Vlera e të mësuarit të njerëzve dhe përhapja e fesë islame

Vlera e të mësuarit të njerëzve dhe përhapja e fesë islame
 
 
 
   Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Me të vërtetë, t’ua mësosh njerëzve fenë e Allahut të Lartësuar është një vepër që e kanë bërë të gjithë Pejgamberët, për të cilën ata edhe janë dërguar. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin...” (El Xhuma, 2)
Allahu i Madhëruar e ka lartësuar dhe e ka veçuar këtë umet nga umetet e tjera për shkak se ky umet urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija.” (Ali Imran, 110)
Ai që e merr këtë rrugë, pra rrugën e Pejgamberëve të Allahut të Lartësuar, që t’i thërrasë njerëzit në të mirë dhe t’i ndalojë nga e keqja, është ai që do të ketë shpërblim të madh në Ditën e Gjykimit, sepse çdo person që i përgjigjet ftesës së tij dhe e praktikon Islamin duke qenë ky shkaktar, edhe ky do ta ketë shpërblimin e njëjtë si ai që e bën një punë të mirë pa iu pakësuar nga shpërblimi i tij asgjë.

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që thërret në vepra të mira do ta ketë shpërblimin njësoj sikurse ai që i është përgjigjur këtij në të mirë pa iu pakësuar nga shpërblim i tij (vepruesit të asaj të mire) asgjë, kurse ai që thërret në të keqe do ta ketë mëkatin njësoj sikurse ai që e ka vepruar atë të keqe duke mos iu pakësuar nga mëkati i vepruesit (të asaj të keqeje) asgjë.” (Muslimi 2674)
Gjithashtu transmeton Ebi Mesud Akbetu ibn Amir el Ensari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që i drejton njerëzit në të mirë, do ta ketë shpërblimin njësoj sikurse ai që bën një vepër të mirë.” (Muslimi 1893)

Gjithashtu prej mirësive të urdhërimit në të mirë dhe t’ua mësosh njerëzve Islamin është edhe mirësia që ka përmendur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në hadithin që transmeton Ebi Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar, melaiket e Tij dhe banorët e qiellit dhe të tokës, saqë edhe milingona në gropën e saj, luten për ata që ua mësojnë njerëzve punët e mira.” (Termidhu 2685 dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih: Sahih Et-tergib 1/36 dhe Sahih El Xhami 1883.)

Nga gjithë këto argumente shohim rëndësinë e përhapjes së fesë islame dhe shpërblimin e madh që arrijnë ata që i urdhërojnë njerëzit në të mirë dhe ua mësojnë atyre rrugën e drejtë.
E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej atyre që e përhapin fenë e Tij dhe i udhëzojnë njerëzit në të mirë dhe i ndalojnë nga e keqja!

 

Përgatiti: Eroll Nesimi

Komente
 
Linqe
 
Kurani Fisnik - Shkarko!

Rijjadus-Salihin - Shkarko

Falja e namazit

Dëgjo Kuran online

Kuizi Islam
 
Numri i vizitoreve 449607 visitors (1412777 hits) klikime.=>

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free