Sunneti

 

Redijtu bil-lahi Rabben ve bil-Islami dinen,ve bi Muhammedin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nebijjen.
(Jam i Kenaqur qe Zoti im eshte All-llahu,Feja ime eshte Islami,dhe Pejgamberi im Muhammedi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)

40 hadithe

DURIMI - QËNDRESA (SABRI)

RËNDËSIA E NAMAZIT

DITURIA 

(Hutbeja e lamtumirës)

SINQERITETI DHE NIJETI (QËLLIMI) 

TEUBEJA - ISTIGFARI 

SINQERITETI (SIDKU)

VETËKONTROLLIMI (EL-MURAKABE)

DEVOTSHMËRIA (ET-TAKUA)

BINDJA (JEKÎN) DHE MBËSHTETJA (TEVEKKUL)

 DREJTËSIA - KORREKTËSIA (ISTIKAMEJA)

PËRPJEKJA, MUNDIMI, LUFTIMI (EL-MUXHAHEDE)

hadithe te zgjedhura kudsij

hadithe Kudsijj .




                             بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ  
Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në të argumentuar Sunneti është një pjesë e dytë e shpalljes hyjnore, që u zbrit tek Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Pjesa tjetër është Kur'ani Fisnik, ai është fjalë e All-llahut, Zotit të gjithë botëve, i zbritur e nuk është i krijuar.
    Argument për këtë kemi shumë ajete, hadithe dhe koncenzusin e gjeneratave të hershme.

        Argumentet Kur'anore:

وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى {3} إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى

        "3. As nuk flet ai nga dëshira (e vetë atij). 4. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet." [En-Nexhm]

 

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

        "Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin)." [En-Nahl, 44]

 

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَانَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

        "Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër." [El-Hashr, 7]

 

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

        "(O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” [Ali Imran, 31]

 

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُون حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

        "Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar." [En-Nisa, 65]

 

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

        "Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhërin e të Dërguarit (a.s. - Sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të Urdhërave të Allahut, të Islamit), që të mos bjerë mbi ta ndonjë Fitneh (mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj), ose t’u jepet një ndëshkim i dhimbshëm." [En-Nur. 63]

        Këto dhe ajete të tjera të shumta që nxisin për pasimin e sunnetit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe argumentojnë obligueshmerinë e të praktikuarit të tij dhe ndalimin e kundërshtimit të tij.

 

        Argumentët nga Sunneti

        Transmetohet nga Ebu Rafi, shërbetori i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Mos mbeshtetët dikush në ulëse e t'i paraqitet atij ndonjë çështje, të cilën e kam urdhëruar apo e kam ndaluar e të thojë: Nuk e di këtë. Çdo gjë që gjindet në Kur'anën e pasojmë." [Ebu Davud, 12/5, hadithi nr: 4605]

        Transmetohet nga Mikdam bin Muid se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Më është dhënë Kur'ani edhe një i ngjajshëm si ai. Pritet që të ketë njeri ngopaç, i mbeshtetur në ulësen e tij e të thotë: U porosis me këtë Kur'an, ç'ka të gjeni në te hallall merrenie e ç'ka të gjeni në te haram largohuni. Pa dyshim se atë që e ka bërë haram Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është sikur ajo që e ka bërë haram All-llahu." [Ebu Davudi, 10/5, hadithi nr: 4604]

        Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Ka mundësi që dikush nga ju, t'i vijë atij ndonjë hadith nga hadithet e mia e ai i mbështetur në ulëse e të thojë: Leri këto! Mjaftojnë ato që gjinden në Kur'an t'i pasojmë." [Ibën Abdul-Berr, Xhamiu Bejanul Ilm,, f.189, vol. 2]

        Transmetohet nga Arbad bin Sarijeh se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "U porosis juve që ta keni frikë All-llahun, ta dëgjoni dhe respektoni emirin qoftë ai edhe ndonjë rob habeshij. Ai që do të jetojë gjatë nga ju do të sheh përçarje të madhe. Andaj, ndiqnie sunnetin tim dhe sunnetin e hulefau rrashidinëve (katër halifet pas Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]; Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë). Kapuni fortë për te dhe asnjëherë mos e leshoni! Largohuni gjërave të shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat e çdo bidat është devijim." [Ebu Davud, 13/5, hadithi nr: 4607]

        Ekzistojnë edhe hadithe të tjera që nxisin për pasimin e sunnetit dhe përhapjes së tij.

