DEVOTSHMËRIA (ET-TAKUA)

All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë.”
(Ali Imran, l02)
“Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mund-eni.”                                                    (et-Tegabun, l6)
“O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!”
(el-Ahzab, 70)
Ajetet që urdhërojnë për devotshmëri janë të shumta dhe të njohura. Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”..Ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare.”
(et-Talak 2-3)
.”.. Nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’jua falë. All-llahu është Mirëbërës i madh.”
(el-Enfal, 29)
Aje­tet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura, kurse prej hadi­theve ja disa:
Hadithi 70
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që thotë se e kanë pyetur Pej­gamberin: “O i Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i nder­shëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të prani-sh­mit i) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Ju­su­fi është Pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i Pejgamber të All-llahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atë-herë për të pa­rët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë të zgjedhur në xhahilijjet janë të zgjedhur edhe në Islam, vetëm nëse janë që kup­tojnë (njohës të dispozitave fetare).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 71
Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë­në: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu ju ka bërë në të mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vësh­tron si vepro­ni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vër­tet intriga (fi­tneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 72
Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O Zo­ti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 73
Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dë­gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 74
Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pa­surisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.”
(Transmeton Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin dhe thotë: hadith hasen sahih)

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 451371 visitors (1419122 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free