Jetimi
Jetimi
 
 
Ska  dyshim se Allahu eshte  Mbrojtesi më i Mire për të gjithë ne , Ai na furnizon ,dhe gjithcka qe ekziston në këtë  gjithësi është  krijim  I Tij , Mëshira  e Tij  ështe  e pakufishme  dhe ajo përfshin  cdo  send . Por  Allahu I Lartmadheruar  i ka urdhëruar  dhe njerëzit që të jenë  të  urtë dhe të mëshirshëm me njëri  tjetrin, të bashkëpunojnë  në  devotshmëri  dhe të ndihmojnë  njeri tjetrin në vështirësi.
O  Vëllai  im   a ke menduar  ndpnjëhere që  në  këtë  botë  ka njerëz  që  u  mungon  gjëja  kryesore e cila i bën të  ndihen të vetëm ,dhe ajo është  dashuria  e prindërve  .Sa  fëmijë sot në botë  janë  pa prindër  dashurinë  e nënës  e  ka zëne  skamja dhe vetmia . Fëmije qe sillen  rugëve pa shkollë , pa bukë , pa strehë  etj etj. A nuk  e meritojnë  këta  ndihmën dhe dashurinë tone  ,Pse  të  mos behemi ne per ta  prinder  ,duke  fshire lotet nga syte e tyre dhe duke  u sjelle atyre buzeqeshjen dhe ngrohtesine qe u mungon , O vëlla a nuk te prengoset  zemra  jote  kur sheh nje femije i cili  gjithe  ditën  u lutet  njerezve në rruge per pak buke ndersa ti  tek shtëpia  jote  ushqen qenin  dhe macen me  ushqime  nga me te mirat  ,A nuk eshte turp  prej Allahut të  Lartmadheruar qe na ka  furnizuar me te mira dhe ne nuk i shpenzojme aty ku duhet ,a mos valle ne e kemi harruar  ajetin e Allahut ku thote : A e ke pare  ate  i  cili  e mohon  shperblimin  (ne ditën e Gjykimit) . Ai eshte  i  cili  e perzen  jetimin me neveritje. (maun 1,2)
Transmetohet prej Amr Bin Asi't, pejgamberi a.s. ka thonë:
" Allahu  vjen  me mëshire me ata të cilet kanë mëshirë! Bëni mëshiri mbi ata që gjinden në tokë që të bajnë mëshirë mbi ju ata që janë në qiell..." Tirmidhi dhe Ebu Davud
Ashtu sikurse Allahu I lartmadheruar u kujdes per profetin as sepse dhe ai ishte jetim sikrse thuhet ne Kuran ;
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Ed Duha
Me ketë ajet ne  e kuptojmë se pejgamberi a.s. ka qene  jetim por ne te  njejtën kohe duhet ta kuptojm se jetimi do strehim, do  përkrahje dhe ne  duhet atë përkrahje dhe atë strehim tua  plotesojmë atyre!
Allahu xh.sh. në Kur'an na keshillon se si të sillemi me jetimin, .
"Mos iu afronu pasorisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, vetëm në mënyrë të mirë..." El En'am 152
Ne  qofte se jetimi ka mbetur nen kujdesin  tend  kije frike  Allahun dhe ruju mos ju afro pasurisë së tyre, dhe ji I kujdeshem  dhe I matur ne pasurine e tyre  sespse Allahu thote   në Kur'an:
"...Mos e hani ata duke e shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rritën ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfyrtëzimit të pasurisë së jetimëve), e kush është i varfër, le tëhajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dërzoni). Mjafton që Allahu është llogaritës." En Nisaë 6
E pra keshtu  duhet te sillemi me pasurin e tyre dhe kur ta shohim qe ata jane pjekur  duhet te veprojme sikurse na ka urdheruar Allahu xh.sh ;
"...E nëse vëreni te ta pjekuri, atëherëdorëzonju atyre pasurin e tyre..." En Nisaë 6
Ata të cilet e keqperdorin pasurin e jetimit dhe hanë prej saj pa drejtësi Allahu xh.sh. thotë se ata nuk janë duke ngrene tjeter vetem se zjarr sikurse thote I Lartmadheruari ; " Ata që hanë pa të drejt pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre me zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit." EN NISAË 10
Interesimi i Islamit ndaj jetimëve nuk është I  kufizuar  vetëm kujdesimi me pasurin e tyre por,ndalohet reptesish nënçmimi i tyre dhe sjellja keq me  ta.
Allahu xh.sh. thotë në Kur'an:
"Dhe mos e përul jetimin" ED DUHA 9
Kështu është urdhuri i Allahut që te mos sillemi keq me jetimat por, perkundrazi te ndalojme keqsjelljen e tyre sic na ka   treguar Allahu xh.sh. në Kur'an se rezultat I keqsjelljes me jetimat  eshte si me poshte ;
Ja disa ajete prej tyre:
" E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë; Zoti im më ka nderuar.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin, ai thotë; Zoti im më ka nënçmuar!
Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk përfillnit bonjakun." EL FEXHR 15-17
E ai nuk u hodh në përpjetëzen( rrugë e vështirë) E ç'gjëtë mësoi ty se ç'është akabe (rruga e vështirë)?
Është lirimi i një skllai,
Ose dhënia e ushqimit në kohen kur mbretëron uria.
Ndonjë jetimi që është i afër
Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria." EL BELED 11-16
 
"A e ke parë ti (a e njeh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
Po ai është që i përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun." EL MAUN 1-2
Pervec ketyre ajetev jane dhe shume ajete te tjerea te cilat permendin rendesine dhe perkujdesjen e jetimit  sikurse thote dhe Allahu I Lartmadheruar ;
"Adhuroni  Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnuni  mirë ndaj prindërve , ndaj afërmve dhe ndaj jetimëve..." En Nisaë 36

" ... Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: " Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzini (pasurin e tyre me tuajen), ata janë vëllezërit tuaj. Allahu do ti dallojë qëllim keqin nga qëllimmiri..." El BEKARE 220

" Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni ftyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirë si e vërtetë është ajo e atij që beson Allahun, ditës së gjykimit, engjëjve,librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep te afërmëve, bonjakëve..." EL BEKARE 177
 
Vellai  im Te  qarat jane ajetet e Allahut dhe drejtesia e Tij eshte absolute  prandaj dhe perkujdesja  e jetimeve ka nje shperblim te madh  tek  Allahu dhe ne diten e gjykimit, gjithashtu peruleja dhe perbuzja apo ngrenia e pasurise eshte mekat I madhe qe e merzit Allahun dhe e con njeriun ne zjarr te xhehenemit. Zgjati duart e tua per keto  krijesa te vetmuara afroju atyre ngrohtesine dhe ndihmen qe edhe ty Allahu te te vije me ndihme dhe shpreblim ne diten e gjykimit
Dhe se fundi lusim Allahun qe ti hape zemrat tona dhe duke qene te dhembshur per kete shtrese te shoqerise e cila ka nevoje per ne .
 
 
 
 
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 453834 visitors (1425300 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free