SINQERITETI (SIDKU)

- Besimi i fortë dhe i sinqertë -
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”
(et-Teube,ll9)
.”. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.”
(el-Ahzab,35)
.”. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”
(Muhammed,2l)
Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:
Hadithi 55
Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjesh­tra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 56
Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e për­mbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih)
Hadithi 58
Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pej­gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kër­kon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.”
(Transmeton Muslimi)

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452010 visitors (1422470 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free