Tani e gjeta rrugën
Tani e gjeta rrugën
 
 
Të them të drejtën, nuk jam nga ata të cilët përgjojnë fqinjët e tyre apo që mundohen të zbulojnë të fshehtat e tyre, porse komshiu im Adili është disi i veçantë.
Ky student i qetë dhe i prekshëm, më bëri të kërkoja të njihesha me jetën e të tjerëve dhe të dija rreth tyte më shumë.
Kjo histori filloi kur pranë meje banoi një student i cili studionte në Institutin e Lartë të Arteve. Ishte njeri i qetë, kënaqeshe kur e shihje. Qëllonte që takohesha me të në shkallët e pallatit apo në dyqanin që kishim aty pranë. Gjithmonë më fliste dhe më përshëndeste me turp dhe largohej duke mos qëndruar gjatë me mua. Edhe pse gjithmonë më buzëqeshte, munda të kuptoj brengën e cila i shfaqej në fytyrë dhe e cila të tregonte se ai ishte nga familjet e pasura të cilat i kishte kapluar varfëria më vonë, por që ende trashëgonin origjinën e pastër me të cilën çrrënjosnin varfërisë në zemrat e tyre.
Gjithmonë e shikoja që merte me vete kitaren e tij në çdo vend që shkonte. Sa herë e kam parë të pushonte në parkun që kishim aty pranë dhe sodiste lumin, më dukej sikur ai jetonte në një botë tjetër. Sa herë kam kaluar pranë tij dhe ai nuk më vinte re, ndieja se ai ishte i zhytur në mendime.
Të them të drejtën më habiste shumë ky djalë, ai mbante në vetvete brengë duke qënë se ishte në moshën e rinisë. Në fillimet e njohjes time me të kisha parandjenjën se do të ishte tip pesimist, porse takimet e njëpasnjëshme që kishim dhe bisedat që kishim bërë, më bënë të kuptoj se ky djalë ishte i lirë në qënien e tij dhe shumë optimist, porse turpi e bënte që të mos përzihej shumë me njerëzit e të ishte i vetmuar.
Qëndrimi gjatë netëve të vona në shtëpinë time të heshtur, edhe pse jashtë dëshirës, më bënte të dëgjoja meloditë e veglave muzikore të tij. Edhe pse nuk jam nga tipat që i jap rëndësi muzikës dhe arteve të saj, vetëm se muzika e tij depërtonte në qetësinë e natës dhe ajo të linte të kuptoje se ishte e ndryshme me tipin e tij.
Gjëja që më habiste më shumë ishte se unë e dëgjoja atë të qante thuajse çdo natë, sado që ai mundohej ta fshihte atë, përsëri ajo dëgjohej e shfaqej për dy arsye: qetësia që mbulonte natën në atë zonë dhe mënyra e konstruksionit të shtëpive ku ne banonim.
Ato shtëpi ishin të tilla sikur të gjithë fqinjët jetonin në të njëjtën shtëpi..
Kjo gjë më bënte të habitesha dhe të dija më tepër rreth asaj se ç’po ngjan në dhomën e komshiut tim.
Sa herë jam ngritur nga shtrati dhe kam veshur xhaketën për të dalë e për të shkuar tek ai; ndoshta ai vuante nga nga ndonjë gjë e të kisha mundësi të qëndroja përkrahë tij, por ndrojtja nuk më linte e unë thoja në vetvete: ç'punë ke ti me të? Tjetri është në shtëpinë e tij dhe dëshiron të qajë. Ndoshta i ka ardhur ndonjë letër nga ndonjë i afërt dhe është mallëngjyer. Ndoshta qan si shkak i vetmisë së tij dhe qënies larg nga familja. Kështu kthehesha përsëri në shtrat dhe dëshiroja që të largoja nga mendja interesimin dhe muzikën e tij të cilat m’i shkaktonin këto ndjenja, porse kjo gjendje nuk vazhdoi gjatë. Në fund vendosa të bisedoja me të dhe kështu po mundohesha të gjeja ndonjë rast të përshtatshëm për këtë.
Një ditë prej ditësh, vërtet, mu mundësua rasti që prisja. Koha ishte e kthjellët dhe frynte një fllad i butë. Atë e gjeta në parkun aty pranë duke lexuar një libër. U ula pranë tij dhe ai menjëherë sa më pa u gëzua dhe menjëherë më ftoi të ulesha me të. U afrova pranë tij duke buzëqeshur, filluam të flisnim për ambjentin, të afërmit, shkollën dhe diplomimin…deri sa gjeta kohën e përshtatshme dhe e pyeta: 
-   Adil mos vuan nga ndonjë sëmundje?  U habit shumë nga pyetja ime por mu përgjigj me një shpirt të zjarrtë: -Jo nuk vuaj.