 

        Nga fjalët e dijetarëve

        Transmetohet nga Hasan El-Basriu se Umran bin Husajn ishte i ulur me shokët e tij dhe njëri ndër të pranishmit tha: Mos na flitni tjetër pos me Kur'an! I tha Atij (Umrani): Afrohu pak! U afrua. Pastaj i tha: Sikur do të mjaftojshe ti dhe shokët e tu me Kur'an a do të gjejshe në te farzin e drekës katër reqate, apo farzin e ikindisë katër reqate apo farzin e akshamit tre reqate dhe të lexosh sure pas fatihasë vetëm në dy të parët? Apo vallë, nese do te mjaftojshe vetëm me Kur'an ti dhe shokët e tu a do të gjejshe në te se tavafi reth Qabes dhe në Safa dhe Merva të bëhët shtatë herë?! Pastaj tha: O ju njerëz, merrni nga ne se vallahi nëse nuk e bëni këtë do të devijoni." [Transmeton Bejhakiu]

        Transmeton Muhamed bin Kethir nga Evzaiu, e ky nga Hasan bin Atijeh se ka thënë: I vinte Xhibrili Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për t'ia zbritur sunnetin ashtu siç vinte për t'ia zbritur Kur'anin." [Ed-Darimi, 117/1, Hadithi nr: 594]

        Transmetohet nga Ejub Es-Sehtijani se një njeri i ka thënë Mitraf bin Abdullah bin Shehir: Mos na flitni tjetër pos asaj që gjindet në Kur'an! I tha Mitrafi atij: Vallahi, ne nuk dojmë që të gjejmë ndonjë zëvendesues për Kur'anin, por duam dikë që është më i ditur sësa ne me Kur'anin." [Transmeton Bejhakiu]

        Transmetohet nga Evzaiu se ka thënë: Ka thënë Ejub Es-Sahtijani: Nëse i flet një personi me sunnet e ai të thotë se lere këtë por na fol me Kur'an! Dije se ky është i devijuar." [Transmeton Bejhakiu]

        Ka thënë Evzaiu, Mekhuli, Jahja ibën Ebu Kethir dhe disa të tjerë: "Kur'ani është më i nëvojshëm për sunnetin (në argumentin dhe sqarim) sësa sunneti për Kur'anin. Sepse sunneti e sqaron Kur'anin e Kur'ani nuk e sqaron sunnetin." [Ed-Darimi, 117/1, hadithi nr: 593]

 

        Marrë nga libri: Tedvinu Es-Sunneti En-Nebevijeti
        Muhamed Ez-Zehrani Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Sunneti është baza e dytë e fesë, që rradhitët mënjeherë pas Kur'anit. Është shpallja me të cilën erdhi i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe na la mes nesh atë dhe Kur'anin, që të kapemi fort për to e t'i pasojmë ashtu që ta trasojmë rrugën e drejtë, e cila na çon në xhenetët e larta - me ndihmë të All-llahut [subhanehu ve teala].

        Andaj, është obligim për secilin musliman që ta njohë sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ta mësojë atë, të ndajë një interesim të veçantë për te sepse vetëm me praktimin e sunnetit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] arrihet kënaqësia e Zotit tonë, All-llahut të madhëruar, ashtu siç thotë Ai:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ، وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ، قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ، فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ

        31 "Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin),   Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”
        32 Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit (Muhammedit a.s.).” Por në qoftë se ata shmangen, atëherë Allahu nuk i do mohuesit.”   [Ali Imran, 31-32]

        Sunnet në kuptimin gjuhësor do të thotë rrugë, traditë, qoftë e lavdëruar apo e shëmtuar.

        Krahas sunnetit përdorët edhe fjala "Hadith", që do të thotë fjalë apo lajm.

        Gjithashtu përdorët edhe fjala "Ether", që do të thotë gjurmë.

        Sunnet në kuptimin terminologjik:

        Dijetarët Islam e kanë njohur sunnetin në mënyra të ndryshme, varësisht nga këndveshtrimi i shkencave islame, që të gjitha me kuptim të afërt.

        Mirëpo, ne do të cekim vetëm rregullin e muhadithëve (dijetarëve të hadithit) ngase është më përmbledhës:

        "Sunet është çdo gjë që është transmetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] (përmes transmetuesve të pranuar) nga fjalët që i ka thënë, apo veprave që i ka punuar, apo pelqimeve që i ka shprehur për ndonjë çështje, apo virtytet e tija, apo levizjet e tija qoftë zgjuar apo në gjumë."

        Nga rregulli që u cek na bëhët e ditur se sunneti është shumë mënyrash.

