Islami dhe fetë e tjera

Islami dhe fetë e tjera
 
 
 
   Islami është fe me sistem gjithëpërfshirës për të gjitha çështjet jetësore. Ai rregullon raportet e njeriut me Krijuesin e Vet dhe shpjegon pozitën e krijesës ndaj Krijuesit si dhe adhurimet përmes të cilave njeriu i afrohet Allahut të Lartësuar. Siç i rregullon raportet e njeriut me vëllanë e tij njeri, që ta bëjë atë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ashtu i shpjegon Islami edhe raportet e njeriut me të gjitha krijesat.
   Kështu që në Kuran dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kemi tematika të shumta që trajtojnë të gjitha çështjet e jetës dhe ndër to mund të përmendim besimet, adhurimet, moralin, transaksionet, edukatën, çështjet familjare, çështjet ekonomike, politike si dhe raportet shtetërore mes kombeve e popujve si dhe shumë çështje të tjera për të cilat njeriu ka nevojë në çdo kohë dhe çdo vend.
   Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kuranin) e vërtetë, që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që Allahu e zbriti e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit).” (Maide, 48)
   Islami, pra, është ligj i përsosur për jetën, gjithëpërfshirës për individë dhe për shoqëri, për këtë botë dhe për botën tjetër. Ky është koncepti i Islamit mbi fenë dhe rolin e saj në jetën e njeriut. Ndërsa feja në besimet e tjera përkufizohet vetëm në shpjegimin e raportit Krijues-krijesë. Ajo përkufizohet vetëm në adhurime që kryhen vetëm në faltore për shkak të ndodhive në Mesjetë, ku paria fetare (klerikë, priftërinj) kishin pushtetin dhe duke shfrytëzuar postet dhe pozitat e tyre fetare ua merrnin pasurinë njerëzve pa të drejtë dhe bënin qejfe të kësaj bote. Islami e ndaloi këtë mes muslimanëve. Në Islam nuk ekziston një kategori njerëzish e ashtuquajtur pari fetare, të cilët veçohen për të kuptuarit e fesë dhe sillen me njerëzit ashtu siç duan ata. Në Islam ka dijetarë të fesë, detyra e të cilëve është t’u mësojnë njerëzve dispozitat e fesë së tyre të nxjerra nga burimet themelore e të qëndrueshme të Islamit; Kuranit, librit të Allahut, dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij.


Qëndrimi islam ndaj atyre që e quajnë veten pari fetare te fetë e tjera

   Kurani i ka paralajmëruar ata që e shfrytëzojnë pozitën e tyre fetare duke u thënë: “O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!" (Teube, 34-35)

 

Grup autorësh
Përktheu: Almedin Ejupi

 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 452105 visitors (1422601 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free