Të mallkuarit në Kuran

Të mallkuarit në Kuran
 
 
 
Këtu janë përmbledhur disa prej ajeteve kuranore, të cilat flasin për ata që Allahu i Lartësuar i ka mallkuar në Kuran.

1. "E kur u erdhi atyre prej Allahut libri (Kurani), që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhamedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve." (Bekare, 89)

2. “Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.” (Bekare, 159)

3. “Ata të cilët mohuan dhe vdiqën si jobesimtarë, kundër tyre është mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.” (Bekare, 161)

4. “E si ta udhëzojë Allahu një popull që pas besimit të tyre u bënë jobesimtarë dhe pasi dëshmoi se i Dërguari është i vërtetë, dhe pasi t'ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Allahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqar. Ndëshkimi i të tillëve është mallkimi nga Allahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.” (Ali Imran 86, 87)

5. “Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "Dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, Allahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).” (Nisa, 46)

6. “A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan. Ata janë që Allahu i mallkoi, e atë që e mallkon Allahu, për të nuk ka ndihmëtarë.” (Nisa, 51-52)

7. “Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (Nisa, 93)

8. “Në të vërtetë, Allahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. Allahu tha: "Unë jam (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zekatin, u besoni të Dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të Allahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë. Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. Allahu i do ata që bëjnë mirë.” (Maide, 12-13)

9. “Ata të xhenetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët.” (Araf, 44)

10. “Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar Allahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.” (Tevbe, 68)

11. “E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për Allahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mizorëve.” (Hud, 18)

12. “E ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën Allahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.” (Rad, 25)

13. “E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në dunja e në ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.” (Ahzab, 57)

14. “Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.” (Ahzab, 64)

15. “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërprisni lidhjet e akraballëkut. Të tillët janë që Allahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.” (Muhamed, 22-23)

16. “E në anën tjetër, për t'i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u rëntë e keqja! Allahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e xhehenemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq.” (Feth, 6)

 

Përmblodhi: Almedin Ejupi
 

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449624 visitors (1412820 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free