        Pra, sunneti mund të jetë fjalë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] apo siç i thojnë dijetarët "Sunetu Kavlijeh"-Sunnet i thënur me fjalë.

        Sunnetët e thënura me fjalë mund të jenë urdhëra obliguese (vaxhib), mund të jenë udhëzime për veprat që kanë mirësi të shumta por nuk janë obligim (sunnet) mund të jenë udhëzime në vepra të mira, por që nuk janë të obliguara (mustehab), mund të jenë ndalesa nga veprat e urrejtura (mekruh) apo nga veprat që janë të ndaluara (haram).

        Sunnetët janë edhe nga veprat që i ka vepruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe që jemi të obliguar t'i pasojmë ato. Siç janë: Forma e Namazit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kryerja e haxhit, etj.

        Gjithashtu, nga sunnetet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është që ai ta ketë pelqyer një vepër. Pra, një vepër e cila është e vepruar nga ndonjë Sahabij (shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) dhe këtë vepër e ka pelqyer Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] konsiderohet nga sunnetët e tija. Nuk është kusht që vepra të jetë kryer në prezencë të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Mjafton që ai të ketë qënë në dituri për vepren.

        Pelqimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për vepren e kryer mund të ketë qënë pelqim i përkrahur me fjalë apo më heshtje.

        Ka mundësi të pyes dikush e të thotë: Si ka mundësi që nje vepër të jetë sunnet i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mos të jetë e urdhëruar apo e vepruar nga ai?!

        I përgjigjemi: Mjafton pelqimi dhe përkrahja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për një vepër të bëhët sunnet i tij edhe nëse nuk është urdhëruar apo vepruar nga ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Sepse dihet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk e përkrah e as e pelqen një vepër që nuk është në ujdi me sheriatin e All-llahut të Madhëruar. E po ta pëlqej Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] një vepër atëherë kuptohet se vepra e punuar nga dikush tjetër është ne ujdi më parimet e Islamit.

        Nganjëherë sunnet i thuhet edhe veprës, që e ka punuar ndonjë sahabij i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

        Thotë Imam Esh-Shatibij: "Sunnet i thuhet edhe vepres që e ka vepruar ndonjë shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], qoftë kjo vepër në Kur'an apo jo. Mirëpo, ai këtë vepër sigurisht që e ka vepruar duke e pasuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që ata e kanë ditur e nëve nuk na ka arritur, apo mund të jetë ixhdihad (vendim i njëzëshëm) nga ata apo nga Hulefau Rashidin (udhëheqësat e drejtë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!). Sepse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Pasoni sunnetin tim dhe sunnetin e Hulefau Rrashidinëve të udhëzuar!" [El-Muvafekat

        Gjithashtu sunnet përdorët si term kundër bidatit.

        Lusim All-llahun e Fuqishëm që të na bëjë të mundur ta njohim sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ta pasojmë atë dhe të na bashkojë me te në Ditën e Gjykimit! Disa Sunete të Harruara - 1 – Namazi Istihare Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdullahu radijAll-llahu anhu se ka thënë:

"Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse na mësonte suret e Kur’anit dhe thoshte: "Kur dikush prej jush dëshiron të vendos për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë:

    "All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es`eluke min fadlikel-’adhim, fe inneke takdiru ve la akdiru, ve ta’lemu ve la a’ëlemu ve ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - hajrun lí fi diní ve me’áshí ve ‘ákibeti emrí ve ‘áxhilihi ve áxhilihi fakdirhu lí ve jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ve in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru - (e emërton nevojën e tij) - sherrun lí fi diní ve me’áshi ve ‘ákibeti emri ve ‘áxhilihi ve áxhilihi, fasrifhu anní vesrifní anhu vakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."

        “O Zoti im, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi. Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate; kërkoj prej të mirave Tua të shumta, sepse Ti ke mundësi; kurse unë s’kam mundësi, Ti di çdo gjë kurse unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (e emërton nevojën e tij), është e dobishme për fenë time dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, ma mundëso mua që të realizohet kjo, ma lehtëso mua këtë dhe më beko në të. E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time për kohën e tashme dhe të ardhmen largoje këtë nga unë dhe më largo mua nga kjo e më përcakto mirësinë (mbarësinë) kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të)”

------------------------------------------------
        Nga ky hadith nënkuptojmë:

