Pa Islam s’ke kurrfarë vlere

Pa Islam s’ke kurrfarë vlere
 
 
 
Nga parimet dhe mësimet tona themelore është që të jemi krenarë që jemi pjesëtarë të kësaj feje dhe të ndihemi të nderuar që Allahu i Lartësuar na ka bërë muslimanë. Ai që nuk ndihet i nderuar me këtë fe dhe nuk është krenar që është musliman, në zemrën e tij ka dyshim dhe jobindshmëri. Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar të Dërguarit të Vet, thotë: “Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.” (Zuhruf, 44) Do të thotë lëvdatë për ty, lëvdatë për popullin tënd dhe lëvdatë për pasuesit e tu deri në ditën e Kiametit. Pra, është obligim të krenohesh me Kuran ngase je pjesëtar i umetit të Kuranit, umetit islam.
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartët, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran, 139)
Më të lartët në mbështetje, më të lartët në parime, më të lartët në metodologji. Parimet tona janë parime të bazuara. Kurani ynë është Kuran fisnik, mbështetësi ynë është Allahu Fuqiplotë. Atëherë si mund të dobësohet ai që ka Allahun që e mbështet? Si mund të dobësohet kur Allahu është Zoti dhe Strehuesi i tij? si mund të dobësohet kur i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, është shembull për të? Si mund të dobësohet kur Islami është feja e tij?
Obligim i yni është të krenohemi dhe të ndihemi të ngritur e të lartësuar atë ditë që Allahu na ka bërë pjesëtarë të Islamit. Allahu i Lartësuar u kundërpërgjigjet atyre që pretendojnë se parimet e nderit, të lartësisë dhe të krenarisë janë në zotërimin e pasurisë dhe të mirave të kësaj bote. Ai thotë: “Pastaj thanë: "Përse të mos i ketë zbritur ky Kur'an një njeriu të madh nga dy qytete?" A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.” (Zuhruf 31, 32)
Prandaj, i tërë nderi nuk qëndron në pallate të larta dhe në pasuri, por nder dhe krenari është të jesh rob i Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës. Nder është të jesh nga të afërmit e Allahut të Lartësuar, të cilët janë vepërmirë dhe largohen nga të ndaluarat dhe i duan vepërmirët.
Sheh një të devotshëm, zemra jote e do atë, nëse je musliman, për shkak se në të vërehen shenjat e kënaqësisë. Sheh një jobesimtar dhe zemra jote e urren atë, edhe në qoftë se është i bukur, ngase në të janë shenjat e hidhërimit të Allahut, në të janë shenjat e largimit nga Allahu: “E kur t'i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungjet e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!” (Munafikun, 4)
Trupat e tyre janë të lartë dhe të mahnitin, fytyrat e tyre janë të bukura, mirëpo zemrat e tyre janë zemra të humbura, injorante. Shokët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk zotëronin prej kësaj bote shumë, madje kishte që flinin në rrugë, mirëpo Allahu shikoi në zemrat e tyre dhe i udhëzoi në Islam.
Vëlla i dashur, krenohu që je musliman dhe mos ki aspak dyshim në madhështinë e kësaj feje që ke përqafuar. Kapu pas saj fort, ngase ti nuk ke kurrfarë vlere jashtë Islamit. Pa Islam ti s’je asgjë.

Përktheu: Almedin Ejupi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452126 visitors (1422627 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free