprat e mira që mbeten." Hakimi ka thënë se ky hadith është i saktë sipas kushtit të Muslimit, por nuk e ka nxjerrë. Këtë e ka aprovuar , gjithashtu, Dhehebiu dhe e  ka saktësuar Albani.

Mustedrak vëll.I, f. 541; Amelul jeumi ue lejleh, vëll. VI, f. 212; Sahihul Xhamiu i Albanit nr. 3214.

8. Këto fjalë sillen rreth Arshit të Rrahmanit dhe kanë një zë që i përngjan zhurmës së bletës dhe e përmendin thënësin e këtyre fjalëve, siç është transmetuar në Musnedin e imam Ahmedit dhe Sunen Ibn Maxheh si dhe Mustedrak të Hakim nga hadithi i Numan ibn Beshir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili tha se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Vërtet, prej madhështisë së Allahut që ju përmendni është: tesbihu (subhanallah), tekbiri (Allahu ekber), tehlili (la ilahe il Allah), tehmidi (elhamdulilah) dhe sillen rreth Arshit, kanë një zë që i përngjan gumëzhimës së bletës dhe përmendin thënësin e tyre. A nuk dëshiron ndonjëri prej jush të ketë këtë, apo të jetë dikush që e përmend atë vazhdimisht." Buejsiri në Zeuaid Ibn Maxheh ka thënë se zinxhiri i tij është i saktë, me transmetues të saktë, e ka saktësuar Hakimi.
(Musned Ahmed, vëll. IV, f. 268-271; Sunen Ibn Maxheh nr. 3809, Mustedrak vëll. I, f. 503.)

9. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka lajmëruar se ato janë të rënda në peshojë, siç e ka transmetuar Nesaiu në Amelul jeumi ue lejleh dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij, Hakim dhe të tjerë nga hadithi i Ebu Selmeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Bekh, bekh , ( bëri shenjë 5 me dorën e tij ) sa të rënda janë në peshore: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber dhe një fëmijë i mirë që i vdes muslimanit dhe ai duron duke pritur shpërblimin (prej Allahut)." E saktësoi Hakimi dhe e aprovoi Dhehebiu. (Nesai në Amelul jeumi ue lejleh, vëll. VI, f. 50; Sahih Ibn Hiban në kapitullin El Ihsan, vëll. III, f. 113, nr. 338; Mustedrak vëll. I, f. 511-512. Ky hadith ka rrugë tjetër që dëshmon për të, hadithi i Theubanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e ka transmetuar Bezari në Musnedin e tij duke thënë se zinxhiri i tij është i mirë. Vëll. IV, f. IX, nr. 3072.)
10. Ai person i cili i thotë këto fjalë ka shpërblim të madh, siç ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Dherrit (Allahu  qoftë i kënaqur me të!): “Disa persona nga shokët e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i thanë: ‘O i Dërguari i Allahut, na e kaluan pasanikët në shpërblime, falen siç falemi ne dhe agjërojnë siç agjërojmë ne dhe japin sadaka nga pasuria e tepërt e tyre.’ Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "A nuk ju ka dhënë Allahu me çfarë të jepni sadaka! Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir është sadaka, çdo tahmid është sadaka, dhe çdo tehlil është sadaka, edhe urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, edhe marrëdhënia juaj me gratë tuaja është sadaka.’ Thanë: ‘O i Dërguari i Allahut, edhe në kryerjen e epsheve me bashkëshorten ka shpërblim?’ Tha: "Po sikur t'i kryente këto marrëdhënie në haram, a do ndëshkohej?! Po kështu nëse e kryen në hallall do ketë shpërblim." (Sahihul Muslim nr. 1006)  Menduan të varfërit se nuk ka sadaka vetëm se me pasuri, gjë nga e cila ata ishin të privuar, prandaj Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i lajmëroi se të gjithë punët e mira janë sadaka, dhe në fillim të këtyre punëve përmendi katër fjalët.
11. Ajo që ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se këto fjalë janë prej Kuranit, siç transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Darekutni dhe të tjerë nga hadithi i Ibn Ebi Eufa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tha se një burrë erdhi tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk mundem ta mësoj Kuranin, më mëso diçka e cila më mjafton mua. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: "Thuaj: subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il Allah, Allahu ekber, la haule ue la kuuete ila bilah" Personi tha: “Kështu (duke kapur duart e tij) kjo është për Allahun, po për mua?” I tha:"Thuaj, O Zot, më fal mua, më mëshiro, më jep shëndet e furnizim dhe më udhëzo!" I mori ky person ato dhe i mbylli pëllëmbët e duarve, ndërsa Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Sa i përket këtij, i ka mbushur duart e tij me mirësi." (Sunen Ebu Daud nr. 832; Nesaiu vëll. II, f.143; Darekutni vëll. I, nr. 313-314) Ebu Tajib el Adhijm Abadij ka thënë në shtesën e tij tek Darekutni se zinxhiri i tij është i saktë. Albani ka thënë se zinxhiri i tij është hasen. Sahih Ebu Daud, vëll.I, f. 157.
Këto pra ishin disa mirësi dhe vlera të transmetuara në sunet në lidhje me këto katër fjalë. Kush vështron me vëmendje në mirësitë e këtyre fjalëve, dëshmon për rëndësinë e tyre pa asnjë lloj mëdyshje. Kanë përmendur disa dijetarë se emrat e Allahut të Lartësuar janë të përmbledhura në këto fjalë, p.sh: subhanallah përmbledh emrat të cilat pastrojnë Allahun nga çdo e metë si p.sh: Kudus, Selam. Fjala elhamdulilah pohon plotësinë e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij. Fjala Allahu ekber përmban madhërimin dhe lartësimin e Allahut dhe se askush nuk e falënderon Allahun ashtu si duhet. Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Cili i posedon këto cilësi, do të thotë se nuk ka tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij.
Në përfundim e lusim Allahun të na japë sukses në përmendjen e këtyre fjalëve dhe na bëftë prej atyre të cilët i ruajnë dhe kujdesen për to, si dhe prej atyre të cilët gjuha e tyre nuk pushon së përmenduri Allahun e Lartësuar, Ai është i Cili zotëron çdo gjë dhe ka mundësi për çdo gjë.
 
Përmblodhi: Erion Sula
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451384 visitors (1419396 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free