        1. Namazi i istiharës është i preferuar.
        2. Nuk ka kohë të caktuar për faljen e namazit të istiharës.
        3.   Gjatë faljes së namazit të istiharës nuk ndonjë sure apo ajet i posaçëm. Kurse thënia e disa dijetarëve se është e legjislative të lexohet sureja “Kafirun”   dhe “Ihlas” është e pa bazë ngase nuk ka ndonjë dëshmi apo argument nga Sheriati Islam.
        4. Duaja (lutja) nuk bëhet gjatë faljes së dy reketëve por pas mbarimit të tyre. Argument për këtë është fjala e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “e t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë”,   ky është mendimi i shumicës së dijetarëve islam.
        5. Namazi istihare falët për çështjet e dyshimta, të pavendosura, të pasigurta, të paqarta, dhe të papërcaktuara, gjithashtu falet edhe për veprat që rezultati i tyre dihet dhe është i njohur. Themi për këtë të fundit ngase realitetin e rezultateve nuk e din askush përveç Allahut [subhanehu ve teala].
        6. Namazi i istihares është prej shkaqeve të lumturisë, komoditetit dhe haresë, argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ku thotë: “Prej lumturisë të birit të Ademit është të falë   namaz istihare.” Transmeton Ahmedi.
        7. Hoxha i madh i Islamit Ibën Tejjmije thotë: “Nuk do të pendohet asnjëherë ai person, i cili kërkon ndihmë nga Allahu (falë namaz istihare), poashtu konsultohet me njerëzit dhe bëhet i vendosur në pikësynimin e tij.”   All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Konsultohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun."
        8. Çështjet për të cilat falet   namazi Istihare janë ato çështje që janë të përgjithshme. Ndërsa për Farzet, Sunetet, Haramet, dhe Mekruhet (gjërat e papëlqyera)   nuk falet namazi istihare.
        9. Ky hadith tregon qartë për   mëshirën dhe dhembshurin e të dërguarit të Allahut   Muhamedin a.s për umetin e tij dhe të sugjeruarit dhe   mësuarit e tyre gjithçka çka ju bënë dobi në këtë botë dhe Aherit.

 

        Shejh: Sulejman Ibën Muhemad   el Luhejmid Disa Sunete të Harruara 2,3 2- Thënia e   fjalës “Subhanel Melikil   Kudus”   pas faljes së namazit të vitrit


3. Namazi pas kthimit nga udhëtimi

 

 

      2- Thënia e   fjalës “Subhanel Melikil   Kudus”   pas faljes së namazit të vitrit
      Transmetohet nga Ubej Ibën Kabi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjatë faljes së vitrit në rekatin e parë lexonte “Suren A’la”, në rekatin e dytë “Kul ja ejjuhel Kafirun”, suren “El Kafirun” kurse në rekatin e tretë e lexonte “ Kul huvallahu Ehad”, suren “Ihlas”. E pasi që mbaronte namazin dhe jepte selam thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë” . [Transmeton Nesaiu, 1702]
      Kurse në hadithin që transmeton Abdurahman ibën Ebzi [radijallahu anhu] thotë: “I Dërguari i Allahut, pasi falte namazin e vitrit, thoshte tri herë: “Subhanel Melikil Kudus” - I madhëruar qoftë Sunduesi i Pastër nga çdo të metë”.   Kurse në herën e fundit e thoshte me zë të dëgjueshëm duke e zgjatur zërin.” [Transmeton Nesaiu, 1700]

 

      3. Namazi pas kthimit nga udhëtimi

      Transmetohet nga Ka’b ibën Maliku [radijallahu anhu] se ka thënë:
      “I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kur u kthente prej udhëtimit, gjëja e parë që bënte ishte të shkojë në xhami dhe t'i falë dy regate namaz.” [Tranmston Buhariu, 3088 dhe Muslimi, 2769]
      Ky hadith jep të kuptojmë se është legjislative për njeriun nëse kthehet prej udhëtimit të shkojë në xhami para se të shkojë tek familja e vet dhe t’i falë dy rekate namaz, ngase ky sunet është që e ka vepruar pikërisht i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe poashtu ka urdhëruar për ta vepruar.
      Rastin që e ka vepruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e cekëm. Ndërsa rastin që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është ky: Tregon Xhabiri [radijallahu anhu] se ishte me të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me një ekspeditë ushtarake. I dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u kthye në Medine në mëngjes kurse unë në drekë. E takova të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tek dera e xhamisë.
      Më pyeti i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
      - "A tash po kthehesh?"
      Iu përgjigja:
      -"Po."
      I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] më tha:
      "Lidhe devenë, futu në xhami dhe fali dy rekate.” [Transmeton Buhariu]
      Hoxha i nderuar Ibën Uthejmini   [Allahu e mëshiroftë] thotë:
      "Shumica e njerëzve sot nuk e veprojnë këtë sunet. E gjithë kjo ndodh nga injoranca edhe pse veprimi i këtij suneti në ditët e sodit është shumë i lehtë, ngase në çdo vend dhe në çdo lagje ka xhami dhe mund të veprohet në cilën do xhami të qytetit."
      Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Ky namaz është për qëllim të ardhjes në shtëpi.”