-   A të ka marë malli për të afërmit?
-   Sigurisht që më ka marë, porse unë ndihem i qetë  këtu aq sa mendoj të qëndroj këtu pas studimeve.
-   Kur diplomohesh?
-   Ky është semestri i fundit, por…
-   Përse kjo por? Nga gjoksi i tij doli një ofshamë e thellë, nxetësia e së cilës ia digjte zemrën… e cila më pas u kthye në hidhërim. Unë përsëri insistova dhe e pyeta se çdo të bënte pasi të mbaronte?
-   Do të filloj punën. Këtë punë e cila ka filluar të mos më pëlqejë.
-   Ndoshta po dëshiron të më pyesësh për shkakun e qarjes, apo nuk është kështu? Të them të drejtën më shtangu me pyetjen që më bëri, aq sa nuk munda t’i përgjigjem.
-   Të them të drejtën unë e kam ndier që ti më dëgjon, nuk ta vë fajin ty jo, por e gjithë e keqa është tek shtëpitë që kemi dhe të cilat injorojnë çdokënd rreth nesh.
-   Atëhere, ku qëndron problemi, o Adil? Më fol hapur!
-   Dëgjo o vëlla!
-   Kam qënë që e ndieja veten lartë të tjerëve dhe të ndryshëm prej tyre, për shkak të shkollës që vazhdoja, por dëgjova një leksion në television, në të cilin fliste një studiues musliman për veglat muzikore dhe pasojat e tyre dhe të them të drejtën që nga ajo ditë e ndieva se nuk jam duke ecur aty ku duhet.
-   Atëhere çfarë do të bësh e ku do të punosh?- ia ktheva unë.
Më pa me qetësi dhe pasi buzëqeshi më tha:
-Sa i përket rrizkut ai s’ka dyshim se vjen nga Allahu. Nëse ia ndalon rrizkun ndonjë gjynahqari nuk i ka bërë padrejtësi. Thua vallë ç’dobi ka jeta ime nëse unë vazhdoj akoma ta zemëroj Allahun?
Pastaj mbajti lotët të cilat donin të dilnin dhe më kërkoi leje të largohej, kështu u çua dhe u nis të ikte. Kur po largohej u kthye përsëri nga unë e më tha:
-Problemi qëndron se vetja ime është e dobët dhe nuk ka mundësi të gjejë rrugën.
Të thuash të drejtën, jeta dhe rutina jonë e përditshme nuk ndryshoi shumë në ditët që kalonin pas kësaj ngjarje, përveç diçkaje që ndjeva se ajo kishte ndryshuar, muzika dhe kënga ngushëlluese filluan të pakësoheshin, derisa mbaruan fare, po ashtu, dhe mënyra e të qarit filloi të ndryshonte. Nuk kaloi shumë kohë kur fillova të vë re se ai dilte nga dhoma e tij vazhdimisht pas mesnate apo diku atje afër agimit.
Në fillim nuk i vura rëndësi kësaj çështjeje, mendja më shkonte kudo, buzëqeshja e thoja se kështu është mosha e rinisë. Kur vura re se ai dilte çdo natë fillova të shqetësohem për komshiun tim dhe doja të dija sekretin e kësaj daljeje.
Një natë nuk fjeta dhe vendosa që të mësoja se ku shkonte. Kur ndjeva se ai po dilte, vesha xhaketën dhe fillova të ecja pas tij duke e vëzhguar nga larg. Duke ecur kështu, në qetësinë e natës, dëgjoj ezanin që filloi të thirrej diku larg, përpak sa nuk më lotuan sytë, nuk e di pse më erdhi kjo ndjenjë. Megjithatë unë doja të dija se ku shkonte komshiu im.
Ai u drejtua nga qëndra e qytetit, ndërsa mua në mendje më vinin lloj-loj mendimesh, a mos ka lënë takim me dikënd? Kur ja, papritur, mendimet përfunduan këtu, sepse Adili u drejtua nga xhamia. Ai ishte pastruar e kishte marë abdes në shtëpinë e tij, kështu që sa hyri fali dy rekate, ndërsa unë nuk ia hiqja sytë nga habija. Tashmë ai e kishte gjetur rrugën dhe menjëherë sapo u fut në rresht për tu falur edhe lotët i pushuan dhe sikur donte të thoshte: Këtu mbaroi kotësia.
Bledar Haxhiu
Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 450067 visitors (1413861 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free