Allahu, dhurues i mirësisë

Allahu, dhurues i mirësisë
 
 
 
Allahu mirësinë në Kuranin Famëlartë e ka përmendur përafërsisht 12 herë. Ja disa nga këto ajete.
Thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu me mëshirën e Vet veçon atë që dëshiron, Allahu është Zot i mirësisë së madhe.” (El-Bekare, 105)
Gjithashtu thotë: “O ju që besuat, nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është dhurues i madh.” (El-Enfal, 29)
“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është dhurues i madh.” (El-Hadid, 21)
Dhe thotë Allahu: “Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të Allahut, e Ai ia jep kujt të dojë, Allahu është dhurues i madh.” (El-Hadid, 29)

Pra, çdo e mirë që njerëzit kanë në këtë botë dhe në botën tjetër vërtet është nga Allahu Mëshirëplotë. Ai dhuron shumë, edhe pse njerëzit nuk e meritojnë nga Ai këtë mirësi.
Nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Vet është se Ai i shpëtoi nga kurthet e armiqve të tyre. Kur njerëzit e frikësuan Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij me mushrikët dhe me numrin e tyre të madh, ata thanë: “Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali-Imran, 173) Allahu tha: “Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, Allahu është dhurues i madh.” (Ali-Imran, 174)

Nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij është se i përqendroi dhe i forcoi ata në fe duke i ruajtur nga devijimi dhe nënçmimi. “Por sikur të mos ishte dhuntia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.” (En-Nisa, 83)

Gjithashtu nga mirësia e Allahut ndaj robërve të Vet është se nuk i dënon menjëherë gjynahqarët dhe dyfytyrëshat. Allahu i Lartësuar thotë: “E sikur të mos ishte mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t’ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.” (En-Nur, 14)
“Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin Allahut, për Ditën e Kiametit? Allahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.” (Junus, 60)
I lartësuar qoftë Allahu që dhuron dhe jep mirësi!


Përktheu: Eroll Rexhepi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449636 visitors (1412852 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free