      Shkroi:
      Sulejman Ibën Muhemad   el Luhejmid Disa Sunete të Harruara 4,5 4. Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.

 

5. Të falurit namaz vullnetar në shtëpi

 

        4. Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.
        Transmetohet nga Hudhejfja [radijallahu anhu] se ka thënë:
        “Një natë jam falur me të Dërguarin e Allahut dhe filloi me leximin e sures Bekare. Në vetën time thashë ndoshta do të benë rukun kur t'i plotësojë njëqind ajete,   por i Dërguari i Allahut vazhdoi të lexojë. Gjatë leximit kur kalonte në ndonjë ajet ku u   madhëronte Allahu ai e madhëronte, apo kur lexonte ndonjë ajet ku ka kërkesë e lutte Allahun t’ia plotësojë dhe nëse lexonte ndonjë ajet ku u përmende dënimi i Allahut   kërkonte mbrojtje nga ai denim.” [Transmeton Muslimi, 772]
        Ky hadith na mëson se është e pëlqyer të veprohet kjo vepër, të kërkohet mbrojtje nga denimi i All-llahut kur të lexohen ajetet ku përmendet dënimi i ashpër i Allahut dhe të lutet All-llahu dhe të kërkohet nga Ai mirësi nëse përmendet ndonjë ajet ku përmendet lutja. Kjo tregon për mëshirën dhe bujarin e Allahut. Andaj duhet ta pasojmë në këtë vepër të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e Allahut ngase ai është shëmbëlltyra jonë.
        Te vepruarit e këtij syneti është edhe argument i fortë se zemra yte është prezentë në namaz dhe se gjatë leximit të Kurani je i koncentruar dhe mediton rreth ajeteve që i lexon.
        Kjo vepër është Sunet gjatë faljes së namazit të natës: Mirëpo, gjatë faljes së namazeve farz lejohet por nuk është legjislative.
        Dijetari i nderuar Albani [Allahu e mëshiroftë] thotë: “Po të ishte legjislative edhe gjatë faljes së farzeve do ta vepronte i Dërguari i Allahut, e sikur ta kishte vepruar do të transmetohej në hadithe se ai e ka vepruar. Bile do të ishte më primare të kishte transmetime se ai e ka vepruar këtë në farz sesa në sunnete."
        Prej dobive të hadithit është se lejohet të falet namazi natës me xhemat por me kusht mos të bëhet traditë.


        5. Të falurit namaz vullnetar në shtëpi
        Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
        “Faluni edhe në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ata në varreza!”
        Transmetohet prej Zejd bin Thabitit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “O ju njerëz, bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja, Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi, i cili falët në shtëpi, me përjashtim të namazit farz.”
        Tranmsetohet nga Xhabir ibën Abdullahu [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
        “Nëse dikush e falë namazin në xhami, le t’ia lenë një pjesë shtëpisë së tij nga namazi, se me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.” [Muslimi, 778]
        Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] thotë:
        "I Dërguari i All-llahut nxiti që të falën në shtëpi namazet vullnetare dhe mos të shndërrohen shtëpitë si varrezat, të cilat janë të shkreta dhe të braktisura nga namazi.
        Gjithashtu thotë: “I dërguari i Allahut nxiti që namazet nafile të falen në shtëpi, nga aspekti se është më larg dyfaqësisë, dhe më e mbrojtur prej negacioneve, dhe të begatohet shtëpia me faljen e namazit, të zbret mëshira e All-llahut mbi atë shtëpi dhe të largohen shejtanët. Siç tregoi i Dërguari i All-llahut në fund të hadithit “...me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.”
        Imam Ibën Kajjimi thotë:
        “I Dërguari i Allahut të gjitha namazet sunete dhe nafile, të cilat nuk janë të caktuara për ndonjë vend apo kohë i falte në shtëpi, e në veçanti sunetet e Akshamit. Nuk transmetohet asnjëherë se i ka falur në xhami.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449624 visitors (1412824 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free