10 Metoda për te vazhduar me të mbara pas Ramazanit

 

E cka pas Ramazanit ? Në ramazan isha i drejtuar kah Allahu s.w.t…Shpeshtoja nafilet (namazet vullnetare)...Ndieja knaqesine e ibadetit…Lexoja Kur'anin shume…Nuk mungoja në namaz me xhemat…Nuk shiqoja në ndalesat e Allahut s.w.t…Por,pas ramazanit humba knaqesine e ibadetit,të cilen e ndieja në ramazan dhe tani nuk gjej shtytes për në ibadet…Shume shpesh me kalojne namazet me xhemat … Namazet nafilet dhe leximin e Kur'anit pothuajase veq i kam nderprere totalisht…dhe…dhe…dhe…dhe…

Ky problem a ka zgjidhja apo shërim?

Vellau im! Ja dhjete metoda që të vazhdosh në pune të mbara pas ramazanit.

1- Se pari dhe para cdogjeje : Kerkimi i ndihmes prej Allahut s.w.t për udhezim dhe paluhatshmeri në fe.Allahu s.w.t e lavderoi duane e dijetareve  """Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".( Ali Imran

2- Të ndenjturit e shpeshte me njerzit e mire dhe kureshtja për tubime të pergjithshme të dhikrit( perkujtimit të Allahut s.w.t),si: ligjeratat,apo edhe të vecanta si: vizitat.

3- Të njoftuarit me jeten e njerzve të mire dhe këtë nepermjet leximit të ndonje libri,degjimit të ndonje kasete…Në vecanti duhet të interesohemi me jeten e sahabeve sepse kjo veper i dergon shpirtit vendosmeri,force dhe vullnet. 

4- Degjimi i shumte i kasetave ndikuese me karakter islam,si: ligjerata,keshilla,e pse jo edhe vizita e studiove islame kur të kesh kohe .

5- Pasioni për t'i kryer farzet, qofshin ato namaze të obliguara apo kompenzimi i asaj,që na ka kaluar nga ramazani pa e agjeruar,sepse në farze ka dobi të madhe.

6- Pasioni për namaze vulnetare (nafile) edhe nese jane pak sepse" Veprat me të mira tek Allahu jane ato që jane në rrjedhe e siper edhe nese jane pak" sci thote Muhammedi Alejhi selam  

7- Të filluarit me nxenien e Kur'anit permendesh,vazhdimin në leximin e tij dhe t'a lexosh atë që ke nxene permendesh gjate namazeve,farze apo nafile qofshin ato.

8- Shpeshtimi i perkujtimit të Allahut s.w.t,kerkimit falje(istigfarit) sepse nese kjo është veper e vogel dobia e saj është e madhe,shton imanin dhe forcon zemren.

9- Largimi nga mjetet ,të cilat t'a prishin zemren,qofshin ato shokë të keqinje,television,satelit, degjim i kengeve,mjeteve muzikore si dhe shiqimi në revistat pornografike, dhe se fundi

10- Vella i nderuar! Të porosis të shpejtosh në tevbe..Ne tevbe të sinqerte,në të cilen nuk ka kthim mbrapa inshaAllah,dhe se Allahu s.w.t gezohet me nje gezim të madh kur të pendohet robi.

Vella i nderuar! Të porosis të mos jesh prej atyre njerzve që Allahun s.w.t e njohin vetem në ramazan. Selefi( të paret tane) për të tillet thonin:Njerze të keqinje! Nuk e njohin Allahun perveqse në Ramazan.

Ketu ndahemi vella i nderuar për t'u takuar në Ramazanin e ardhshem ( inshaAllah) duke të deshiruar ty shendet,lumturi dhe paluhatshmeri në fene e Allahut s.w.t!

Keto keshilla jane të mira dhe të dobishme për ate që i lexon dhe punon sipas tyre!

Porosisim cdo lexues që t'i zbatoje dhe t'i perhape ato me shprese se do të perfitoje dhe ndieje knaqesi ne namazin e tij.

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449624 visitors (1412817 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free